Connect with Us

Maqedonia e Veriut regjistron mutacione të koronavirusit

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut regjistron mutacione të koronavirusit

Publikuar

-

Maqedonia e Veriut regjistron mutacione të koronavirusit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar disa mutacione të koronavirusit të ri, por që nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të virusit që është paraqitur në Britani të Madhe. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se format e reja të detektuara nga laboratorët e Akademisë së Shkencave nuk paraqesin rrezik shtetë për qytetarët dhe institucionet shëndetësore.

“Që nga stina e verës (2020), tek ne janë zbuluar gjashtë apo shtatë mutacione gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të koronavirusit të ri në Britani të Madhe”, theksoi Filipce.

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinat e para anti COVID-19 pritet të arrijnë në Maqedoninë e Veriut pas dy javësh ndërsa u shpreh i bindur se pas muajit shkurt do të ketë normalizim sa i përket furnizimit me vaksina.

“Vaksinat tani më janë rezervuar për vendin tonë dhe bazuar në dinamikën e shpërndarjes presim që dozat e para të arrijnë në shkurt. Sipas planit të kompanisë Pfizer, me rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese dhe të kompanive tjera që janë pjesë të programit “COVAX” unë besoj se pas muajit shkurt do të kemi një proces të shpërndarjes gjithkund dhe me një dinamikë të vazhdueshme”, ka deklaruar Filipçe.

Ai gjithashtu ka njoftuar lehtësimin e masave shtrënguese pas 21 janarit. Objektet e gastronomisë dhe lokalet tjera do të punojnë deri në orën 21:00, në vend të orës 18:00.

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me Covid në shkolla/ Infektohet një tjetër mësues në Korçë, pozitiv dhe infermieri

Maqedonia e Veriut, që nga muaji mars 2020, ka diagnostifikuar me COVID-19 gjithsej 87.590 persona, prej të cilëve 2.657 kanë vdekur, ndërsa 68.695 janë shëruar kurse raste aktive janë 16.238 persona.

Që nga paraqitja e rastit të parë, në Maqedoninë e Veriut janë testuar mbi 423 mijë persona./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut pjesa më tragjike e historisë bullgare

Publikuar

-

Nga

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut, në veçanti në pjesën që ka të bëjë me identitetin e maqedonasve.

“Ne nuk duam që ata të heqin dorë nga identiteti i tyre. Ne duam diçka shumë të thjeshtë: Të jenë të mirë dhe të thonë se identiteti i tyre u krijua kur për të u krijuan kushtet”, ka theksuar Karakaçanov duke aluduar në atë se maqedonasit para vitit 1944 kanë qenë bullgarë apo se para kësaj periudhe nuk kanë ekzistuar si komb.

“Atje (në Maqedoninë e Veriut) edhe sot, përskaj gjithë peripecive të kohë, edhe përkundër terrorit që u vendos pas vitit 1994 në Jugosllavinë e Titos, ka ende shumë njerëz që e quajnë veten bullgarë. Ne kemi një detyrim moral dhe historik ndaj këtyre njerëzve”, ka theksuar Karakaçanov në një intervistë për televizionin bullgar (BTV).

Zëvendëskryeministri bullgar ka thënë se Sofja nuk ka mbyllur dyert e Evropës për Maqedoninë e Veriut, por se maqedonasit duhet të korrigjojnë politikën e tyre, pasi sipas tij, zgjidhja e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut është e një rëndësie strategjike.

“Ish-presidenti Petar Stojanov ka thënë se ajo (Maqedonia e Veriut) është pjesa më romantike, por unë do të shtoja pjesën më tragjike të historisë sonë… Kryeministri (maqedonas, Zoran) Zaev dëshiron kompromis, por kur bën një kompromis me politikanët e Maqedonisë së Veriut, ata nuk e shohin atë si një gjest fisnikërie, por si një dobësi. Bisedimet do të vazhdojnë, por Bullgaria nuk e ka ndërmend të ndryshojë ndonjë nga kërkesat e saja”, ka deklaruar zyrtari bullgar.

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Konfirmohen 163 raste të reja me Covid-19

LEXO EDHE:  Epidemia drejt rënies/ Mjeku epidemiolog kërkon lehtësimin e masave

Por, edhe zyrtarët maqedonas kanë drejtuar kritika ndaj Bullgarisë duke e akuzuar për shkeljen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, të arritur më 2 gusht, 2017. Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski ka thënë në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, se plani aksional që ka hartuar Sofja del jashtë kornizës së marrëveshjes.

“Tani disa muaj, sjellja e palës bullgare ka dalë jashtë kornizës së Marrëveshjes (për fqinjësi të mirë)… Propozimi nga pala bullgare ndaj planit tonë aksional nuk i përgjigjet një pjese të kërkesave tona. Ata kanë imponuar edhe ato çështje që kanë të bëjnë identitetin e popullit maqedonas. Ne atë nuk e kërkojmë. Mund të bisedojmë çdo gjithçka tjetër, por sigurisht nuk do të bisedojmë për atë se cilët dhe çfarë jemi”, ka deklaruar Pendarovski.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Sofja përdori veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i pamundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 6 viktima

Publikuar

-

Nga

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 6 viktima

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1530 testime për koronavirus, prej të cilave 190 raste kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë të diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 2.009 persona.

Aktualisht në shtetin fqinj janë 12.635 raste aktive me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 88.938 raste.

LEXO EDHE:  “Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Konfirmohen 163 raste të reja me Covid-19

Nga këto 73.601 janë rikuperuar dhe 2.702 pacientë kanë humbur betejën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Serbi/ Mbërrin avioni me 1 milionë vaksina anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Serbi/ Mbërrin avioni me 1 milionë vaksina anti-Covid

Serbia ka marrë dozën e dytë të vaksinave Pfizer.

Mediat vendase bëjnë me dije se 19 mijë e 500 vaksina Pfizer kanë arritur në Serbi.

“Kjo është një gjë e jashtëzakonshme, nuk e di nëse qytetarët e kuptojnë këtë”, tha Vuçiç pasi avioni “Air Serbia” mbërriti bashkë me vaksinat kineze.

Presidenti serb tha se vendi i tij është i pari në Evropë që merr një sasi kaq të madhe të vaksinës kineze duke shtuar se kjo është një dëshmi domethënëse e bashkëpunimit të ngushtë Serbi-Kinë.

Ambasadorja kinez në Beograd, Chen Bo theksoi se vaksina është miratuar më 30 dhjetor dhe ajo do të jetë një e mirë globale.

Sipas Vuçiç, Serbia do të marrë 20 mijë doza të tjera nga Pfizer këtë të hënë bashkë me 250 doza të tjera të vaksinës Sputnik V nga Rusia.

“Serbia është një nga të paktat vende që ka siguruar një numër kaq të madh vaksinash”, tha ai duke shtuar se do të nisi vaksinimi i ushtrisë dhe punëtorëve në dyqane, por edhe gazetarët.

“Përmes COVAX do të presim vaksinën AstraZeneca, por do të shohim mundësinë për të marrë dhe vaksinën Moderna. Do të kemi 5-6 vaksina të ndryshme deri në qershor”, tha presidenti serb.

LEXO EDHE:  Shtireshin si valltare/  Arrestohen disa vajza nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

LEXO EDHE:  Epidemia drejt rënies/ Mjeku epidemiolog kërkon lehtësimin e masave

Ai bëri të ditur se vaksinat deri tani janë siguruar përmes marrëveshjeve bilaterale dhe se COVAX ende nuk ka garantuar asnjë dozë.

Nga ana tjetër, Vuçiç bëri me dije se ai vetë do të vaksinohet pas 7 ose 8 ditësh.

“Është e rëndësishme që nuk isha ndër të parët, fillimisht do të duhet ta marrin të moshuarit”, tha ai.

Vaksina kineze Sinopharma pritet që së shpejti të miratohet dhe për vaksinimin e fëmijëve nga 3 deri në 17 vjeç që do bëhej vaksina e parë në botë që ka një aprovim të tillë.

 

LEXO TE PLOTE