Sport
Kukësi luan ndaj Vllaznisë, merr vendimin për Limaj

Kukësi do të luajë një ndeshje jetike të premten në stadiumin “Elbasan Arena” kundër Vllaznisë në orën 18:00.
Tri humbjet radhazi në kampionat kanë zhytur në krizë skuadrën e Hallaçit, prandaj dhe fitorja ndaj kryesuesve bëhet si detyrim në këtë moment delikat për verilindorët. Është pikërisht kjo përballja kur Kukësi ka më shumë nevojë për Vesel Limajn.
Për këtë arsye klubi është tërhequr, duke e rikthyer ish-kapitenin në ekipin e parë dhe lënë pas përplasjet për rinovimin e kontratës.
Prej afro një javësh Limaj është stërvitur me U-21 si masë e marrë nga drejtuesit. “Limaj do të jetë i grumbulluar për ndeshjen ndaj Vllaznisë”, ka konfirmuar dje trajneri Hallaçi. Ndërkohë, mungesë e sigurt për shkak kartonësh është Besir Demiri.
Lajme të Rekomanduara:

Berat Gjimshiti gjen golin me Atalantën, por i ndodh e papritura (VIDEO)
Berat Gjimshiti ka gjetur rrjetën edhe në përballjen e mbrëmjes se djeshme të Atalantës ndaj Cagliarit, atje ku është fituar në shifrat 3-1. Futbollisti shqiptar...

Kukësi bën goditjen e parë në merkato
Kukësi bën afrimin e parë në merkaton e janarit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se qendërmbrojtësi boshnjak, Numan Kurdiç, mund të quhet lojtari më i ri...