Blog
Korporatat, Big Tech dhe demokratët, janë të vendosur ta shtypin lirinë e fjalës në SHBA

Nga Tucker Carlson “Fox News”
Pak orë pas trazirave të javës së kaluar në Kapitol Hill, ne denoncuam dhunën me termat më të qartë të mundshëm. Dhe e bëmë këtë për një arsye:Jemi tërësisht kundër dhunës politike,të cilën po e shohim çdo mbrëmje gjatë këtyre 6 muajve të fundit, qëkur filluan trazirat në Ditën Përkujtimore.
Cilido që shkeli ligjin të mërkurën e javës së kaluar duhet të ndiqet penalisht. Por ajo që kemi parë gjatë 5 ditëve të fundit, është një dënim kolektiv. Njerëzi që nuk kishin asnjë lidhje me dhunën në Kapitol, po dënohen për atë dhunë në një mënyrë të neveritshme, të pamoralshme dhe anti-amerikane.
Por askush nuk po tërhiqet nga një sjellje e tillë. Përkundrazi, korporatat më të mëdha në këtë vend, ato që kontrollojnë llogarinë tuaja bankare dhe kujdesin tuaj shëndetësor, kanë vendosur t`a zgjerojnë rrënjësisht përkufizimin e asaj, që tani konsiderohet e paligjshme.
139 republikanë në Kongres kundërshtuan vërtetimin e fitores së Xho Bajdenit. Ata iu bashkuan disa republikanëve në Senat, që kërkuan ri-kontrollin e rezultatit të zgjedhjeve. Ata nuk nxitën askënd për të kryer akte dhune. Ata nuk i mbështetën njerëzit që sulmuan ndërtesën e Kapitolit. E megjithatë, kompani si Blue Cross Blue Shield, JP Morgan Chase, Marriott, Citigroup, Commerce Bank, kanë ndërprerë donacionet për republikanët që kundërshtuan rezultatet e zgjedhjeve. Kompanitë tjera Dow, AT&T dhe Morgan Stanley, njoftuan se do të bëjnë të njëjtën gjë.
Ja si e shpjegoi këtë veprim kreu i çështjeve globale në Citibank:“Ne duam që ju të jeni të sigurt se nuk do të mbështesim asnjëherë kandidatë që nuk e respektojnë shtetin e së drejtës”. Tingëllon si një standard i ri, dhe sigurisht që i tillë është. Por meqë ra fjala, ai nuk vlen për asnjë demokrat.
Për shembull, për të gjithë ata që mbështesin në mënyrë flagrante protestat e dhunshme e të paligjshme në të gjithë vendin gjatë verës që shkoi. Ndërkohë revista “Forbes”, sugjeron që askush që ka punuar në administratën Trump, nuk do të ketë më kurrë një punë.
“Le ta dijë mirë bota e biznesit’-shkruan një nga drejtuesit e revistës, Randall Lejn”, “guxoni të punësoni ndonjë prej ish pjesëtarëve të stafit të Trump… dhe Forbes do të supozojë se gjithçka që thotë apo bën kompania juaj është një gënjeshtër”. Pra, guxoni të punësoni dikë nga kjo administratë -dhe flasim për mijëra njerëz – dhe ne do të shkatërrojmë biznesin tuaj. Nëse doni që vendi juaj të shkatërrohet,vazhdoni kështu me marrëzinë tuaj fashiste, pasi patjetër që kështu do të ndodhë.
Në majin e vitit 2017, 6 muaj pas zgjedhjes së Donald Trumpsi president, Nensi Pelozi shkroi në Twitter:“Zgjedhjet tona u vodhën. Për këtë nuk ka asnjë diskutim. Kongresi ka një detyrë:të mbrojë demokracinë tonë”.Një muaj më vonë, një votues i Berni Sanders u përpoq të vriste disa kongresmenë republikanët gjatë një ndeshje bejsbolli në Arlington. Ai gati ia doli. Por asnjë nga korporatat që përmenda më lart, nuk pezulloi donacionet për Sanders apo Pelozin. Dhe as duhej t`a bënin në fakt, pasi Pelozi dhe Sanders nuk e tërhoqën këmbëzën e armës. Por nga ana tjetër, ata as nuk e dënuan aktin, apo të bënin deklarata në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës, apo të kërcënonin mbështetësit e Pelozit se nuk do të gjenin më kurrë punë në Amerikë.
Të njëjtat kompani heshtën gjatë gjithë verës së vitit të kaluar,kur lëvizja “Black Lives Matter” i vuri flakën kishës antike Episkopale para Shtëpisë së Bardhë, dhe më pas përdori dhunën që e detyroi presidentin e Shteteve të Bashkuara të strehohej në një bunker nëntokësor. Ata nuk thanë asgjë, as kur protestuesit shkatërruan qendrën e Mineapolisit, apo kur rrethuan një gjykatë federale në Portland të Oregonit. Në fakt, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Ata e komentuan atë në disa mënyra, duke e miratuar atë.
Citibank krijoi një fond prej 1 miliard dollarësh për zgjidhjen e problemeve racore. Disa progresistë krijuan “Fondin e Lirisë” në Minesota, që grumbulloi dhjetëra miliona dollarë për të shpëtuar nga burgu protestuesit e dhunshëm. Kompanitë e mëdha të teknologjisë, Big Tech dhe politikanët e Partisë Demokratike, përfshirë Kamala Herris, e mbështetën atë fond.
Pra nga këndvështrimi i tyre, dhuna dhe kryengritja nuk janë domosdoshmërisht të këqija. Kur atë e kryen pala jonë, kjo është gjë e mirë,pasi procedurat gjyqësore zgjasin shumë në kohë. Ndërkohë kur e bën pala tjetër, ne ju vërsulim FBI-në për të kryer një nga goditjet më të mëdha në historinë e kohëve të fundit.
Por në fakt ajo që po ndodh, është më e keqe se sa kaq. Në SHBA po ndodh diçka më e madhe, diçka që nuk e kemi parë kurrë në historinë e këtij vendit. Korporatat, që tani janë më të fuqishme se kurrë më parë, po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe klasën politike për t`i mbyllur gojën çdo zëri kundër.
Dhe jo kundër ndaj ndonjë ideali, pasi ata nuk kanë të tilla, por ndaj sundimit të tyre. Mos keni menduar vallë se gjërat do të qetësohen pasi të mbarojnë zgjedhjet, edhe nëse votoni kundër Xho Bajdenit? Nuk ka shanse. Ky ishte një premtim fushate, të cilin këta njerëz nuk synojnë që ta mbajnë.
Pse? Sepse qetësia nuk u shërben qëllimeve të tyre. Shumica e njerëzve normalë në këtë vend do të dëshironin një mjedis politik të qetë, por sunduesit tanë nuk përfitojnë dot nga kjo, pasi koalicionet e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin. Ata kanë nevojë për një armik që t’i mbajë ata të bashkuar. Vetëm kështu do të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ne të tjerëve.
Por edhe sa presion mund të durojë shoqëria jonë para se të shpërbëhet? Ne do t`a zbulojmë rrugës. Deri fundjavën e shkuar, askush nuk e imagjinonte që Xhef Bezos mund të vendoste se kush do të fliste në internet. Ky është një pushtet shumë i madh për një njeri. Çfarë pritet më tej? Me gjasë do t`a zbuloni së shpejti./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-democrats-big-tech-big-business-fully-aligned
Lajme të Rekomanduara:

Jo, SHBA-ja nuk do të ketë unitet me Biden president
Nga Rich Lowry “National Riview” Fjalimet e Ceremonive të Përurimit presidencial, synojnë të jenë frymëzuese. Ndaj presidenti Joe Biden, mund të ketë qenë disi frymëzues...

Ankthi është i lidhur me pirjen e duhanit, arsyeja mbetet ende e mjegullt
Në këto kohë stresuese të pandemisë, ekspertët e shëndetit kanë më shumë arsye t’i kthehen sërish lidhjes midis ankthit dhe pirjes së duhanit:A i bën...
1 Koment