Connect with Us

Koronavirusi/ OBSH mbledh Komitetin e Emergjencës

Bota

Koronavirusi/ OBSH mbledh Komitetin e Emergjencës

Publikuar

-

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e alarmuar për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të virusit SARS-CoV-2, një mutacion ky mjaft infektues. Viti i dytë i pandemisë mund të bëhet edhe më i ashpër.

Për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit të ri të virusit Corona në të gjithë botën, Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH mblidhet të enjten në Gjenevë për t’u konsultuar për zhvillimet aktuale, dy javë para kohe.

Dy mutacione të virusit janë zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në Britaninë e Madhe, të dy konsiderohen shumë më tepër infektues se format aktuale. Këto mutacione janë shpërndarë tani në 50 vende të botës. Ndërkohë edhe Japonia bëri të ditur zbulimin e një mutacioni të ri, që me gjasë e ka origjinën në zonën e Amazonës në Brazil. Për këtë variant po hulumtohet ndërkohë.

Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i ashpër, sipas OBSH-së. Arsye për këtë është përhapja e virusit, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i OBSH, Mike Ryan. Epidemiologu që koordinon luftën kundër pandemisë, thotë se kjo prek sidomos hemisferën veriore të globit për shkak të varianteve të reja.

Gadishulli iberik në krizë

Nga e premtja Portugalia futet në një lockdown të ri. Kryeministri Antonio Costa, bëri thirrje të punohet nga shtëpia, aty ku është e mundur. “Rregulli është shumë i thjeshtë: Ne duhet të jemi të gjithë në shtëpi.” Pandemia ka arritur fazën më kritike në këtë vend, krahasuar me numrin e popullsisë, Portugalia me 8.200 raste vdekjesh e 507.000 infektime është ndër vendet me shifrat më të larta në shtatë ditët e fundit. Edhe në Spanjë janë rritur shifrat e infektimeve. Ndërkohë që në të gjithë botën janë infektuar 91.65 milionë vetë, 1,966 milionë kanë humbur jetën nga virusi, sipas një llogaritjeje të Reuters.

LEXO EDHE:  Video - Gjermanja tregon si të bëjmë maskë në kushtet e shtëpisë

Ekip ndërkombëtar në Vuhan

Me vonesë, por në fund Kina e lejoi ekipin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të hetojë mbi origjinën e virusit. Ekipi 10 vetësh ka mbërritur ndërkohë në Vuhan, vendin, në të cilin në fund të vitit 2019 u zbulua vatra e parë e infeksionit. Ekspertët e OBSH do të duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë, sipas rregulloreve mjaft strikte të autoriteteve kineze./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Publikuar

-

Nga

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Në Rusi, një gjykatës dha urdhër për ta dërguar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny në paraburgim për 30 ditë, pa përfillur thirrjet e vendeve perëndimore për të liruar menjëherë politikanin e opozitës.

Vendimi merret një ditë pasi policia e ndaloi atë në aeroport ndërsa ai kthehej në vendin e tij për herë të parë që kur u helmua me një agjent nervor ushtarak dhe mund të jetë hapi i parë që ai të burgoset për një periudhë të gjatë.

Gjyqtari tha se vendimi jepej pasi Navalny kishte shkelur kushtet e një dënimi të pezulluar me burg.

Shërbimet e burgjeve të Moskës kishin aplikuar për të kthyer në fuqi në fund të muajit dënimin e pezulluar prej 3.5 vjetësh, ku ai u gjet fajtor për përvetësim. Zoti Navalny thotë se akuzat ishin të manipuluara. Ai përballet edhe me tre çështje të tjera penale.

Kombet e Bashkuara dhe vendet e Perëndimit i bënë thirrje Moskës para marrjes së vendimit që ta linin të lirë zotin Navalny. Disa vende kanë bërë thirrje për sanksione të reja nga Bashkimi Evropian si reagim për helmimin e opozitarit Navalny. Moska u kundërpërgjigj duke thënë se ata nuk duhet të ndërhynin në punët e brendshme.

LEXO EDHE:  Video – Gjermanja tregon si të bëjmë maskë në kushtet e shtëpisë

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Përmes një video të postuar në Twitter pas marrjes së vendimit, zoti Navalny u bëri thirrje rusëve që të dalin në protesta.

Mos u frikësoni, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, por për veten tuaj, për të ardhmen tuaj,” shkruante zoti Navalny.

Ai e quajti trajtimin e tij të paligjshëm në bazë të ligjit rus ndërsa sulmoi Presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për shkelje të kodit penal./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Publikuar

-

Nga

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që dozat e vaksinave t’i shpërndajnë në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën. Ai tha se perspektivat për shpërndarje të barabartë janë në “rrezik serioz”.

Tedros i bëri komentet në hapje të takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së. Skema e OBSH-së për shpëndarjen e vaksinave, e njohur si COVAX, synon të nisë aktivitetin muajin e ardhshëm. COVAX ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra. Tedros tha se 44 marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar vitin e kaluar dhe së paku 12 janë nënshkruar këtë vit.

LEXO EDHE:  Brukseli nuk ka plan B per krizen ne Maqedoni

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

“Kjo mund t’i vonojë dërgesat e COVAX-it dhe të krijojë pikërisht skenarin që COVAX ka synuar ta shmangë: grumbullime, treg kaotik, përgjigje e pakoordinuar dhe përçarje e vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha Tedros.

Qasja “unë i pari” i la në rrezik më të varfrit dhe më të cenueshmit e botës, tha Tedros.

“Në fund të fundit, këto veprime vetëm se do ta zgjasin pandeminë”, shtoi ai, duke iu bërë thirrje vendeve që të shmangin gabimet që janë bërë gjatë pandemive H1N1 dhe HIV. Tedros tha se më shumë se 39 milionë doza vaksinash janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza në një vend të varfër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Publikuar

-

Nga

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Rënia e numri të të infektuarve, ka bërë që shteti fqinj, Greqi, të lehtësoi për herë të parë masat për këtë vit.

Kështu dyqanet greke kanë rihapur dyert sot , ndërsa zëvendëskryeministri Adonis Georgiadis i bëri thirrje publikut të vazhdojë të respektojë masat e rrepta, sidomos duke shmangur grumbullimet.

“Nëse rregullat nuk ndiqen, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim dyqanet përsëri”, ka thënë ai për mediat vendase duke shtuar se ”lëvizja do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një rritje të rasteve të reja”.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse hapet ekonomia dhe kjo çon në më shumë kontakte. Sidoqoftë, nëse rastet rriten, masat e bllokimit do të duhet të kthehen përsëri”, paralajmëroi ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE