Connect with Us

“Jam rritur duke u larë në Shkumbin”/ Hajdari tregon pse zgjodhi të kandidojë në Elbasan

Politikë

“Jam rritur duke u larë në Shkumbin”/ Hajdari tregon pse zgjodhi të kandidojë në Elbasan

Publikuar

-

Deputetja Rudina Hajdari ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në qarkun e Elbasanit, nën siglën e Nismës Thurje.

Hajdari tregon se zgjodhi të kandidojë ne Elbasan pasi është rritur duke u larë në lumin Shkumbin. Gjithashtu ajo thekson se së bashku me shumë të rinj e të reja të Elbasanit besojnë se mund të sjellin një ndryshim të vërtetë.

“Zgjodha Elbasanin, jo vetëm se jam rritur duke u larë në lumin Shkumbin, por sepse së bashku me shumë të rinj e të reja ne besojmë se mund të sjellim një ndryshim të vërtetë. Besojmë se Elbasani nuk mund të vazhdojë të jetë një qendër e krimit të organizuar e as të damkoset si i tillë. Besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale larg ndotjes dhe mungesës së kujdesit për shëndetin, siç ndodh deri më sot. Besojmë se qarku i Elbasanit ka një potencial të madh për t’u kthyer në një qendër të rëndësishme turistike”, tha Hajdari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

KQZ “i mbyll gojën” partive/ Zbardhen “ultimatumet” për fushatën zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda nënshkruan sot rekomandimet e përbashkëta për parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rekomandojnë që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, në programet dhe fushatat e tyre, të refuzojnë, të përdorin apo të mbështesin një gjuhë e cila mund të arrijë të konsiderohet gjuhë urrejtje.

Subjektet zgjedhore duhet të refuzojnë, të përdorin gjuhë diskriminuese ose të propozojnë politika dhe ligje diskriminuese.
Rekomandohet që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, të trajtojnë me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të drejtë temat e ndjeshme në lidhje me grupet e përcaktuara nga karakteristika të përbashkëta dhe personale të mbrojtura, për të shmangur stigmatizimin e tyre.

Gjithashtu, partitë politike duhet të marrin në konsideratë zbatimin e praktikave dhe politikave për të arritur në listat e tyre zgjedhore një përfaqësim i cili pasqyron diversitetin e njerëzve në shoqëri, në të gjitha nivelet, madje edhe në rastet kur mungon një detyrim i shprehur ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Përplasje më armë zjarri

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Zbulohet kujt i përkasin shenjat e gishtërinjve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkojnë bashkëpunimin e organeve mediatike për të refuzuar mbështetjen e partive politike apo kandidatëve që përdorin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ku është e djathta?

Publikuar

-

Nga

Javët e fundit mediat kanë zgjedhur të sjellin sondazhet e tyre për të rritur audiencën, por edhe për të influencuar mbi opinionin publik, sipas interesave politike që mediat kanë.

Janë të paktën 4 sondazhe që të vërtetë ose të manipuluar në shifra sado me rezerva t’i marrësh kanë një të përbashkët, e djathta është në kohën e saj më të keqe. Pas publikimit të sonazheve palët politike përpiqen të sjellin interpretimin, së pari mbi pakënaqësinë popullore, së dyti kush forcë kryeson dhe së treti kë do kemi kryeministër.

Pakënaqësia popullore është e madhe dhe të gjitha kompanitë edhe ato më afër qeverisë e çojnë mbi 60%. Shifra të pritshme pas pandemisë, tërmetit por edhe mungesës të reformave të vërteta që sjellin zhvillim ekonomik e sjellin mirqënie.

Forca politike që kryeson gjithmonë del PS, me % më të ulta tek sonadazhet pro opozitës dhe me të larta tek makineria e propagandës të Rilindjes.

Problemi më i madh që sjellin këto sondazhe por edhe realiteti politik në terren është pozicioni popullor ku ndodhet e djathta.

E në rast se Lulzim Basha shpall fitoren se do jetë kryeministër nesër, që në fakt është hall i tij personal, faktet tregojnë se e djathta fatkeqësisht ndodhet në momentin e saj më të keq në këto 30 vite pluralizëm politik.

Basha shpall fitoren por duke përdorur parti me thelb të majtë, komunistë, rasti i PAA dhe LSI, apo parti pa identitet, thjesht xhepista. Pa folur për faktin se PD ende nuk ka dhënë asnjë shenjë të qartë se ka themelet e një të djathte konservatore, por PD gjithmonë e më shumë shkon drejt qendrës duke u bashkuar edhe me ekstremistët e të majtës për një qëllim, Lulin në krye të qeverisë. Pikërisht ky është problemi kryesor pse sot raportohet dhe vlerësohet një e djathtë e rrudhur, pa peshë, që ngelet në minirancë historike dhe gjithçka e gatuar me kutizanet e së majtës.

Lulzim Basha ka humbur çdo busull të një të djathte të vërtetë, për tu mbështetur tek pronarë, biznesi, tek ish pronarët, tek të përndjekurit. Disa themele kryesore që janë çmontuar dhe vendin e tyre e kanë zenë interest e momentit, klientelizmi dhe servilizmi në drejtim.

Pa u thelluar tek dy parimet e tjera të së djathtës famijes dhe Zotit. Që të dyja turpësisht duken të keqpërdorura deri në neveri, familja për pasurim dhe Zoti për propagandë.

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon superaksionin sekret të Policisë në Elbasan

LEXO EDHE:  Përplasja me plumba në Elbasan/ Ja autori i fisit Çapja

Këto kanë bërë që e djathta të humbë rrugën e saj, të lejë rrugës njerzit që e kanë mbështetur, dhe për më tepër të ndjehen të tradhëtuar, pa folur më tej për përçarjen politike të asaj që mund të quhet e djathtë e drejtuar nga Luli.

Problemi i vërtetë dhe halli i madh tek PD, duhet të jetë ekzistenca dhe ndërtimi i së djathtë si alternativë dhe jo vetëm, e jo Luli kryeministër, apo vasalët që i vijnë nga pas në karrige. Duhen idetë, vlerat, parimet dhe zgjidhjet, jo propaganda dhe pazaret që kanë çmontuar të djathtën në Shqipëri.

Ajo që sot është dhe duhet të jetë shqetësim për PD dhe demokratët është mungesa e një të djathte të vërtetë, disa parime të së cilët i ka vjedhur duke i keq përdorur Rama dhe Basha në vend që të ndërtojë profil politik mbi themele të forta dhe parime të qarta, vjedh çfarë lë Rama nga e majta.

Spektri politik duket të jetë një lëmsh ku e djathta ka humbur rrugën, ska mbështetje dhe qartësi publike dhe fatkeqësisht ndodhet në krizë identiteti dhe pa drejtim./Elvi Fundo-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Debat në Këshillin e Integrimit/ Hysi-Hajdarit: E ke nga mungesa e eksperiencës

Publikuar

-

Nga

Debati dhe diskutimi ka pasur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, mes kryetares Rudina Hajdari dhe deputetes Vasilika Hysi.

Debati vjen pas deklaratës së Hajdari se Shqipëria ka bërë hapa pas në procesin e integrimit në BE. Kjo deklaratë për Hysin nuk ishte aspak e drejtë e bërë në këtë Këshill.

“Ky Këshill duhet të mbajë atë profil përtej interesave partiake. Ndoshta duke qenë deputete e ere, nuk është e familjarizuar me rolin dhe detyrat që ka ky këshill, por kjo nuk do të thotë që duhet abuzuar me këtë Këshill”, tha Hysi.

Një deklaratë e tillë, u mor si ofendim nga ana e Hajdarit.

LEXO EDHE:  “Luftë” bosëve të drogës/Policia “paralizon” makinat luksoze, aksion i gjerë në rrugë

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me dy automjete

“Vlerësoj eksperiencë, por kjo nuk do të thotë që një eksperienca e gjatë ka rezultate. E rëndësishme është që të mos ofendojmë, dhe ju më ofenduat për mungesë eksperiencë. Kështu kam zgjedhur unë që ta bëj roli tim, i dëgjoj të gjitha, i mirëpres të gjitha komentet, qoftë edhe ato ofenduese”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE