Connect with Us

I zhvati një qytetareje 270 mijë euro/ Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Kronika

I zhvati një qytetareje 270 mijë euro/ Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje/ Arrestohet 38 vjeçari nga Tropoja

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar në Tiranë pasi i ka zhvatur një shumë prej 270 mijë eurosh një qytetareje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 ndërsa qytetari me iniciale A.A., ia ka marrë paratë gruas me anë të mashtrimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zhvati vajzën e pacientes me Covid/ Gjykata vendos “fatin” e Tires

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Tire Alldervishi  u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 milionë lekë të vjetra.

Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i “premtuar” se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta.  Ka qenë vajza e pacientes e cila denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra, për shërbimet ndaj nënës së saj.

LEXO EDHE:  Shpërdoroi detyrën/ Arrestohet Inspektori i Policisë Pyjore

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 23 kg kanabis pluhur dhe çokollatë/ Pranga 44-vjeçarit në Vlorë

Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj të publikuara në emisionin investigativ ‘Stop’, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset 19-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset 19-vjeçari

Një 19-vjeçar me inicialet E.H, ka mbetur i plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ai ka mbetur i plagosur sipasojë e një sherri me një tjetër shtetas i cili tashmë është arrestuar.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Rama ndaloi faljen e Bajramit në shesh, thyhet urdhri

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Rama ndaloi faljen e Bajramit në shesh, thyhet urdhri

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Falsifikonin testet e Covid dhe garancitë për në Gjermani/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

LEXO EDHE:  E rëndë/ 36-vjeçari tenton të vetëvritet në shtëpinë e vjehrrit

LEXO EDHE:  Ishte nisur me 14 kilogram drogë drejt Tiranës/ Arrestohet 53 vjeçari nga Peshkopia

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

LEXO TE PLOTE