Connect with Us

Futbollisti i Juventusit injoron Shqipërinë dhe zgjedh Zvicrën

Kombëtare

Futbollisti i Juventusit injoron Shqipërinë dhe zgjedh Zvicrën

Publikuar

-

Nedim Bajrami rrëmbeu skenën në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Napolit, duke i shënuar 2 gola skuadrës së Gatuzos. 21 vjeçari ka lindur në Tetovë, por që fëmijë ka emigruar së bashku me familjen në Zvicër.

Ai ka debutuar 17-vjeç në Superligën e Zvicrës me Grashopperin. Bajrami ka kaluar në të gjitha kombëtaret e moshave te Zvicra, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e helvetëve në kualifikuese e kampionatit Evropian U21 së bashku me Andi Zeqirin e Bastien Tomën.

Tetovari ka menaxher vëllain e Xherdan Shaqirit, Erdinin, teksa është në pronësi të Juventusit dhe luan si i huazuar te Empoli.  Mësohet se Bajrami pak muaj më parë e ka refuzuar ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë, teksa dëshiron t’i përkushtohet Zvicrës.

Interes për të ka shfaqur edhe Federata e Futbollit të Kosovës dhe duke qenë se ende nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare me kombëtaren A të Zvicrës, Bajrami ligjërisht mund të ndryshojë ekipin Kombëtar që do të përfaqësojë.

Për sa i përket sfidës së djeshme ndaj Napolit, lojtari më i mirë në fushë, në sfidën e Kupës së Italisë, mes Napolit dhe Empolit u vlerësua pikërisht shqiptari Nedim Bajrami, me notën 7.5:

“Bën gjithçka do mes linjave të mesfushës dhe mbrojtjes së Napolit, duke treguar personalitet dhe një goditje kirurgjikale. Dopietë fantastike me dy goditje balistike, të cilat sigurisht nuk do të kenë mbetur pa tërhequr vëmendjen drejt 21-vjeçarit nga Tetova”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E BUJSHME/ Mesfushori i Kombëtares transferohet te Shkëndija e Tetovës

Publikuar

-

Nga

Shkëndija e Tetovës, i ka surprizuar të gjithë me goditjen e fundit në merkato, teksa ka prezantuar mesfushorin e Kombëtres Shqiptare, Kamer Qaka, i cili ka firmosur për 1 vit e gjysëm me kuqezinjtë.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku Qaka shihet duke pozuar me fanellën e Shkëndijës.

PRONONCIMI I PARË I QAKËS SI FUTBOLLIST I SKUADRËS TETOVARE:

“Është shumë ndjenjë e mirë të jem pjesë e Shkëndijës. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë klub, se është skuadër serioze. Mezi pres të luaj për ekipin për të treguar edhe potencialin tim.

“E dij se Shkëndija është shumë e fortë në kampionat aq sa kam pa unë, por edhe në Europë kam ndjek disa ndeshje shumë të mira dhe janë përballur me skuadra të njohura. Shpresoj që edhe unë do të mund të ndihmoj skuadrën për të arritur edhe më shumë.

“Kam dëgjuar se Shkëndija luan futboll shumë ofenziv, ashtu si kam qejf edhe unë me shku përpara gjithmonë. Serioziteti i klubit më bëri të pranoj ofertën.

“Mendoj se më me rëndësi është të paraqitem mirë për klubin, pastaj të shofim. Gjithë futbollistët duan të luajnë për kombëtaren, jam shqiptar dhe gjëja më e madhe është të luaj për kombëtaren.

“Nuk kam qejf të flas shumë për veten, më shumë dua të flas në terren. Shpresoj përfundon kjo puna e pandemisë, të kthehen ‘Ballistët’ të na shohin dhe të na përkrahin dhe besoj se bashkë do të ecim mirë”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Marash Kumbulla në listën e futbollistëve më të shtrenjtëve në Europë

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla bëri një kalim të madh në radhët e Romës verën e shkuar, pas shkëlqimit që pati me fanellën e Hellas Veronës. Verdhekuqtë e afruan me huazim me detyrim blerje, ndërsa në total operacioni i këtij transferimi do të kapte shifrën e 27 milionë eurove, aq sa edhe vlera që mbart tani në treg.

Një shumë kjo që e rendit mbrojtësin shqiptar në listën e 30 lojtarëve të huazuar më të shtrenjtë në Europë. Futbollisti i Kombëtares kuqezi renditet i 10-i, ndërsa bashkë me të përfshihen edhe emra të njohur si Alvaro Morata apo edhe Frederiko Kieza të Juventusit.

Lista me 10 lojtarët më të shtrenjtë të huazuar:

10. Marash Kumbulla- Në huazim nga Verona për 3 milionë euro (e drejtë blerje për 22 milionë euro plus 3.5 milionë të tjera bonus). Vlera aktuale në treg i shkon 27 milionë euro.

9. Lukas Torreira- I huazuar falas nga Arsenali te Atletiko Madrid. Vlera aktuale në treg është 28 milionë euro.

8. Timu Bakajoko- Në huazim për 2 milionë euro nga Çelsi drejt Napolit. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.

7. Musa Dembele- Në huazim nga Lioni drejt Atletiko Madridit për 1.5 milionë. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.

6. Moise Kin- Ne huazim falas nga Evertoni drejt PSG-së. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.

5. Dani Sebajos- I huazuar falas nga Reali i Madridit te Arsenali. Vlera aktuale në treg: 32 milionë euro.

4. Mateo Guenduzi- Në huazim nga Arsenali drejt Hertës së Berlinit për 1 milionë. Vlera aktuale në treg është 32 milionë euro.

3. Sandro Tonali- Në huazim nga Breshia drejt Milanit për 10 milionë (e drejta e blerjes për 15 milionë euro plus 10 të tjera bonus). Vlera aktuale në treg: 32 milionë euro.

2. Federiko Kieza- Në huazim nga Fiorentina drejt Juventusit për 10 milionë (me detyrim blerje për 40 milionë plus 10 të tjera bonus). Vlera aktuale në treg: 48 milionë euro.

1. Alvaro Morata- Në huazim nga Atletiko Madridi te Juventusi për 10 milionë (e drejta e blerjes për 45 milionë euro ose rinovim huazimi për 10 milionë dhe blerje për 35 milionë euro). Vlera aktuale në treg është 50 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Armando Sadiku arrin akordin me klubin nga Bolivia

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Sadiku do të transferohet në Bolivinë e largët. Futbollisti i Erzurumsporit do të transferohet te klubi i Bolivarit në Amerikën e Jugut.

Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit amerikanolatin, Marselo Klaur në “Twitter”, i cili ka pranuar se ka arritur akordin me Sadikun.

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.

LEXO TE PLOTE