Connect with Us

Britania e Madhe në realitetin e Brexitit

Bota

Britania e Madhe në realitetin e Brexitit

Publikuar

-

Nuk e kishin përfytyruar kështu. Kompanitë britanike janë shokuar nga barrierat tregtare dhe burokracia pas largimit nga BE. Ekspertët presin përshtatje për vite të tëra me marrëveshjen e re të tregtisë së lirë.

Ndodhia e vogël në terminalin e trageteve Hook of Holland tregon më shumë rreth Brexitit sesa disa nga deklaratat politike të bëra muajt e fundit. Një zyrtar doganor i merr një pako sanduiçe me proshutë të mbështjellë me letër alumini, që kishte me vete një shofer britanik.

“Nuk lejohet më të merrni me vete në BE ushqime të tilla si mish, fruta, perime, peshk dhe gjëra të tilla,” i shpjegon ai burrit të tronditur. Udhëtari pyet nëse mund të mbajë të paktën simitet me gjalpë, po t’ua heqë proshutën. “Jo, gjithçka do të konfiskohet”, thotë oficeri. “Mirësevini në Brexit, më falni …”.

Pasoja të papritura?

Që nga fundjava e kaluar, media britanike ka qenë plot me informacione në lidhje me pasojat gjoja të papritura të marrëveshjes së Brexitit. Daily Mail ankohet për “burokracinë e Brexitit në porte” dhe tregon raftet bosh të supermarketeve, ku mungojnë sallata, lulelakra ose portokallet.
Zinxhiri i dyqaneve të markës Marks & Spencer nga Parisi raporton për probleme në departamentin e ushqimeve, sepse nuk lejohet më të eksportojë produktet e veta në BE. Dhe shoqatat e prodhuesve po kalojnë nëpër studiot televizive britanike dhe bëjnë thirrje për rinegociime me BE.

Ndërkohë, ministri përgjegjës i kabinetit, Michael Gove, paralajmëron për “çrregullime të rëndësishme në kufij” që priten në javët e ardhshme, sepse më shumë kamionë do të hasin atje në më shumë kontrolle.

Portet e trageteve si Calais kanë regjistruar vetëm 25 përqind të trafikut normal që nga fundi i vitit. Sapo të jenë konsumuar mallrat në depo në fund të vitit dhe transportet të kalojnë në nivelin e zakonshëm prej rreth 1.000 kamionësh në veriun e bregdetit të Francës, ndoshta do të ketë më shumë probleme.

Kompanitë e transportit të mallrave ndërpresin shërbimet

Policia franceze ka paralajmëruar tashmë se tani do t’i marrë seriozisht kontrollet dhe se nuk do të ketë më periudhë tranzicioni. Operatori i trageteve DFDS raporton për një numër të madh kamionësh që po mbahen për shkak të mungesës ose të dokumenteve të pasakta.

Ofruesi i shërbimit të pakove DPD i ndaloi shërbimet e tij për BE në mes të javës për të gjetur se si mund të vazhdojë të punojë sipas rregullave të reja. Dhe disa kompani transporti e kanë ndjekur këtë shembull, sepse shoferët e tyre nuk i përballojnë dot mundimin shtesë dhe kohën e pritjes.

Një kompani e specializuar në tregtinë elektronike ndërkufitare pret që shitësit në internet të kuptojnë në javët e ardhshme se çfarë do të thotë Brexit për ta me rregullat e reja të origjinës, ndryshimin në përllogaritjen e TVSH-së dhe pengesat e tjera.

“Në më se një javë e gjysmë ne shohim vetëm majën e ajsbergut”, thotë eksperti i tregtisë Martin Palmer i kompanisë “Hurricane”. Të prekura janë veçanërisht kompanitë që përdorin Britaninë e Madhe si një bazë shpërndarjeje për tregtinë e tyre me BE.
Xhinset nga Bangladeshi, për shembull, duhet të doganohen kur importohen në Britaninë e Madhe. Në të ardhmen, për shkak të rregullave të reja të origjinës, doganat do të zbatohen sërish, kur ato të shiten në BE. Në fund të fundit, ato nuk janë gjysmë të prodhuara në Britani, siç kërkojnë rregullat.

LEXO EDHE:  Finalizohet Brexit/ Britania dhe BE-ja firmosin marrëveshjen tregtare

Kjo shitje në internet e produkteve të modës ose teknologjisë nuk duhet t’ia vlejë më. Madje edhe zinxhiri i vjetër britanik i dyqaneve John Lewis fillimisht e ka ndaluar dërgimin në BE. E njëjta gjë vlen për kompaninë tradicionale Fortnum & Mason në Londër, me çajet e saj dhe marmalatën e famshme të portokallit.

Makth administrativ

Para Krishtlindjeve, zyrtari kryesor i taksave në Britaninë e Madhe kishte pranuar në Dhomën e Poshtme se priste për ekonominë britanike kosto shtesë prej rreth shtatë miliardë paundësh në vit. Një shumë afërsisht e barazvlefshme me kontributin britanik në BE.

Në çdo rast, duhet të bëhen deklarime doganore, kur një vend largohet nga bashkimi doganor me BE. Këtyre u shtohen deklarata për origjinën e produkteve, çertifikata veterinare, çertifikatat e standardeve të produkteve dhe shumë më tepër. Shoqatat e biznesit flasin për një makth logjistik, administrativ.

“Do të ketë një përshtatje”, parashikon Henig. “Disa eksporte ndalojnë që tani, disa do të pasojnë më vonë për shkak të kostove në rritje dhe barrës administrative. Një përshtatje ekonomike është e pashmangshme dhe pjesë të saj do të shihen vetëm pas vitesh,” parashikon ai.

Për shembull, industria e automjeteve do të tërhiqet nga Britania e Madhe vetëm kur prodhimi britanik të jetë bërë joekonomik, pasi të ketë shlyer investimet e tij në Britaninë e Madhe. Henig pret që valët e pasojave të Brexitit të ndihen në ekonominë britanike për pesë deri në dhjetë vjet.

Biznesi dëshiron të rinegociojë

Qeveria në Londër duhet patjetër t’i ndihmojë kompanitë më shumë dhe të negociojë me BE për procese të thjeshtuara në kufij, kërkon ai. Henig e konsideron të pamundur të ndryshohet thelbi i marrëveshjes së saponënshkruar, siç kërkojnë tani shoqatat e biznesit. “Ka qenë gjithmonë e qartë se do të kishte probleme të mëdha”.

Gjatë një debati fillestar në Parlamentin Evropian të hënën, u bë e qartë se marrëveshja tregtare me Britaninë e Madhe nuk do të dështojë për shkak të ratifikimit të saj. Kryetari i komisionit të tregtisë, Bernd Lange, njoftoi se Parlamenti donte t’i lexonte më shumë se 1.200 faqe të tekstit ligjor me kujdes dhe ishte i kënaqur me marrëveshjen.

Komisioni Evropian vlerësoi gjithashtu rezultatet për ruajtjen e tregut të brendshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për konkurrencën e ndershme. Ndërsa Leon Delvaux nga Drejtoria e Përgjithshme e Tregtisë theksoi: “Kjo është vetëm një marrëveshje e tregtisë së lirë. Në tryezë kishte oferta të tjera. Por britanikët kanë zgjedhur më pak ambiciozen.”/DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte

Publikuar

-

Nga

Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dorëzuar dorëheqjen.

Ashtu sic ishte paralajmëtuar Conte i ka komunikuar ministrave të tij dorëheqjen ndërsa pritet të ketë dhe një takim me Presidentin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat theksojnë se largimi i tij i hap një fazë të ndërlikuar politike dhe kushtetuese, e cila do të përfundojë vetëm kur një kryeministër i ri dhe ministrat e tij të betohen para Presidentit.

LEXO EDHE:  Krimet e luftës ndaj Kosovës/ Britania e Madhe apel Serbisë

LEXO EDHE:  BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

Sipas medieve fqinje, dorëheqja e Conte krijon një krizë, të lindur nga konfliktet mes partive të koalicionit qeverisës, që nuk u sanksionua nga një votë mosbesimi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Bilanci/ Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me Covid në gjithë botën

Publikuar

-

Nga

Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën. Më konkretisht, numri i të infektuarve është 100,318,660.

SHBA është vendi më i prekur nga pandemia pasi numëron rreth 26 milionë raste pozitive për Covid-19. Kurse, bilanci i viktimave është 431,392. India mban vendin e dytë pasi ka konfirmuar rreth 10.7 të infektuar prej të cilëve 153,624 kanë humbur jetën.

Prej disa muajsh mbarë bota po përballet me virusin vdekjeprurës, ndërsa frika është shtuar dhe nga varianti i ri i COVID-19. Në të gjithë botën janë regjistruar 2,124,193 vdekje.

LEXO EDHE:  Përmbytjet gjunjëzojnë Venecian

LEXO EDHE:  Dokumenti sekret që futi në panik britanikët/ Zbulohen detaje të reja rreth publikimit të tij

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden ka nënshkruar urdhra të reja ekzekutivë për të ndihmuar amerikanët e goditur rëndë ekonomikisht nga pandemia. Fushata e vaksinimeve në SHBA ka hasur në disa probleme përfshirë në infrastrukturën e shpërndarjes, dështime institucionale si dhe mungesa në furnizimet me vaksina duke anuluar planet për imunizim të shumë amerikanëve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pandemia në Gjermani/ Së shpejti, teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t’i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në luftën kundër pandemisë. Ministria gjermane e Shëndetësisë dëshiron ta nisë këtë.

Në Gjermani së shpejti mund të ketë teste të shpejta për Coronan në shtëpi. Ministria Federale e Shëndetësisë po planifikon një ndryshim përkatës në “Urdhëresën për Shpërndarjen e Pajisjeve Mjekësore”. Kjo do të bëjë të mundur shitjen e testeve të lehta për t’u përdorur nga individë privatë. Testet e deritashme të shpejta të antigjenit mund t’u jepen vetëm mjekëve, institucioneve mjekësore ose mjediseve të kujdesit. Institucionet arsimore kanë qenë gjithashtu marrës të mundshëm të këtyre testeve që nga dhjetori.

Janë planifikuar procedura të reja të thjeshta, të cilat deri tani nuk kanë qenë në dispozicion në këtë mënyrë. “Ne flasim shprehimisht për teste vetjake, që janë më të lehta për t’u përdorur”, tha një zëdhënës i ministrisë.

Produktet duhet të çertifikohen dhe të japin rezultate me kuptim, por të jenë të përdorshme nga amatorë, në një mënyrë të tillë që rreziku i rezultateve të gabuara të jetë relativisht i vogël. “Ende nuk ka teste të shpejta që janë të çertifikuara dhe të disponueshme në sasi të mjaftueshme për t’u kualifikuar për një rregullore të tillë.”

Ende duhet të kalojnë procesin e miratimit

Në projektin e ministrisë shkruhet se, në të ardhmen, testet për përdorim vetjak nga amatorët do të luajnë një rol vendimtar në frenimin e pandemisë: “Teste të tilla janë një kontribut i rëndësishëm për përsosjen e strategjisë së testeve në Gjermani”.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë së Diagnostifikimit, Martin Walger, tha se sipërmarrjet tani mund të punojnë me ritëm të shpejtë për miratimin e testeve të tilla. Por do të duhen “disa javë” derisa të ndodhë kjo. Prandaj, janë të mundshme variante të ndryshme, të tilla si mostrat me tampon në hundë, që nuk duhet të merren më thellë, ose të ashtuquajturat teste të gargarës dhe pështymës.
Lidhur me çmimet e mundshme të testeve të tilla, shoqatat e farmacistëve thanë që ato do të llogariteshin dhe raportoheshin individualisht nga secili prodhues dhe secila farmaci, veçanërisht sepse testet ndryshojnë edhe në cilësinë dhe përdorimin e tyre.

LEXO EDHE:  BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

LEXO EDHE:  Parlamenti britanik rrёzon planin e Johnson pёr Brexit

Përdorimi i testeve edhe në jetën profesionale

Ndryshimi i planifikuar i urdhëresës nga Ministria e Shëndetësisë ofron gjithashtu më shumë mundësi për të përdorur testet e deritashme të antigjenit të shpejtë në jetën profesionale. Për këtë qëllim, grupi i institucioneve që kanë qasje në testet e shpejta do të zgjerohet. Edhe institucioneve të “infrastrukturës kritike” u është dhënë gjithashtu mundësia për të marrë teste, tha ajo. Lehtësime në këtë kuadër u përmendën për fushat e energjisë, teknologjisë së informacionit, telekomunikimit, transportit dhe qarkullimit.

Lauterbach: teste të rregullta edhe në sipërmarrje

Eksperti i SPD për shëndetin, Karl Lauterbach bëri thirrje për teste të rregullta në sipërmarrje. “Studimet tregojnë shumë qartë: po ta testoni fuqinë punëtore të sipërmarrjeve dy herë në javë me një test antigjeni, si të thuash, në fillim të punës, për ata që nuk punojnë në shtëpi, atëherë mund të ulet në mënyrë masive numri i infeksioneve të reja”, tha Lauterbach në një intervistë me RTL./DW

LEXO TE PLOTE