Connect with Us

Artan Hoxha publikon video-regjistrimin e Metës: Mos mendoni se Tirja doli nga hiçi

Politikë

Artan Hoxha publikon video-regjistrimin e Metës: Mos mendoni se Tirja doli nga hiçi

Publikuar

-

Rama ka mandatin e tretë në xhep?/ Meta: Të jetë për të, ka edhe të 13-in!

Pas skandalit me sanitaren e spitalit “Sehfqet Ndroqi” e cila zhvati vajzën e një pacienteje, gazetari Artan Hoxha, publikon një video të  regjistrimit Meta-Prifti.

Sipas Hoxhës, sot bëhen 10 vite nga publikimi i video-regjistrimit që publikoi ish-ministri i ndjerë Drtitan Prifti, ku ai bisedon me Metën dhe ai kërkon që t’i marrin një kompanie 7% që u takon, e përkthyer në para, afro 700 mijë euro.

Hoxha shkruan se Tirja është një klonim i vogël i kryekusareve, që krijuan sistemin e grabitjes pa din e iman, të shqiptareve…

“Ore, se na mori mendjen kjo video e Tires, dhe harruam fare…Sot, behen fiks 10 vite, nga publikimi i videos se “manipuluar” te rregjistrimit Meta-Prifti.

Ku zevendeskryeministri i qeverise Berisha, dhe presidenti aktual i vendit, shfaqej ne zyren e ministrit te energjitikes dhe bisedonte per nje afere 700 mijeshe dhe 7%. Te dy me pas e pranuan qe ishin ne video, por ceshtja nuk ishte ashtu si dukej. Gjithsesi, Gjykata e Larte me nje vendim unanim, nuk e vleresoi si prove te ligjshme rregjistrimin e ministrit te energjitikes, duke e nxjerre te pafajshem, mbrojtesin fanatik te kushtetutes sot. Keshtu qe mos mendoni se Tirja doli nga hiçi, dhe eshte nje rast i veçuar, si thote ministria e Manastirlliut.

LEXO EDHE:  Video/ Berisha fton qytetarët në protestë

Ajo eshte thjesht nje klonim i vogel i kryekusareve, qe krijuan sistemin e grabitjes pa din e iman, te shqiptareve…”, shkruan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Burri të respektojë gruan”! Kryemadhi “leksione” grave në Divjakë

Publikuar

-

Nga

“Burri të respektojë gruan”! Kryemadhi “leksione” grave në Divjakë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me gratë në Divjakë.

Kryemadhi ka vlerësuar rolin e gruas duke theksuar se një nga prioritetet e LSI është fuqizimi ekonomik i saj.

“Gruaja është themeli i një familjeje dhe po ishte gruaja e fortë, po ishte në një komoditet për të jetuar, sigurisht edhe respekti mes burrit dhe gruas do të jetë i barabartë, por nga ana tjetër edhe fëmijët do të jenë më të ndjeshëm, më të mbarë dhe do të kenë mundësinë e një edukimi dhe shkollimi më të mire”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo u ndal edhe tek bujqësia ndërsa tha se një tjetë rprioritet i LSI është që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë.

LEXO EDHE:  Ilir Meta shaka banale me ndërkombëtarët!/Për kë bëhet Vettingu

LEXO EDHE:  Dy orë në Kryesinë e Kuvendit/ Meta: Ja çfarë diskutova me Donald Lu

“Këtu në Bashkinë e Divjakës faktikisht është një bashki që ka mundësi punësimi dhe zhvillimi të sektorit të turizmit jashtëzakonisht të mëdha, pavarësisht se çfarë ofron bujqësia në këtë zonë, që është një tjetër prioritet për ne, të cilin ne e prekim me kartën e fermerit, me TVSH-në për prodhimet, jo përsa i përket TVSH-së direkte, por përsa i përket konsumimit që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë. Pra, të hanë prodhimet vendase dhe pse jo për të konkurruar prodhimet e huaja, po ashtu edhe për të bërë një barrierë për prodhimet e importit. Kujtojmë këtu që 30 për qind e kërkesës për ushqime që kanë shqiptarët, ne i plotësojmë me prodhimet tona vendase”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sa shumë do na mungosh i miri ynë!”/ Ditë zie në familjen e deputetes socialiste

Publikuar

-

Nga

“Sa shumë do na mungosh i miri ynë!”/ Ditë zie në familjen e deputetes socialiste

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë ditën e sotme.

Spahiu njofton se është ndarë nga jeta babai i saj Fatmir Belegu.

Me hidherim ju njoftoj për humbjen e babait tim, Fatmir Belegu.

Sa shumë do na mungosh i Miri jonë

Përgjithmon në zemrat tona!

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, tek varrezat e vjetra.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Synoj 30-50 mijë vota”/ Rudina Hajdari tregon arsyen e shpalljes së kandidaturës në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“Synoj 30-50 mijë vota”/ Rudina Hajdari tregon arsyen e shpalljes së kandidaturës në Elbasan

Deputetja Rudina Hajdari, ka shpallur pak ditë më parë kandidaturën e saj në Elbasan.

E ftuar në Dita Jonë ajo tregoi se pse ka zgjedhur këtë qytet dhe synimi i saj sa vota do të marrë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Qarku i Elbasanit përfshin edhe Librazhdin. Unë jam mbesë Librazhdi nga mamaja, kam lidhje. Arsyeja kryesore që e kam zgjedhur Elbasanin, ky qytet është vetëm 20 minuta larg Tiranës, është shumë i rëndësishëm dhe ka një popullsi të madhe, e cila është punëtore. Elbasani është një qytet me shumë kulturë dhe të mos damkoset si një qytet që ka problematika me krimin e organizuar. Unë dua të rikthej vlerat e Elbasanit”.

Më tej, Hajdari bëri të ditur edhe synimet e saj në zgjedhje. “Unë synoj 30-50 mijë vota në qarkun e Elbasanit. Jam e sigurt që do t’i marrim këto vota”, u shpreh Hajdari.

LEXO EDHE:  Dy orë në Kryesinë e Kuvendit/ Meta: Ja çfarë diskutova me Donald Lu

LEXO EDHE:  Intervista e Ilir Metës për 20 vjetorin e “Opinion”/ Dorëheqja më ka bërë më të fortë

 

LEXO TE PLOTE