Connect with Us

Anketa me studentët, 79% duan të emigrojnë

Sociale

Anketa me studentët, 79% duan të emigrojnë

Publikuar

-

Në vend që të maturohet, fenomeni i emigracionit po përkeqësohet vit pas viti, duke përfshirë së fundmi të rinjtë e arsimuar të cilët dëshirojnë të largohen masivisht nga vendi.

Rezultatet e një ankete me 1650 studentë që u prezantuan sot tek Presidenti i Republikës, nga ekspertët e çështjeve demografike, Ilir Gëdeshi dhe Rusell King treguan se 79% e studentëve (mosha mesatare 22 vjeç), që studiojnë në Shqipëri, synojnë të emigrojnë jashtë vendit. Sipas zotit Gëdeshi, synimi për të emigruar lidhet me përfytyrimin që kanë studentët për të ardhmen e tyre.

Nga njëra anë ai është një pasqyrim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës.

Në një studim tjetër të botuar në 2018, Gëdeshi tha treguesi i emigrimit potencial nga Shqipëria, për grupmoshën 18 deri 40 vjeç, ishte 52%, por kurba e tij kulmonte në moshat 27-30 vjeç (71.2%) dhe se dëshironin më shumë të emigronin ata që kishin arsim universitar.

“Tendencat e reja tregojnë se nga Shqipëria synojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë dhe më të arsimuarit”, tha Gëdeshi.

Një aspekt i rëndësishëm i migrimit potencial është edhe kuadri kohor në të cilin realizohen synimet dhe dëshirat e studentëve për migrimin. Sipas të dhënave të anketës, 7% e emigrantëve potencialë dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria para përfundimit të studimeve, 62% menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare, dhe rreth 27% pas një përvoje pune në Shqipëri.

Majlinda, një studente në Gjermani, tregon për motrën e saj: “Motra ime përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë dhe punoi rreth dy vjet në një nga spitalet private të Tiranës. Kjo qe një kohë e mjaftueshme për të bërë një kurs intensiv të gjuhës gjermane, për të marrë një eksperiencë dhe për të vendosur lidhjet në Gjermani. Aktualisht ajo punon në një spital në Gjermani.”

E shprehur në segmente kohore 17 % e studentëve dëshirojnë të migrojnë brenda vitit, 69 % brenda 5 viteve të ardhshme dhe 12 % thonë pas 5 viteve. Në rast se u besojmë këtyre shifrave atëherë masa e studentëve shqiptarë synon të emigrojë nga Shqipëria në afat të shkurtër dhe të mesëm.

LEXO EDHE:  Me makinën zyrtare për drekë në Shqipëri/Ja cili politikan e ka bërë këtë

Rezultatet e anketës tregojnë se ekziston një diferencë shumë e vogël në dëshirën për emigrim ndërmjet studentëve femra (79.4%) dhe meshkuj (78.1%). Historikisht emigrimi shqiptar ka qenë i udhëhequr nga meshkujt, ndërsa femrat pasonin në një periudhë të mëvonshme nëpërmjet bashkimit familjar ose martesave. Ky tregues i emigrimit potencial, pak më i lartë tek femrat (+1.3 pikë përqindje) në krahasim me meshkujt (çka vërehet edhe në studime të tjera për të rinjtë), tregon edhe shkallën e lartë të iniciativës, emancipimit dhe pavarësisë të studentëve femra.

Degët që synojnë emigrimin më të lartë

Synimi për të emigruar është më i lartë te disa grupe studentësh në fusha të caktuara, si studentët e mjekësisë (91.5 %) dhe infermierisë (83 %), të informatikës (84.4 %), të inxhinierisë (79.2 %) dhe arkitekturës, çka shpjegohet me mundësitë më të mëdha të punësimit në vendin e dëshiruar të emigrimit.

Tendenca e lartë e emigrimit potencial, sidomos për disa grupe studentësh të fushave të caktuara, përbën një shqetësim dhe duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë shoqërisë. Kjo mund të rrisë mungesat në segmentin e sipërm të disa profesioneve shumë të nevojshme në Shqipëri, sidomos në mjekësi, thotë Gëdeshi.

Një vrojtim i realizuar në vitin 2018 tregoi se gjatë 5 viteve të fundit rreth 13 % e stafit mjekësor kishte emigruar nga Shqipëria dhe se numri i atyre që emigrojnë çdo vit është i barabartë ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Infektohet me Covid mjeku infeksionist Pëllumb Pipero

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Pipero shuan aludimet/ Ja kur do vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Infektohet me koronavirus mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mjeku në një prononcim për A2 ku tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pffizer.

LEXO EDHE:  Kush është armiku ynë i përbashkët ?

LEXO EDHE:  ”Më pak dyshues dhe pa panik”/ Tritan Kalo tregon arsyet pse Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus

Kujtojmë që Pipero u vaksinua 14 ditë më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira në vend/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme dominojnë motin në vend ku në skajin verior dhe jugperëndimor priten reshje të pakta shiu e dëbore.

Sipas MetoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk gjen qetësi/ Një tjetër i fortë tërmet lëkund vendin

Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është regjistruar 20 nga Laçi dhe 28 km nga Durrësi, ndersa është ndjerë lehtë dhe në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE