Connect with Us

Albi Doka pranë transferimit te ekipi i njohur europian

Sport

Albi Doka pranë transferimit te ekipi i njohur europian

Publikuar

-

Albi Doka është duke u rritur së tepërmi në aftësitë e shprehura në fushën e lojës teksa fitoi edhe fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Niveli i treguar me Gorican në Kroaci ka bërë që emri i mbrojtësit shqiptar të qarkullojë menjëherë edhe në Turqi.

Ish-futbollisti i Tiranës do të bëjë një tjetër kalim në merkaton e dimrit. “Karadenizgazete” ka zbuluar së fundmi se Trabzonspori është ekipi që gjendet më afër transferimit të Dokës. Trajneri i këtij ekipi, Abdullah Avci ka dhënë pëlqimin e tij që drejtuesit të nisin negociatat me Gorican, shkruan “Sport Ekspres”.

Skautët e Trabzonsporit e kanë ndjekur në shumë ndeshje Dokën dhe performancat e tij janë pëlqyer. Ndërkohë krahu i djathtë i mbrojtjes në këtë skuadër ka shumë hapësira pasi nuk binden nga organike aktuale. Tashmë pritet që të konkretizohet marrëveshja gjatë ditëve në vijim dhe Doka do të gjejë te ekipi i njohur i elitës turke edhe një tjetër ish-futbollist të Superiores, Kaleb Ekuban.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

EKSKLUZIVE/ Armah largohet nga Skënderbeu

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu po mundohet të përforcohet në këtë merkato janari, por mesa duket në skuadër ka dhe firo. Pas Govorit, i larguari i radhës është Samuel Armah.

Ganezi i ardhur në verë nuk është përshtatur dot dhe është larguar nga klubi bardhekuq.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari për CNA.al, duke deklaruar se ka gjetur ekip të ri në vendlindjen e tij. Ai i eshte bashkruar ekipit te International Allies FC.

Nga Skënderbeu, priten edhe largime të tjera gjatë ditëve në vijim. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Balaj e dreqos në Austri, ja çfarë i ndodhi sulmuesit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Bekim Balaj, është “skuqur” ditën e sotme në kampionatin austriak. Sturm Graz luante ditën e sotme me Rapidin e Vienës, një ndeshje ku do të vendosej për vendin e parë, që tashmë e ka marrë Rapidi, pasi triumfuan në fund me rezultatin 4-1.

Balaj e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 66’, kur ndeshja ishte 3-1 në favor të Rapidit. Megjithatë sulmuesi i Kombëtares, qëndroi në fushë vetëm 4 minuta, pasi në minutën e 70’ u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Një karton i kuq ky që vjen në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja ekipet, pasi luhej për vendin e parë.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Tifozët i shkojnë te shtëpia Taulant Xhakës, shikoni çfarë i bëjnë

Publikuar

-

Nga

Taluant Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa ka mbyllur sezonin, për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit të majtë.

Mesfushori i Kombëtares qëndron jashtë fushave nga gushti i vitit të kaluar, ku pësoi dëmtimin dhe pak ditë më parë mori lajmin e keq që duhej t’i nënshtrohej operacionit. Duke parë momentin e vështirë që po kalon lojtari, tifozët e Bazelit kanë menduar t’i gjenden pranë, duke e surprizuar me një veprim të bërë së fundmi.

Tifozët kanë shkuar te shtëpia e Xhakës, dhe jashtë saj kanë vendosur një banderolë të madhe, në të cilën shkruhej: “E kuqja është dashuri, e kaltra besnikëri. Bëhu më mirë Taulant!”

I surprizuar ka mbetur nga ky veprim i tifozëve edhe mesfushori i cili i ka falënderuar ata nëpërmjet  profilit zyrtar në “Instagram”.

LEXO TE PLOTE