Connect with Us

A është zhvendosur qendra e Al Kaidas në Iran ?

Bota

A është zhvendosur qendra e Al Kaidas në Iran ?

Publikuar

-

Pompeo: SHBA do të punojë për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit

Sekretari i Shtetit në largim Mike Pompeo thotë se Irani është shndërruar në atdheun e ri të grupit terrorist Al Kaida. Megjithëse e paraqesin situatën disi më të komplikuar, analistët bien dakort se Irani ka strehuar prej kohësh eksponentë të lartë të Al Kaidas dhe vënë në dukje se Irani do të vazhdojë të përbëjë një sfidë për administratën e ardhshme amerikane.

Kërcënimi nga Irani ka qenë fokusi kryesor i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo gjatë mandatit të tij tre vjeçar si kryediplomati amerikan, dhe kjo nuk po ndryshon gjatë ditëve të tij të fundit në detyrë. Sidoqoftë, deklarata tërhoqi vëmendje.

“Al Kaida ka një atdhe të ri. Është Republika Islamike e Iranit”, deklaroi Sekretari Pompeo.

Sekretari Pompeo tha se Al Kaida po vepron nën mbrojtjen e guackës së regjimit iranian dhe se Irani është shndërruar në Afganistanin e ri – një strehë e sigurtë për rrjetin terrorist që sulmoi Amerikën më 11 shtator 2001.

Shumica e ekspertëve thonë se aleanca mes Iranit dhe Al Kaidas nuk është e re dhe se Irani nuk shërben si selia qendrore, megjithëse pranojnë se Teherani ka strehuar eksponentë të lartë të Al Kaidas prej shumë vitesh.

LEXO EDHE:  Epidemiologia shqiptare në SHBA këshilla kundër Covid-19/ Kjo është e vetmja armë që kemi në dorë

“Për sa i përket (deklaratës) që Irani të jetë atdheu i Al Kaidas, mendoj se është pak më e komplikuar se kaq. Ne kemi thënë prej vitesh se ata kanë shpërndarë një lloj platforme drejtuese. Pra, kanë udhëheqës të përhapur në disa vende tashmë”, thotë Thomas Joscelyn, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Ekspertë të tjerë e shikojnë me dyshim momentin e zgjedhur nga Sekretari Pompeo, duke i parë si masa për të shtrënguar politikën e administratës së ardhshme Biden ndaj Iranit.

“Mendoj se Sekretari Pompeo thjesht po mundohet të gjejë mënyrën për t’i krijuar pengesa administratës Biden që ka shpallur synimin për t’iu rikthyer marrëveshjes bërthamore të Iranit. Por, pothuajse si çdo gjë tjetër që ka provuar Sekretari Pompeo gjatë katër viteve të fundit për të prishur marrëveshjen bërthamore, mendoj se është e destinuar të dështojë pasi nuk ofron alternativë tjetër më të mirë”, thotë Ali Vaez, nga Grupi i Krizave.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se do të dëshironte të rikthente Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin, nëse Teherani gjithashtu i rikthehet zbatimit të masave ndaj aktivitetit të tij bërthamor./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Sërish shifra të larta nga Covid-19 në Kosovë/ 24 viktima dhe 1029 raste të reja gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e  sotme janë shënuar sërish shifra të larta të rasteve me Covid-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 13 mijë e 84 testime, 1 mijë e 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa janë shënuar 24 raste të vdekjes.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit  janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409. Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet SHBA-Kinë/ Rriten tensionet diplomatike

LEXO EDHE:  Akuzat për grushtin e shtetit/ SHBA paralajmëron Turqinë



Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tentoi të shpëtonte kameramanin që kishte rënë në ujë/ Humb jetën ministri i Emergjencave Civile

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Ministri rus i Emergjencave Civile, Yevgeny Zinichev ka humbur në një aksident gjatë një stërvitje në Arktik.

Mediat raportojnë se Zinichev, 55 vjeçar kishte humbur jetën në Norilsk ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e një kameramani që kishte rënë nga një shkëmb gjatë intervistës.

“Ai dhe kameramani ishin buzë një shkëmbi. Kameramani rrëshqiti dhe ra në ujë. Zinichev u hodh pas tij për ta shpëtuar dhe vdiq pasi  u përplas me një shkëmb ” tha ajo.

Ai ka shërbyer si ministër i emergjencave civile që nga viti 2018 dhe për vite thuhet se ishte një anëtar kyç i sigurisë së Presidentit Vladimir Putin.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Basha e Strazimiri takim me lobin grek të himarjotëve në SHBA

LEXO EDHE:  Epidemiologia shqiptare në SHBA këshilla kundër Covid-19/ Kjo është e vetmja armë që kemi në dorë



Mediat ruse thonë se ata kishin filmuar një operacion trajnimi në rajonin e Krasnoyarsk në kohën e aksidentit. Anëtari i ekuipazhit gjithashtu vdiq pasi ra në ujë.

Stërvitja dy-ditore u organizua nga departamenti i Zinichev dhe u shtri në të gjithë Arktikun. Ai tha të martën se “formati, gjeografia dhe njësitë e përfshira janë unike”.

Thuhet se ata ishin urdhëruar nga Presidenti Putin për të parandaluar situatat e krizës në Arktik dhe përfshinin 6,000 specialistë. Më parë, ministri vizitoi një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe vendin e një stacioni të ri zjarrfikës në Norilsk.

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmet i fuqishëm në Meksikë/ Lëkundja 7.1 ballë, raportohet për viktima

Publikuar

-

Nga

Meksika është goditur nga një tërmet Ii fuqishëm, 7.1 ballë i shkallës Rihter.

Ndërkohë, mësohet se goditja është pasuar edhe me 92 pas lëkundje deri më tani.



Mediat raportojnë se tërmeti ka shkaktuar edhe viktima, si dhe dëme të mëdha materiale.

LEXO TE PLOTE