Aktualitet
108 vjetori i Policisë së Shtetit/ Ish ministri i Brendshëm thirrje uniformave blu: Distancohuni nga politika

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka kujtuar 108 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, duke shprehur mirënjohje për të gjithë uniformat blu, që kanë dhënë kontributin e tyre për dekada me radhë dhe që kanë rënë kë krye të detyrës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Demiraj shpreh rëndësinë që ka institucioni i Policisë së Shtetit për ruajtjen dhe sigurinë në vend, duke shtuar se kanë kaluar edhe shumë faza aritjesh dhe dështimesh.
Sipas tij, policia ka nevoje që të distancohet nga politika dhe propaganda ën shfaqet televizive dhe të përmirësojë infrastrukturën e saj.
“Dje ishte 108 vjetori i themelimit të Policise së Shtetit, një prej institucioneve më të rëndesishme që ka shërbyer për të garantuar sigurinë, rendin dhe paqen e brendshme të shoqërisë sonë. Së pari dua të shpreh mirënjohjen pakufi për të gjithë ata oficerë të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Nderim për mijëra punonjës policie për të gjithë kontributin e dhënë në dekada.
Policia e Shtetit ka kaluar në faza arritjesh dhe dështimesh të mëdha. Sot policia shqiptare ka një sfidë te madhe për të kontrolluar territorin, në mënyrë më të integruar dhe me standarte perendimore. Sot policia shqiptare ka nevojë të depolitizohet, te përmirësojë infrastrukturën e saj, pagat, pajisjet, burimet e njerëzore dhe jo propagande boshe dhe shfaqje televizive qe si sherbejne misionit te saj.
Sot në 108 vjetorin e saj, Policia e Shtetit, ka një betejë te forte për të fituar me familjet mafioze, mbeshtetjen politike te krimit te organizuar dhe trafikantëve te lëndëve narkotike. Padyshim qe kjo e fundit eshte një ndër njollat më të rënda që i është vendosur policise nepermjet përfshirjes se një numri te madh efektivesh drejtues te larte te policise në trafikun e lëndëve narkotike gjatë viteve të fundit”, the Dritan Demiraj.
Duke iu uruar 108 vjetori e themelimit, ish ministri i Brendshëm u shpreh mbështetjen e tij politike, morale dhe profesionale uniformave blu për të arritur sa më shumë sukses në të ardhmen.
“Pavarësisht vështirësive në të cilat ajo ka kaluar, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe lind nevoja qe kete fenomen te paprecedente ta çrrënjosim nga Policia e Shtetit në mënyrën më të shpejtë dhe të vendosur.
Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit! Ju siguroj se do të keni gjithmonë mbështetjen time politike, morale dhe profesionale për arritjen e sukseseve në të ardhmen. Ju uroj gezuar festën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe familjeve Tuaja qe ju mbeshtesin çdo dite”, shprehet ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...