Connect with Us

VIDEO/ Futbollisti shqiptar befason Napolin, shikoni supergolin e tij

Seria A

VIDEO/ Futbollisti shqiptar befason Napolin, shikoni supergolin e tij

Publikuar

-

Talenti me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës së Empolit ka realizuar një supergol ndaj Napolit në fazën e 1/8 të Kupës së Italisë, c cila skuadra e kaltër është duke kryesuar 2-1. Mesfushori me origjinë shqiptare realizoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 33′.

Bajrami i cili ka lindur në Tetovë por është me pasaportë zvicerane aktivizohet si trekuartist dhe është transferuar definitivisht nga Grasshopersi tek Empoli pas një sezoni i huazuar dhe tashmë skuadra toskane zotëron totalisht kartonin e tij.

21-vjeçari është rritur në akademinë e Grasshopersit dhe aktivizohet dhe tek U-21 i Zvicrës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Shkëlqyen me Lazion, ja vlerësimet për Vedat Muriqin dhe Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Kur dukej se rrugët e tij dhe të Lacios mund të ndaheshin, Vedat Muriqi jep sinjalin e fortë. Bomberi i Kombëtares së Kosovës i jep fitoren 2-1 Lacio, ndonëse autorësia e golit i përket portierit të Parmës, Simone Kolombi, duke qenë se pas goditjes me kokë të gjigantit të të kaltërve në minutën e 90-të, topi fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në shpinën e “gardianit” emiljan, duke u devijuar në rrjetë. Lacio mund mes vuajtjesh Parmën në shifrat 2-1, ndonëse ndeshja u duk shumë e lehtë në fillim.

Nëse Parolo zhbllokoi në të 23-ën dhe në pjesën e parë fati donte që si Muriqi ashtu edhe Pereira të godisnin shtyllën, në të 83-ën vjen barazimi me Mihalan. Gjithsesi, në fund, fati donte që shtylla e dytë e ndeshjes nga kosovari të përfundonte në rrjetë dhe Lacio të avanconte. “Jam shumë i lumtur për golin dhe kualifikimin. Ishte një çlirim i madh për mua. Tani duhet të vazhdoj me këtë ritëm dhe të përmirësohem çdo ndeshje e më shumë”, tha kosovari pas ndeshjes.

Për Lacion u rikthye titullar edhe portieri i Kombëtares tonë, Thomas Strakosha, i cili në fund të takimit meritoi notën 6.5: “Rikthehet titullar pas dy ndeshjes mungesë, këtë herë për një problem muskulor dhe tregohet menjëherë deciziv duke shmangur një gol të sigurt të Brunetas. Nuk ka faj në momentin e golit, pasi Mihajla u tregua i saktë përballë shqiptarit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Klubi italian do Manajn, por Barcelona ka pretendime

Publikuar

-

Nga

Barcelona pranon që Rei Manaj të largohet nga ekipi blaugrana vetëm nëse blihet.

Sipas “Il Messaggero”, katalanasit nuk preferojnë që 23-vjeçari të kalojë te Peskara në formë huazimi gjatë janarit dhe opsioni më i mirë do të ishte shitja në mënyrë që të sigurojnë të ardhura.

Manaj e njeh mirë futbollin italian teksa ka qenë pjesë e të rinjve të Sampdorias, Kremonezes si dhe ka luajtur me të rinjtë e Interit, Peskarën dhe Pizën.

Ai ka shënuar me ekipin e dytë të Barcelonës 5 gola që kur iu bashkua katalanasve vitin e kaluar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E kryer/ Tomori lojtar i Milanit, gati vizitat mjekësore

Publikuar

-

Nga

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Fikayo Tomori do udhëtojë në Milan për t’i kryer testet mjekësore nesër.

Sipas Skysport Italia, do jetë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro.

“Rossonerët” kanë nxituar për ta kompletuar transferimin e Tomorit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e vështirë kundër Atalantas.

Tomori do arrijë sot  në Milano.

23-vjeçari do ishte shumë i vyeshëm kundër Atalantas sepse Alesio Romagnoli është i suspenduar dhe Simon Kjaer nuk është i gatshëm 100 për qind

LEXO TE PLOTE