Connect with Us

VIDEO/ Fantastik Uzuni, shqiptari shënon golin e parë për 2021-shin

Sport

VIDEO/ Fantastik Uzuni, shqiptari shënon golin e parë për 2021-shin

Publikuar

-

Pushimet për Myrto Uzunin kanë mbaruar dhe futbollisti shqiptar ka nisur të ngrohë motorrët për pjesën e mbetur të sezonit. Ferencavosh është grumbulluar në Marbella të Spanjës, ku po zhvillon seancën përgatitore përpara rifillimit të kampionatit. Sot kampionët e Hungarisë kanë luajtur takimin e 3-të miqësor, të nga i cili kanë dalë me fitore, ashtu sikurse edhe në dy ndeshjet e para.

Në fushë kundër Algeciras, ekip që luan në Kategorinë e Tretë të Spanjësl, është aktivizuar edhe Myrto Uzuni që nga minuta e 61-të. Sulmuesi beratas ka tundur rrjetën në minutën e dytë të shtesës, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit në 3-1. 25-vjeçari shënon kështu golin e parë për vitin 2021 dhe jep sinjale pozitive se në pjesën e mbetur të sezonit do të vijojë të mbetet protagonist në Hungari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Supersfida Milan-Atalanta/ Pioli dhe Gasperini surprizojnë me titullarët

Publikuar

-

Nga

Milani dhe Atalanta do të ndeshen në orën 18:00, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A italiane. “Rosonerët” e Stefano Piolit kryesojnë tabelën, teksa një rezultat pozitiv ndaj zikaltërve, do t’i shpallte automatikisht kampionë dimri.

Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe Mario Mandzukiç, i cili ndodhet në stol, ndërkohë që tekniku kuqezi i ka surprizuar të gjithë duke aktivizuar nga minuta e parë mesfushorin Meite.

Për sa i përket formacionit të Atalantës, Berat Gjimshiti, ia ka dalë të jetë nga minuta e parë në këtë përballje. Për Atalantën pritet të mungojë, Mario Pasalic nga një lëndim, ndërsa Papu Gomez nuk do të paraqitet shkaku i situatës së krijuar me klubin.

Për Milanin, nuk do paraitet Saelemaekers nga kartoni i kuq, Romagnoli, Gabbia, Bennacer dhe Calhanoglu i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Milani qëndron në vendin e parë me 43 pikë, ndërsa Atalanta ka 33 pikë total dhe renditet në pozitën e gjashtë.

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN: Donaruma; Kalabria, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Tonali, Kesi; Kastijeho, Meite, Leao; Ibrahimoviç.

ATALANTA: Golini; Toloi, Romero, Gjimshiti; Hatebur, De Run, Freuler, Gosens; Pesina, Iliçiç; Zapata.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i surprizon të gjithë, shënon golin e parë në Serinë B

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlin Ajeti, ishte protagonist në triumfin 2-1 që skuadra e tij Rexhiana arriti në shtëpi ndaj Vinçencës.

Në minutën e 18-të, Ajeti goditi saktë me kokë brenda zonës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ky ishte goli i parë në Serinë B më shqiptarin, i cili është shndërruar në një protagonist te skuadra e tij.

Rexhiana dyfishoi shifrat në minutën e 75-të me anë të Muratores, ndërkohë që Zonta ngushtoi diferencën në sekondat e fundit për miqtë e Vinçencës. Me këtë fitore skuadra e Ajetit i dha fund rezultateve negative radhazi, duke u ngjitur në vendin e 16-të.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Mbrojtja e Romës “fut ujë”, Kumbulla bëhet “lëmsh” me Smalling

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është rikthyer si titullar edhe në kampionatin italian pasi luajti 120 minuta në Kupë kundër Spezias. Mbrojtësi shqiptar po luan sërish ndaj të njëjtit kundërshtar, vetëm se këtë herë bëhet fjalë për Seria A.

Roma e kaloi e para në avantazh me Majoral, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 23, në një situatë tërësisht të evitueshme. Teksa Kumbulla po markonte sulmuesin e Spezias e ka larguar topin me kokë, por sfera është përplasur në trupin e Smalling që gjendej shumë afër.

Në këtë mënyrë do t’i dhurohej mundësia e golit Spezias, ku nëse do të kishte një komunikim më të mirë mes dy mbrojtësave të Romës, padyshim që do të evitohej kjo situatë kaotike.

LEXO TE PLOTE