Connect with Us

Video-Bora e parë për vitin 2021/ Korça mbulohet nga manteli i bardhë

Aktualitet

Video-Bora e parë për vitin 2021/ Korça mbulohet nga manteli i bardhë

Publikuar

-

Video-Bora e parë për vitin 2021/ Korça mbulohet nga manteli i bardhë

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar reshjet e para të dëborës për vitin 2021 në qytetin e Korçës.

Mësohet se temperaturat kanë pësuar ulje dhe kanë filluar reshjet e dëborës, të cilat kanë filluar të zbardhin rrugët.

Rreshjet e dëborës i kanë dhënë pamje tjetër qytetit në këtë fillim viti dhe banorët ashtu si çdo vit kanë dalë jashtë të shijojnë borën e parë që i mungoi festave të fundvitit.

Sinoptikanët kanë parashikuar prej ditësh reshje bore në vend, ndërsa edhe ditën e nesërme pritet që reshjet të jenë me intensitet mesatar në julindje.

LEXO EDHE:  Andi Përmeti tregon qarkun ku do kandidojë/ Bindja Demokratike do marrë 10 mandate

Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin rrugor./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin/ Plagosen katër persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 4 persona. Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë zbardhjen e rrthanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika/ Arrestohet në Morinë 52-vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika/ Arrestohet në Morinë 52-vjeçari

Një 52 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për llogari të autoriteteve belge.  Sipas policinë në pranga është vënë A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë. Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.

“Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika . Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

LEXO EDHE:  Vasili nxjerr videon/ “Rama gjen armikun, është BE”

LEXO EDHE:  Dyshime për manipulim votash/ Dërgohet një ekip hetuesish në Georgia

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957″, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ 289 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese në Kosvë/ Shënohen 13 viktima dhe mbi 500 të infektuar në 24 orë

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 289 persona dhe janë regjistruar 14 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë, pasi dje janë raportuar 296 raste të reja me koronavirus. Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 57.317, ndërkohë që numri i viktimave është 1.447 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit është 303.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha publikon videon dhe ironizon anti-KÇK/ Sapo morën vesh se bjondia e OFL…

LEXO EDHE:  Vasili nxjerr videon/ “Rama gjen armikun, është BE”

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE