Connect with Us

Tuneli i Llogarasë/ MIE lehtëson kushtet dhe shtyn afatin e tenderit

Aktualitet

Tuneli i Llogarasë/ MIE lehtëson kushtet dhe shtyn afatin e tenderit

Publikuar

-

Ministria e Infrastruturës dhe Energjisë (MIE) që parashikonte dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë datën 12 shkurt e ka shtyrë këtë afat në 23 shkurt 2021. Referuar dokumenteve të kësaj ministrie janë bërë ndryshime dhe sqarime edhe sa i takon specifikimeve teknike për operatorët që kanë interes për t’u bërë pjesë e procedurës. Në kapitullin 12 ku renditen kriteret specifike të kualifikimit në paragrafin që lidhet me kapacitetin financiar dhe ekonomik kur bëhet fjalë për fitimin para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amotirizmit për pesë vitet e fundit pra 2015-2019 ishte vendosur një shumë prej 50 milionë eurosh.

Tashmë ky kriter është korrigjuar dhe është ulur në vlerën 20 milionë euro. Po kështu është sqaruar edhe pjesa e realizimit të një projekti të ngjashëm ku nëse më herët kërkohej që operatori të provonte se në 5 vitet e fundit ka ndërtuar një kumulative prej 8 kilometrash tunel tashmë do ti kërkohet të provojë që projektin e ka zbatuar me një afat 3 vjeçar.

Nëse më herët kërkohej që të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70 për qind e fondit limit të kontratës tashmë kriteri ka zbritur në 50 për qind të fondit limit të kontratës. Lidhur me këtë të fundit ministria sqaroi operatorët me një shkresë të veçante.

“Referuar Dokumenteve Standarde të Tenderit, (DST), përkatësisht shtojca 12, pika 2.3/a: Kapaciteti Teknik, referenca për kontratën e ngjashme, bazuar në Vendimin nr.914 datë 29.12.2014 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, neni 26/6 “Kontrata për punë publike”, ku shprehimisht kërkohet: “…. punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të madhe se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë tri viteve në pesë vitet e fundit”,

Informojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar për procedurën se ky kriter për kualifikim, duhet të plotësohet nga operatorët të cilët kanë realizuar një kontratë prej 50% të fondit të limit të kësaj procedure. Konkretisht e shprehur në vlerën prej 9 590 440 231.6 (nëntë miliard e pesëqind e nëntëdhjetë milion e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tridhjetë e një pike gjashtë lekë) pa TVSH” sqaroi MIE.

Tenderi për tunelin e Llogarasë

Në mes të dhjetorit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për kontratën që ka për objekt “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë)” u çel me një fond limit prej 19.1 miliardë lekësh apo rreth 155 milionë euro. Në dokumente është specifikuar se operatori që do të rezultojë fitues në fund të garës do të ketë në dispozicion 37 muaj pra më shumë se tre vjet për të bërë zbatimin e kontratës ndërsa burimi i financimit do të jetë buxheti i shtetit.

LEXO EDHE:  Publikohen dokumente të Bin Ladenit

Tuneli do të ndjekë projektin që u shpall fitues vetëm pak kohë më parë në një tjetër garë të hapur nga qeveria. Fitues rezultoi bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vdekja e Princin Philip/ Britani shpallen planet e funeralit

Publikuar

-

Nga

Vdekja e Princin Philip/ Britani shpallen planet e funeralit

Ceremonitë e varrimit të Princit Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë, do të mbahet më 17 prill, njoftoi të shtunën Pallati Buckingham, duke shtuar se në funeral do të marrë pjesë nipi i tyre, Princ Harry.

Ndërkohë, kudo në Britani ushtuan të shtënat e topave në shenjë nderimi për Princin Philip, i cili u nda nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare. Planet e ceremonive, të hartuara prej kohësh, u desh të ndryshoheshin dhe të zvogëloheshin në përmasa, për shkak të kufizimeve për koronavirusin, por Pallati Mbretëror tha se ato përsëri përputhen mjaft me dëshirat e Princit Philip.

Për nder të tij do të organizohet një funeral mbretëror, jo shtetëror, pa procesione publike, që do të zhvillohet tërësisht brenda mjediseve të Kështjellës Windsor. Numri i të pranishmëve do të jetë jo më shumë se 30. Varrimi do të zhvillohet në Kishën e Shën Gjergjit brenda kështjellës dhe do të paraprihet nga një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Hollësitë e sakta se kush do të marrë pjesë nuk janë bërë publike, por midis të pranishmëve do të jetë Princi Harry, intervista e pazakontë e të cilit dhe gruas së tij Meghan muajin e kaluar me personalitetin e njohur televiziv Oprah Winfrey, e zhyti familjen mbretërore në krizën e saj më të madhe në dekada.

LEXO EDHE:  Qeveria hap tenderin/ 8 miliardë lekë karburant për fermerët

LEXO EDHE:  Tuneli i Llogarasë/ Belinda Balluku: Ja kur do të fillojë ndërtimi

Meghan, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, nuk do të marrë pjesë në bazë të këshillës së mjekut, tha Pallati Mbretëror.

Të shtëna topash për nder të Princit Philip

Edhe sot vazhduan homazhet për njeriun që mbretëresha Elizabetë e quante shtyllën e saj të forcës.

Shumë njerëz vendosën lule pranë rezidencave mbretërore për Princin Philip, i cili kaloi më shumë se shtatë dekada në krah të bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e saj zyrtar në Twitter, familja mbretërore postoi fjalët e Mbretëreshës të thëna në 50 vjetorin e tyre të martesës në vitin 1997, ku ajo e cilësonte bashkëshortin e saj si një shtyllë force për të gjatë gjithë atyre viteve.

Anëtarët e familjes kanë vazhduar të vizitojnë Mbretëreshën për t’i shprehur homazhet e tyre në Kështjellën Windsor, ku Princi Philip u nda nga jeta.

Në shenjë nderimi, sot në mesditë, ushtuan të shtënat ceremoniale të topave nga forcat e armatosura në Londër, Edinburg, Cardiff, Belfast dhe Gjibraltar. Të shtëna topash pati edhe nga disa anije luftarake të marinës./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE