Connect with Us

Trump i quan “qesharake” përpjekjet e demokratëve për ta shkarkuar

Aktualitet

Trump i quan “qesharake” përpjekjet e demokratëve për ta shkarkuar

Publikuar

-

Trump e mohon: Nuk jam planifikuar për të bërë vaksinën ndaj COVID-19

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se përpjekja e ligjvënësve demokratë për të ngritur akuza për shkarkim në ditët e fundit të presidencës së tij është “absolutisht qesharake”. Duke folur para gazetarëve për herë të parë që kur mijëra mbështetës të tij sulmuan Kapitolin të mërkurën e kaluar,

Presidenti Trump hodhi poshtë çdo pretendim se ai ishte përgjegjës për kaosin që la të vdekur pesë njerëz. Zoti Trump u kishte kërkuar mijëra mbështetësve të tij në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë për të “luftuar” kundër përpjekjes së ligjvënësve për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve në të cilat ai humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden. Por presidenti tha të martën se, ” (kjo çështje) është analizuar dhe njerëzit menduan se ajo që thashë ishte plotësisht e përshtatshme”.

Disa orë pasi policia rivendosi rendin në Kapitol, ligjvënësit certifikuan votimin e Kolegjit Zgjedhor që nxori demokratin Joe Biden fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Joe Biden tani do të inaugurohet pas tetë ditësh si Presidenti i 46-të i vendit, duke i dhënë fund mandatit katër-vjeçar të zotit Trump.

Presidenti Trump i bëri komentet ndërsa po nisej drejt kufirit jugperëndimor me Meksikën për të inspektuar murin që ai ka ndërtuar për të penguar imigracionin e paligjshëm, të cilin ai e konsideron si një nga arritjet e tij kryesore si president. Zoti Trump tha se përpjekja për të ngrituar akuza ndaj tij është një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës”. Me të njëjtat fjalë ai i ka përshkruar edhe hetimet e mëparshme ndaj tij për pretendimet se Rusia e ndihmoi të fitonte zgjedhjet e vitit 2016 dhe miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të akuzave për shkarktimin e tij në vitin 2019 pasi ai kërkoi ndihmën e Ukrainës për të zbuluar informacione kompromentuese për zotin Biden përpara zgjedhjeve të nëntorit. Senati e liroi atë nga akuza shkurtin e kaluar.
Presidenti Trump tha se ai nuk dëshiron më dhunë ndërsa zoti Biden përgatitet të marrë detyrën por tha se përpjekja e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët për të ngritur akuza ndaj tij “po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm”.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të hedhë në votim të martën një rezolutë që i bën thirrje Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të Presidentit Trump për të përdorur autoritetin e tyre kushtetues për të hequr zotin Trump nga detyra.

Masa, e cila pritet të miratohet, do t’i japë një afat 24-orësh Nënpresidentin Pence për t’u përgjigjur, por ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se mbështet shkarkimin e Presidentit Trump. Kjo do të përgatiste terrenin për një votim të Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën mbi ngritjen e akuzave për shkarkim ndaj Presidentit Trump.

“Presidenti paraqet një kërcënim të menjëhershëm për Kushtetutën tonë, vendin tonë dhe popullin Amerikan, dhe ai duhet të hiqet menjëherë nga detyra”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi të hënën.

As Nënpresidenti Pence dhe asnjë anëtar i Kabinetit nuk kanë dhënë ndonjë shenjë publike të mbështetjes për shkarkimin e zotit Trump në ditët në fundit të presidencës së tij përmes përdorimit të Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, i cili lejon që Nënpresidenti dhe shumica e Kabinetit të deklarojnë një president “të paaftë për të ushtruar kompetencat dhe detyrat e tij”.

Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence u takuan të hënën vonë në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga java e kaluar. Nënpresidenti Pence e kishte zemëruar Presidentin Trump duke kundërshtuar thirrjet e tij për të refuzuar votat e Kolegjit Zgjedhor nga disa shtete që zoti Biden i fitoi me rezultat të ngushtë, duke i dhënë atij presidencën.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence “përsëritën se ata që shkelën ligjin dhe sulmuan Kapitolin javën e kaluar nuk përfaqësojnë lëvizjen Amerika e Para të mbështetur nga 75 milionë amerikanë (të cilët votuan për zotin Trump) dhe u zotuan të vazhdojnë punën në emër të vendit për pjesën e mbetur të mandatit të tyre.”

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave/ Nikolla: Pika e fundit që derdhi kupën

Edhe pse mandati katër vjeçar i Presidentit Trump skadon në mesditën e 20 janarit, projekt-rezoluta me katër faqe e Dhomës së Përfaqësuesve propozon ngritjen e akuzave për shkarkim duke theksuar se Presidenti Trump ka “demonstruar se ai do të mbetet një kërcënim për sigurinë kombëtare, demokracinë dhe Kushtetutën nëse lejohet të vazhdojë detyrën dhe ka vepruar në kundërshtim të fortë ndaj vetëqeverisjes dhe sundimit të ligjit.”

Projekt-rezoluta citon akuzat e pabazuara të zotit Trump se ai humbi zgjedhjet për shkak të manipulimit të votave dhe parregullsive gjatë numërimit të votave, presionin i tij mbi zyrtarët e zgjedhjeve në shtetin jugor të Xhorxhias për t’ia “gjetur” atij më shumë se 11,000 vota për të përmbysur fitoren e zotit Biden në këtë shtet dhe thirrjet drejtuar mbështetësve të tij në një tubim të mërkurën e kaluar që të marshonin drejt Kapitolit për të bërë presion ndaj ligjvënësve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

218 ligjvënës demokratë e kanë nënshkruar projekt-rezolutën, duke siguruar një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë me ose pa mbështetjen e republikanëve kundër presidentit republikan në largim.

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë sinjalizuar se nuk kanë ndërmend t’u bëjnë presion kolegëve të tyre për të votuar kundër ngritjes së akuzave për shkarkim të Presidentit këtë radhë.

Nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do të dërgojnë menjëherë rezolutën në Senat për të filluar gjyqin mbi shkarkimin apo jo të Presidentit Trump, duke patur parasysh që mandati i tij mbaron javën e ardhshme.

Joe Biden tha se ai “shpreson” që Senati do të mund të zhvillonte njëkohësisht një gjyq për shkarkimin e Presidentit Trump dhe të konfirmonte emërimet për Kabinetin e tij pasi ai të marrë detyrën, si dhe të miratonte një paketë tjetër ndihmash për ekonominë amerikane të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Ai tha të hënën për protestuesit e dhunshëm se, “është shumë e rëndësishme që të ketë një fokus serioz në mbajtjen përgjegjës të atyre njerëzve që u angazhuan në veprime të dhunshme, duke kërcënuar jetën e të tjerëve, dhe duke dëmtuar pronën publike.”

Zoti Biden gjithashtu u tha gazetarëve se, “unë nuk kam frikë të bëj betimin përjashta”, duke iu referuar ceremonisë së betimit të javës së ardhshme, e cila tradicionalisht zhvillohet në shkallët perëndimore të Kapitolit, një nga zonat e sulmuara nga protestuesit e dhunshëm.

Edhe nëse Senati miraton akuzat për shkarkimin e mundshëm të presidentit, pasi atij t’i ketë mbaruar mandate, ky do të ishte një akt me pasoja pasi një veprim tillë do t’ia hiqte atij të drejtën për të mbajtur një post në qeverinë federale në të ardhmen.

Ligjvënësi republikan Tom Reed tha në një artikull opinion në gazetën New York Times se ai do të bashkohej me një numër të paspecifikuar të kolegëve të tij të Dhomës së Përfaqëuesve në paraqitjen e një projekt-rezolute për kritikë të fortë ndaj Presidentit Trump të martën si një alternativë ndaj “akuzave të nxituara për shkarkim (të mundshëm të Presidentit)”.

“Nëse udhëheqësit tanë marrin një vendim të gabuar mbi mënyrën se si duhet ta mbajmë atë përgjegjës, kjo mund të dëmtojë integritetin e sistemit tonë të drejtësisë, mund të ndezë më tej flakët e përçarjes dhe mund të zhgënjejë miliona amerikanë ─ që së bashku do të çonin në një dështim të përpjekjeve (për ta mbajtur Presidentin përgjegjës)”, shkruante ligjvënësi Reed.

Nëse do të akuzohej përsëri, Donald Trump do të bëhej Presidenti i vetëm në historinë 245 vjeçare të Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza për shkarkim nga detyra./ Zeri Amerikes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Publikuar

-

Nga

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta.

Dy personat që u përfshinë në sherr janë shtetasit me inicialet R. L. dhe A. M.

Sipas policisë personi me inicialet A. M. është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa R. L. është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë.

LEXO EDHE:  Intervista-Ilir Meta kundër importit të plehrave/Listat e hapura për deputetët rruga më e mirë

LEXO EDHE:  Ministri Petrit Vasili shkarkon nga detyra e Drejtorit “spiunin” e Edi Ramës

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit që u arratis./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përshkallëzohet më tej konflikti/ Izraeli sulmon tunelet e Gazës

Publikuar

-

Nga

Përshkallëzohet më tej konflikti/ Izraeli sulmon tunelet e Gazës

Të premten Izraeli ndërmori sulme të gjera ajrore dhe me artileri ndaj një rrjeti tunelesh nëntokësore që ndodhen në Gaza, të cilat strehojnë militantë palestineze. Përshkallëzimi i luftimeve vjen mes sulmeve të vazhdueshme me raketa ndaj qyteteve izraelite.

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, nënkolonel Jonathan Conricus tha se ky është operacioni më i madh kundër një objektivi specifik që nga fillimi i konfliktit, gjatë të cilit u përdorën 160 avionë, tanke e artileri.

Kjo shënon ditën e pestë të përpjasjeve më të ashpra mes Izraelit dhe militantëve të Gazës që nga viti 2014.

Grupi militant i Hamasit i nisi sulmet me raketa ndaj Jeruzalemit dhe Tel Avivit si hakmarrje ndaj përplasjeve të policisë izraelite me palestinezët pranë xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem.

Sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë të paktën 119 persona janë vrarë në Gaza, mes tyre 31 fëmijë dhe 19 gra, ndërsa 830 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet izraelite thanë se numri i të vdekurve në Izrael vazhdon të mbetet në tetë, mes tyre një ushtar që patrullonte kufirin e Gazës, gjashtë civilë izraelitë, përfshirë dy fëmijë dhe një punëtor indian.

Kreu i Gjykatës Penale Ndërkombëtare paralajmëroi se personat e përfshirë në akte që kanë shkaktuar gjakderdhje mund të jenë shënjestër e hetimeve për krime të dyshuara lufte.

LEXO EDHE:  Gjykata Kushtetuese drejt funksionalitetit/ KED dërgon nesër në Presidencë listën e kandidatëve

LEXO EDHE:  Gjykata Kushtetuese drejt funksionalitetit/ KED dërgon nesër në Presidencë listën e kandidatëve

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se kishte raportime për më shumë se 200 objekte strehimi të shkatërruara apo të dëmtuara rëndë dhe se qindra njerëz po përpiqeshin të strehoheshin në shkolla në veri të Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se fushata “do të kërkojë më shumë kohë”.

Zyrtarët izraelitë thanë se përpara çdo armëpushimi, i duhet dhënë një goditje e fortë frenuese Hamasit, grupit më të fuqishëm militant islamik të Gazës.

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje të enjten për ulje të tensioneve dhe tha se donte të shihte një reduktim të ndjeshëm të sulmeve me raketa./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensioni mes Izraelit dhe Palestinës nxit reagime në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Konflikti izraelito-palestinez nxit reagime në Kosovë

Tensionet dhe më pas përleshjet ndërmjet forcave të Izraelit dhe palestinezëve në Jerusalemin Lindor, të cilat në ditët e fundit janë përshkallëzuar në luftime të ashpra, kanë nxitur reagime në Kosovë, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Madje, të premten, më 14 maj, në Prishtinë u mbajt një marsh mbështetës për palestinezët, ku u kërkua që të ndalen luftimet dhe të lirohen të burgosurit.

Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aksa – që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame – dhe për dëbimin potencial të palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, ku janë planifikuar që të ndërtohen vendbanime hebreje.

Reagimet në opinion, për dhe kundër të dyja palëve, janë shënuar përmes komenteve në shkrimet e publikuara nga Radio Evropa e Lirë në Facebook, të cilat kanë pasqyruar ngjarjet dhe zhvillimet e ditëve të fundit në Jerusalem. Ky qytet ka qenë cak i raketave të gjuajtura nga militantët palestinezë, ndërkaq që në Rripin e Gazës, ushtria izraelite, përmes sulmeve ajrore ka pasur për cak militantët palestinezë. Luftimet izraelito-palestineze të ditëve të fundit, kanë rezultuar me dhjetëra të vrarë, të plagosur dhe të lënduar nga të dyja palët.

Komentet për dhe kundër palëve në konflikt

Komente të llojit: “Free Palestina” (Liri për Palestinën), “Zoti i shkatërroftë zullumqarët”, “Mallkuar qoftë Natanjahu”, “Jerusalemi i takon shtetit palestinez dhe do të jetë kryeqytet i tyre”, kanë shprehur mbështetjen e disa prej komentuesve për palestinezët.

Ndërkaq disa komentues të tjerë kanë shpreh mbështetjen për Izraelin përmes komenteve sikurse: “Rroftë sa malet Izraeli”, “Hamasi është një grup përçarës që e nxitë luftën civile”, “Mos harroni se Palestina është kundër Kosovës”, e të tjera. Por, janë shënuar edhe komente të paanshme, sikurse “Ju ka çuar Zoti peshë, ndaleni këtë luftë” ose “O shqiptarë, i keni ndreqë ju punët e juaja, vetëm Palestina ju ka mbetur mangut”.

Islami: Çdo konflikt i përgjakshëm krijon emocione

Por, çfarë e shkakton gjithë këtë vëmendje në Kosovë ndaj konfliktit izraelito-palestinez?

Nehat Islami, drejtor ekzekutiv Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, si dhe ish-korrespondent nga Kosova në Lindjen e Mesme, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin që reagimet e komentuesve në rrjetet sociale lidhur me këtë konflikt janë normale. Sipas tij, fillimisht, gjenerata të tëra të qytetarëve të Kosovës e kanë përcjellë në vazhdimësi çështjen palestineze. Jo rrallë sipas tij, shqiptarët e Kosovës, me të drejtë ose pa të, e kanë krahasuar çështjen e pazgjidhur të tyre në kuadër të ish-Jugosllavisë, me çështje e pazgjidhur të palestinezëve. Por, situata e tanishme në konfliktin izraelito-palestinez, është ndryshe.

“Tani është një problem i natyrës humanitare, i natyrës ku njeriu nuk e ndjen veten mirë kur sheh të vdekur nga të dyja anët. Kjo është e natyrshme, sepse çdo konflikt i përgjakshëm krijon emocione, aq më parë te ne që e kemi përjetuar vet gjatë kohës së sundimit të serbëve, gjatë viteve 90. Do të thotë që megjithatë ekziston një solidaritet që kjo çështje, që kjo gjakderdhje të përfundojë dhe të zgjidhet politikisht ky problem, i cili është vërtetë shumë i vështirë”, theksoi Islami.

Hasani: Reagime që shkaktojnë dëme të pariparueshme

Përveç reagimeve përmes komenteve në rrjete sociale lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përmes një shkrimi në Facebook, më 11 maj, ka thënë se ka përcjellë me shqetësim “eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah, për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al-Aksa”.

LEXO EDHE:  Maqedoni e Veriut: Anulohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

LEXO EDHE:  Skandali me tenderat/ Drejt shkarkimit Drejtoresha e rrugëve

“Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve myslimanë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinezë në Jerusalem dhe në territoret palestineze”, ka shkruar Tërnava.

Ismajl Hasani, profesor i Sociologjisë së Religjionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mediat sociale ka pasur reagime, siç i quan ai, “të pakripë”, për ose kundër njërës apo palës tjetër në konflikt, nga njerëz që potencialisht nuk kanë informacion dhe njohuri për zonën e konfliktit, e cila sipas tij, në esencë është çështje gjeostrategjike. Qasjet e tilla, sipas tij, sjellin mjaft dëme.

“Dëmet e pariparueshme që mund të bëhen janë nga reagimet jo vetëm nëpër portale, por edhe nga reagimet në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Kryemyftiu, me deklarimin pro palestinezëve, përkatësisht u vu në mbrojtje të palestinezëve, pa pasur informacione. Mbase edhe mund të ketë informacione, por Kosova është aq e vogël dhe me aq potenciale modeste, në të gjitha aspektet, sa që nuk e ka luksin as niveli qeveritar që të prononcohet për ose kundër”, theksoi Hasani.

Paradokset e thellimit të kundërshtive

Megjithëse Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që autoritetet palestineze nuk e kanë bërë këtë, komentet në rrjete sociale në favor të palestinezëve, sipas Nehat Islamit, janë reflektim i lirisë së shprehjes nga ana e qytetarëve.

“Është liria e mendimit. Prandaj unë nuk shoh asgjë të keqe aty, nëse dikush mendon ashtu apo kështu. Dihet një gjë që populli shqiptar, në përgjithësi, kudo qoftë, është gëzuar shumë me rastin e njohjes në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe llogaritet që kjo njohje do të sjellë suksese edhe ekonomike, por edhe politike. Ndërsa për sa i përket Palestinës, është çështje e sentimentit që ka mbetur, por jo e ndonjë interesi të ndërsjellë”, theksoi Islami.

Megjithatë, sociologu Ismail Hasani, vlerëson se reagimet e komentuesve në rrjete sociale nuk duhet neglizhuar dhe praktikat kanë treguar se ato mund të çojnë drejt ndarjeve në shoqëri, por edhe të jenë stimuluese për individë të caktuar, pikëpamjet e të cilëve kanë sfond fetar, që t’i bashkëngjiten konflikteve të huaja. Pas gjithë këtyre reagimeve, sipas tij, është i domosdoshëm një reagim i matur i Qeverisë së Kosovës, për të shprehur qëndrimin institucional lidhur me përplasjet e fundit izraelito-palestineze.

“Reagimi institucional, mbase do të ndikonte në zbutjen e këtyre përplasjeve (të komentuesve në rrjete sociale), që çojnë ka krijimi i taborreve të kundërta e që më vonë ekziston rreziku edhe i thellimit të këtyre kundërshtive, që kam drojën se mund të përsëritet Siria e dytë”, theksoi Hasani. Ai shtoi se në konfliktin brenda Sirisë, kanë marrë pjesë një numër i caktuar i qytetarëve të Kosovës.

Lidhur me përplasjet e dhunshme të fundit izraelito-palestineze, Qeveria e Kosovës, deri më tash nuk ka reaguar për të shprehur çfarëdo qëndrimi.

Liderë të ndryshëm të botës u kanë bërë thirrje palëve për t’i dhënë fund dhunës në Jerusalem.

Së fundmi, përleshjet ndërmjet forcave izraelite dhe palestinezëve nisën mbrëmjen e 7 majit. Mbi 220 persona, shumica palestinezë, u lënduan, pasi policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aksa pasi thanë se palestinezët kishin hedhur në drejtim të tyre gurë dhe fishekzjarrë.

Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.REL

LEXO TE PLOTE