Politikë
Topalli tregon pazaret e qeverisë me opozitën, çfarë fshihet pas protestave

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka folur thotë se vazhdon të jetë demokrate, por sipas saj Partisë Demokratike nuk i ka mbetur më asgjë demokratike.
Topalli shprehet se është drejtuesja e Lëvzjes për Ndryshim për të mbajtur ato vlera që sipas saj, kanë nëpërkëmbur e tallen tre kryetarët.
“Mban emrin Partia Demokratike por në kosnideratën time nuk ka mbëtur asgjë demorkatike. Unë jam demorate s’ kam ndryshuar as në parime as në vlera.
Ka pasur momente kur nuk kam rënë dakord edhe kur kam qenë brenda kësaj partie për menyrën sesi zhvillojhej demokracia brenda saj. Jam drejtues e lëvzjes për ndryshim për të mbajtur ato vlera që kanë nëpërkembur e tallen këta tre kryetarë”, u shpreh Topalli.
Më tej ajo nënvizoi se në ditët në vazhdim ajo do të prezantojë kandidatët për deputet të Lëvizjes për Ndryshim. Topalli nuk kurseu as akuzat ndaj pozitës dhe opozitës për të cilët thotë se ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë bashkë.
“Besoj që shqiptarët e kanë kuptuar që ata janë bashkë, pozitë dhe opozitë. Janë disa gjera që mbase i dimë ne po si dinë ata. Ata i kanë parë dhe kanë dyshime
Përshembull kur disa qytetrë u ngritën kundër taksës së Kombit Basha e mbylli shpejt e shpejt. Kishte rastin për të fituar betejën por e zëvendsoi me interesin e familjës së tij. Opozita kërkonte lista të hapura por nuk bëri asnjë betejë sepse ata ishin bashkë kishin nj qëllim. Ata kanë qenë prej kohësh bashkë, është më shumë se kompromis, kanë pazare. Protesta janë shatazhët që i bëjnë njeri tjetrit për tendera e koncesine”, tha Topalli pëe A2./CNA.al