Connect with Us

Të shtëna me armë zjarri në Milot/ Plagoset 45-vjeçari

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Milot/ Plagoset 45-vjeçari

Publikuar

-

Grabitet një furrë buke/ Autori u paraqit si klient

Plagoset me armë zjarri një 45 vjeçar në Milot.

Policia njofton se rreth orës 12:10 në rrethana të paqarta është plagosur shtetasi Ylli Ibrahimi. 45-vjeçari është transportuar menjëherë në spital ku po merr mjekimin.

Ende nuk janë qartësuar rrethanat e plota të kësaj ngjarje, nëse Ibrahimi është qëlluar nga dikush tjetër apo është vetëplagosur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dosja “Gërdeci”, ankimohet vendimi i GJKKO/ SPAK kërkon hetime për Fatmir Mediun

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ka ankimuar në Apel vendimin e shkallës së parë të GJKKO, në lidhje me dojsen “Gërdeci”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK, duke vendosur që të mos rifillojë hetimet ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

“Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në të dy vendimet e tij ka theksuar se të drejtën për të kërkuar autorizimin për procedim sipas ligjit e ka vetëm prokurori,nga tërësia e akteve procedurale dhe e provave që ndodhen në dosjen gjyqësore konstatohet se që prej datës 14.09.2009 (data e shpalljes së vendimit të pushimit nga Gjykata e Lartë) e në vazhdim, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj ish – deputetit Fatmir Mediu, mungesa e të cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal.

Gjithashtu, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012 e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pra, nga vitit 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35/2017, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”, thuhet në vendimin e GJKKO.

LEXO EDHE:  6 biznesmenë në pranga 5 në kërkim/ Ja kush ishte ideatori i skemës së mashtrimit (emri)

LEXO EDHE:  “Fresku” prangos 27 vjeçarin/ Sekuestrohen 70 doza kokainë

Ndër të tjera thuhej se ky është rasti kur vendimi është i pakthyeshëm, pra kur nuk ka mjete të tjera të disponueshme ose kur palët i kanë shfrytëzuar këto mjete ose kanë lejuar skadimin e afatit kohor pa i përdorur ato.

Sipas GJKKO, revokimi i vendimit të pushimit do të kishte ndodhur nëse do të kishte prova  të cilat më pas do të depozitoheshin në sekretarinë e gjykatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen mbi 12 kg kanabis/ Prangoset një 45 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Plagosi me thikë 17-vjeçarin/ Arrestohet autori i mitur

12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike kanabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike janë sekuestruar në Durrës.

Në pranga është vënë Ç. P., 45 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një ikonë e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), të cilën ky shtetas dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëvaret nëna 24-vjeçare në Pogradec/ Mister shkaqet

Publikuar

-

Nga

Bie nga kantieri i ndërtimit duke duke punuar/ Aksidentohet rëndë 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku një 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Burime për CNA.al  bëjnë të ditur se një 24 vjeçare nga fshati Losnik i Pogradecit ka varur veten në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.

Viktima është R.D. nënë e një fëmije të vogël. Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Aksidentoi të miturën dhe u largua nga vendi i ngjarjes/ Arrestohet shoferi

LEXO EDHE:  Mjeti lundrues bllokohet në mes të detit/ Rrezikon fundosjen

E reja e martuar në Prrenjas. Trupi është sjellë në morgun e Pogradecit./CNA.al

LEXO TE PLOTE