Connect with Us

Skandali në spitalin Covid 2/ Reagon Prokuroria e Tiranës

Aktualitet

Skandali në spitalin Covid 2/ Reagon Prokuroria e Tiranës

Publikuar

-

Skandali në spitalin Covid 2/ Reagon Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet sanitaren e spitalit ”Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishaj, e cila u hoq si infermiere dhe mori para nga familjarët e një pacienteje të shtruar.

Përmes një njoftimi Prokuroria bën me dije se do të nisë një hetim më i thelluar dhe më i plotë, duke shtuar se ndaj sanitares është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

LEXO EDHE:  Investigimi/Skandali në Bashkinë Kolonjë, 1.51 miliardë lekë tendera fitohen me 100% të vlerës

Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit What’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”

Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar nese ndodhemi para nje rasti sporadik apo para nje skeme te mirefillte perfitimi nga personeli mjekesor apo ndihmes ne kurriz te te semureve me semundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti në Elbasan/ Kjo është mjekja e plagosur, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhurpasditen e sotme në aksin rrugor Elbasa-Peqin, ku u përfshinë dy makina të tipit Benz dhe Toyota. Për pasojë u aksidentua rëndë drejtuesja e mjetit ‘Toyota’ e identifikuar si Valbona Tole, 32 vjeçe.

Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i saj, mjek okulist. Mësohet se udhëtonin me tre persona të tjerë në makinë, të afërm mes tyre.

Në automjetin tip ‘Benz’ ishte vetëm drejtuesi 24-vjeçar, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndonëse policia raporton vetëm katër të aksidentuar, të cilët nuk ndodhen në gjendje kritike, burime bëjnë me dije se mjekja Tola ka marrë plagë të rënda në njërën këmbë.

Për pasojë pritet që ti nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht bëhet me dije se shkak është bërë një parakalim i gabuar . Kthesa e Papërrit njihet ndryshe si kthesa e vdekjes për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

LEXO EDHE:  Sajmir Kodra tregon të pathënat e skandalit me gjyqtarin që kërkonte favore seksuale

LEXO EDHE:  Ashensorët e pallateve, jashtë standarteve të BE-së

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rritet numri i viktimave/ Regjistrohen mbi 700 raste pozitive me Covid

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave/ Regjistrohen mbi 700 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, ku bën me dije se janë kryer 3314 testime nga të cilat 739 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

LEXO EDHE:  Vrau fqinjin me kosën e barit/ Flet për herë të parë autori

LEXO EDHE:  Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ Ja sa vite burg rrezikon kreu i PD-së

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën

Publikuar

-

Nga

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën

Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë të përqendruar në Veri dhe në Jug të vendit por nuk do të mungojë prezenca e tyre edhe në Shqipërinë e mesme.

Reshjet intensive do të shtohen ditën e shtunë gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe. Ndërkohë problematike do të jetë edhe era e fortë ku në det të hapur do të arrijë deri në 80 km/h duke vështirësuar lundrimin.

“Dita e sotme do të sjelle vetëm rrebesh në zonën veriore dhe jugore. Do të vazhdojë e njëjta situatë edhe të shtunën, por pasditja dhe e diela sjell fuqizim të reshjeve në të gjithë vendin, kryesisht reshjet do të jenë mesatare.

Ndërsa do të ketë reshje intensive. Pasdite të dielën ka ulje të shirave por më pas nisin reshjet e tjera. Herë pas here në Shkodër Lezhe, Fier Vlorë, Gjirokastër mund të ketë përmbytje.

LEXO EDHE:  Arta Marku e bëri shef seksioni/ Armand Gurakuqi për dy vite, me dy apartamente

LEXO EDHE:  “Kam gruan shtatzënë”/ Gjykata jep vendimin për ish-drejtorin e Hipotekës

Është situatë e përkohshme që nuk zgjat shumë ditë. Nga dita e hënë do të rikthehet moti i kthjellët por temperatura të ulëta. Do të jetë edhe erë shumë të fortë. I kalon edhe 80 km / h në det të hapur”, shprehet Adiola Bami./CNA.al

LEXO TE PLOTE