Connect with Us

Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA

Bota

Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA

Publikuar

-

Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA

Si i shohin shqiptaro-amerikanët zhvillimet e fundit politike në SHBA në prag të inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden? Zëri i Amerikës bisedoi në Skype me dy prej tyre.

Më 6 janar, ditën kur një turmë e dhunshme sumoi Kapitolin, Marko Kepi, mbështetës i Presidentit Donald Trump nga Nju Jorku, ishte në Uashington.

“Ne ishim në pjesën ku mbajti fjalimin Presidenti Trump, që ishte më shumë afër Shtëpisë së Bardhë se sa afër Kapitolit. Kur iu afruam Kapitolit, pas fjalimit të Presidentit, e pamë që filloi rrëmuja dhe me grupin tonë vendosëm të largoheshim që të mos bëheshim pjesë e trazirave. Ishte një gjë shumë negative, që nuk duhet të ndodhte, sidomos këtu në Amerikë. U duk si një gjest ballkanik dhe jo si një gjest amerikan,” thotë zoti Kepi, i cili drejton organizatën Albanian Roots.

Shumë amerikanë ndajnë mendimin se me zhvillimet e fundit, siç ishte sulmi kundër Kapitolit, saga e gjatë e zgjedhjeve dhe sidomos teoritë konspirative që qarkullojnë me lehtësi në mediat sociale, demokracia amerikane është e kërcënuar si asnjëherë.

Edhe zoti Kepi shpreh shqetësimin e tij për kërcënimet ndaj demokracisë. Ai nuk është dakord, për shembull, me vendimin e kompanisë Twitter që i mbylli llogarinë presidentit Trump.

“Në një anë them se po, është e kërcënuar, sepse kur sheh akte të tilla që një kompani ia bllokon Presidentit të SHBA të drejtën e fjalës, ky është një shqetësim për demokracinë amerikane. Qeveria duhet të reagojë që të mos ndodhin këto gjëra. Nëse kjo i ndodh presidentit, atëhetë ç’mund të thuhet për ne? Sa i përket shtetit dhe ligjit nuk shikoj se do të ketë një ndryshim shumë të madh. Shteti amerikan gjithnjë do të funksionojë, sepse kemi Kongresin, Senatin dhe dy parti që mundohen të ruajnë ekuilibrin.” thotë zoti Kepi.

Richard Lukaj, themelues i grupit bankar Bank Street në Stamford të shtetit Konektikat, është i regjistruar si republikan dhe në të kaluarën ka patur rastin të njohë si Presidentin Trump gjatë marrëdhënieve të biznesit me të, ashtu edhe Presidentin e Zgjedhur Joe Biden. Ne e pyetëm zotin Lukaj nëse një proces shërimi në SHBA është i mundur me ardhjen e administratës së re:

“Mendoj se është shumë e mundur. Vazhdimisht në këtë vend ka patur erëra ndryshimesh. Votuesit kësaj here u shprehën për një ndryshim në drejtimin e vendit, një ndryshim të tonit, një ndryshim në karakterin e presidentit madje edhe përtej kësaj, siç u pa me fitoren e dy senatorëve në shtetin Xhorxhia, njëri prej të cilëve afrikano-amerikan dhe tjetri hebre. Mendoj se mesazhi ishte shumë i qartë. Era e ndryshimit e ka lënë pas retorikën populiste që pamë disa vite më parë,” thotë zoti Lukaj.

LEXO EDHE:  Problemi me paragjykimet kundër të pasurve

Por zoti Lukaj mendon se situata është ende shqetësuese, kur dëgjohen paralajmërime për kërcënime ndaj sigurisë në ditën e inaugurimit që po afron:

“Është ende një kohë tensionesh, kur zërat e njerëzve të arsyeshëm duhet të dëgjohen. Mendoj se mendjet inteligjente në të dyja anët e spektrit politik duhet të bien dakord se e ardhmja e vendit është më e mirë kur ka pajtim dhe dialog konstruktiv për zgjidhjen e problemeve, se sa grindje politike që e përçajnë vendin.”

Në mënyrë të veçantë, Partia Republikane ka qenë kohët e fundit mjaft në qendër të debateve politike. Për mbështetës të zotit Trump si Mario Kepi, e ardhmja e partisë është ende e panjohur. Kjo parti prej disa vitesh lëkundet mes besnikërisë ndaj Presidentit Trump dhe largimit nga ndikimi i tij.

“Si anjëherë më parë, nuk shikoj që ky kandidat, ose ky president që ne kishim, do të jetë si të tjerët që thjesht kryejnë mandatin dhe zhduken. Ai nuk kishte thjesht votues por një bazë që e ka mbështetur, një grup personash që më shumë besojnë tek ai sesa tek partia. Mendoj se mënyra se si do të sillet Partia Republikane me Presidentin Trump, do të tregojë për të ardhmen e kësaj partie,” thotë republikani Kepi.

Në komunitetin shqiptaro-amerikan pasionet politike nuk mungojnë. Richard Lukaj beson se politikisht ky është një komunitet si gjithë të tjerët, i integruar thellë në jetën e vendit, por me tiparet e veta sa i përket prirjeve politike.

“Mendoj se komuniteti shqiptaro amerikan nuk është ndryshe nga pjesa tjetër e vendit… Shumica e shqiptarëve që emigruan në SHBA erdhën këtu me një preferencë për të djathtën, siç ishte familja ime dhe të tjerë që ikën nga regjime socialiste dhe komuniste. Por është interesant se me kalimin e kohës, përvoja amerikane bëri që preferencat e tyre partiake të balancoheshin, duke arritur gati 50 me 50 për qind,” thotë bankieri Lukaj.

Ai shpjegon se ashtu siç ka ndodhur edhe me pjesën më të madhe të vendit, shqiptaro-amerikanët janë luhatur nga njëra anë e spektrit tek tjetra në varësi të çështjes që ka patur përparësi për komunitetin.

“I tillë ka qenë konflikti në Kosovë, kur simpatitë shkonin drejt sekretares Madeliene Albright dhe Presidentit Bill Clinton. Në fillim të viteve 90, kur Shqipëria po shkëputej nga komunizmi, ishte sekretari James Baker dhe presidenti Xhorxh Bush i vjetër që nxorën më në pah prirjet republikane tek komuniteti shqiptar,” thotë ai.

Zoti Lukaj bën thirrje që në momentin e tanishëm njerëzit të jenë më objektivë e më të peshuar, larg ndikimit të emocioneve që errësojnë gjykimin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Situata nga Covid/ Afër 100 milionë raste me koronavirus në shkallë globale

Publikuar

-

Nga

OBSH bën bilancin “e errët”/ Shkon mbi 61 milionë numri i të infektuarve

Bota po i afrohet shifrës prej 100 milionë rastesh të diagnostikuara me koronavirus. Universiteti Johns Hopkins njoftoi sot se numri i të infektuarve i ka kaluar 98 milionë vetë dhe se COVID-i ka shkaktuar mbi 2 milionë vdekje.

“Për momentin, virusi ende e kontrollon lojën, por kemi futur dy lojtarë të mirë: vaksinën dhe stinën e pranverës që afron,” tha një zyrtare belge duke folur për situatën në vendin e saj.

Ekspertët shpresojnë se me ngrohjen e motit në hemisferën veriore, do të ulet vala e infeksioneve. Belgjika ka afro 690,000 raste të konfirmuara dhe mbi 20,000 viktima nga COVID-i. Autoritetet kineze kanë mbyllur pjesërisht një lagje në Hong Kong. Zyrtarët thonë se po testojnë çdo individ në lagjen Jordan në një nga zonat më të populluara të Hong Kongut. Deri tani në këtë territor janë regjistruar më pak se 10,000 raste.

Në Gjermani zyrtarët thanë të premten se megjithëse numri i viktimave kapërceu 50,000 vetë, ritmet e përhapjes së infeksionit janë në rënie. Po të premten, vendet evropiane u tronditën nga njoftimi i kompanisë farmaceutike AstraZeneca se nuk do të arrinte të përmbushte premtimet për dërgimin e sasisë fillestare të vaksinave.

Kompania njoftoi përmes një deklarate se si rezultat i problemeve në sistemin e furnizimeve, nuk ka arritur të prodhojë ende sasinë e parashikuar. Edhe kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë njoftuar vonesa në përmbushjen e dërgesave të premtuara gjë që po ngadalëson ritmet e vaksinimit. Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden ka nënshkruar urdhra të rinj ekzekutivë për të ndihmuar amerikanët e goditur rëndë ekonomikisht nga pandemia.

LEXO EDHE:  Vrasja e gjeneralit iranian/ Mijëra njerëz vërshojnë nëpër rrugë: Vdekje për Amerikën

LEXO EDHE:  Kryemadhi vizitë jo zyrtare në SHBA/ Zbulohet axhenda

Ndërkaq të premten, gjigandi i shitjeve me pakicë Walmart tha se po përgatitet të zgjerojë operacionet e tij për vaksinim. Walmarti ka një rrjet të gjerë farmacish përmes dyqaneve të tij në të gjithë vendin. Kjo kompani deri tani ka ofruar vaksinime për punonjësit e shëndetësisë në shtetet Nju Meksiko dhe Arkansa dhe planifikon t’i zgjerojë vaksinimet edhe në të paktën shtatë shtete të tjera.

Fushata e vaksinimeve në SHBA ka hasur në disa probleme përfshirë në infrastrukturën e shpërndarjes, dështime institucionale si dhe mungesa në furnizimet me vaksina duke anuluar planet për imunizim të shumë amerikanëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifrat në 24 orë/ Humbin jetën 3 persona, infektohen qindra të tjerë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese në Kosvë/ Shënohen 13 viktima dhe mbi 500 të infektuar në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë në raportin 24-orësh ka njoftuar se janë regjistruar tre viktima nga coronavirusi dhe 379 raste të reja të personave të infektuar.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 57,696 raste nga 218,142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50,731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,515./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ishte i shtruar në spital nga COVID-19/ Humb jetën ikona e televizionit

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta gazetari i njohur me famë botërore, Larry King disa javë pasi u shtrua në spital me COVID-19.

Larry King ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçar në një Qendër Mjekësore në Los Angeles. Ai kishte probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit duke përfshirë sulmet në zemër dhe diagnozat e diabetit dhe kancerit të mushkërive.

Vitin e kaluar, King humbi dy nga pesë fëmijët e tij brenda disa javësh. Djali Andy King vdiq nga një sulm në zemër në gusht dhe vajza Chaia King humbi jetën nga kanceri në mushkëri në korrik./CNA.al

LEXO TE PLOTE