Connect with Us

Shqipëria nën ujë/ Këlliçi rikujton vitin 2004: Kryeministri harbohej në buzuqe greke

Politikë

Shqipëria nën ujë/ Këlliçi rikujton vitin 2004: Kryeministri harbohej në buzuqe greke

Publikuar

-

Shqipëria nën ujë/ Këlliçi rikujton vitin 2004: Kryeministri socialist harbohej në buzuqe greke

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi thotë se në vendet e BE, nëse ministri i infrastrukturës do të filmohej duke ngrënë biftek 1000$, ndërkohë që vendi i tij përmbytej me dy ditë shi, shkarkimi do të ishte në tavolinë të nesërmen.

Sipas Këlliçit,  mentaliteti i qeverisë ka ngelur në vitin 2004 duke kujtuar se edhe atëherë shqiptarët ishin në ujë dhe kryeministri socialist
harbohej në buzuqe greke.

“Në vendet e BE, nëse ministri i infrastrukturës do të filmohej duke ngrënë biftek 1000$, ndërkohë që vendi i tij përmbytej me dy ditë shi, shkarkimi do të ishte në tavolinë të nesërmen. Në mos shkarkimi i menjëhershëm, dorëheqja do të ishte e padiskutuar. Po kjo ndodh me individët politikë që kanë vetëdije qytetare, mendësi politike europiane dhe mbi të gjitha, kur në fokus kanë qytetarët. Na kanë kthyer pas në kohë. Mentaliteti i kësaj qeverie ka ngelur në vitin 2004. Edhe atëherë shqiptarët ishin në ujë dhe kryeministri socialist harbohej në buzuqe greke. Duhet seriozitet! Duhet punë konkrete! Duhet ndryshim!”, shkruan Këllici./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqiptarët kanë nevojë për të renë në politikë”/ Abazi: Vetëvendosja ka një plan të madh

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët kanë nevojë për të renë në politikë”/ Abazai: Vetëvendosja ka një plan të madh

Boiken Abazi dhe Iljaz Shehu për Lezhën janë për momentin kandidatët e vetëm në debutin e Vetëvendosjes në zgjedhjet politike shqiptare.

Kandidati për Tiranën e VV, Boiken Abazi shprehet se shqiptarët duan një frymë të re në politikë, duke shtuar se kandidatët në partinë ku ai bën pjesë do të shtohen gjatë rrugës.

“Jemi në momentin e grumbullimit të nënshkrimeve për dy kandidaturat. Ne e quajmë veten si lëvizje,  por ky është një hap në kuadër të një plani më të madh, që nuk ka nisur prej nesh, por me Rilindjen kombëtare, dhe ne jemi duke e aktualizuar sipas nevojave të shqiptarëve në shekullin XXI. Ftesa mbetet e hapur për 7 mars, dhe ftojmë të gjithë ata që kanë dëshirë, të duken. Ne do të japim mbështetje, por nuk përkrahim këdo.

LEXO EDHE:  Aktorja e njohur thumbon kolegët/ Ka shumë mediokër

LEXO EDHE:  Zbulohet marrëveshja e fshehtë me BE/ Shqipëria do strehojë emigrantët e palgjshëm

Ne nuk mbështesim ata që nuk duan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, që nuk pajtohen me projektin zhvillimor që ne besojmë për Shqipërinë. Siç thotë dhe kandidati Iljaz Shehu, që na mbështeste qysh kur studionte në Paris, kandidimi ynë është një akt rezistence, nga gjithë ajo që ka ndodhur në këto 30 vjet, akt që i përplaset në fytyrë cinizmit që mbizotëron në segmente të shoqërisë shqiptare, dhe i heq frikën qytetarëve që dëshirojnë të shohin ndryshime rrënjësore, por kanë menduar se kjo është e pamundshme”, tha Abazi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“25 prilli është sfidë me vetveten”/ Manja tregon synimin e vetëm të PS

Publikuar

-

Nga

“25 prilli është sfidë me vetveten”/ Manja: Synojmë të mbajmë 74 mandate

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh i bindur në fitoren e  Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se mazhoranca synon 74 mandate duke mbajtur nivelin e vitit 2017.

“Ne diskutojmë cilësinë e fitores së PS në 25 prill për të qeverisur e çuar në fund reformat tona, objektivi ynë është të mbajmë 74 mandate, por që PS është mazhorancë, këtë nuk e diskuton asnjë seli e opozitës. Duam të marrim mandatet e 2017-s”, tha ai.

Besimin në fitoren e zgjedhjeve, Manja e bazon me reformat e ndërmarra nga qeveria, por edhe nga fakti që, sipas tij, nuk ka asnjë kundërshtar dhe alternativë përballë. Duke e konsideruar sfidë me vetveten ai thotë se në mandatin e tretë Shqipëria do të hyjë në rrugën e integrimit.

“Ne do ta marrim mandatin e tretë. Ne nuk kemi kundërshtar përballë, por unë besoj që mandati i tretë është sfidë me vetveten dhe është fryt i punëve të mira që kemi bërë dhe do përfundojmë ato punë që kemi nisur dhe janë të hapura dhe ky është mandati ynë i tretë dhe nga pikëpamja e reformës në drejtësi dhe zhvillimit ekonomik. Në mandatin e tretë, Shqipëria do hyjë në rrugën e integrimit, unë nuk kam sfidë me kundërshtarin, por me vetveten.

Të qasemi te qytetari me gjuhë të thjeshtë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk kemi bërë mirë. Nuk ka alternativë. Një opozitë me vizion e vendos edhe mazhorancën në pozitë të fortë elektorale, ne sfidën e kemi me vetveten. PD me përjashtim të zgjedhjeve të 92 ka qeverisur falë manovrave politike e elektorale për shkak të problemeve që kishte e majta”, u shpreh Manja.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Komisioneri për zgjerim viziton Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

LEXO EDHE:  Alketa Vejsiu dhe Shqipëria paskan marrë komplimentat më të mëdha në emisionin e famshëm në Itali

Një tjetër sukses me të cilin synon mandatin e tretë, PS konsideron menaxhimin e pandemisë. Dhe, sipas Manjas, do të ishte absurde nëse nuk i njihet merita qeverisë.

Sa i takon dekriminalizimit, Manja shprehet se thelbi i tij është deklarimi vullnetari i çdo kandidati, por PS nuk do të bëhet mburojë për asnjë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD nxjerr denoncimin e mësuesit/ Nuk po paguhen për orët shtesë

Publikuar

-

Nga

PD nxjerr denoncimin e mësuesit/ Nuk po paguhen për orët shtesë

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar denoncimin e një mësuesi në qarkun e Elbasanit, i cili shprehet se mësuesit në Peqin nuk e marrin pagesën e orëve shtesë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Boçi shprehet se diskriminimi i qeverisë ndaj mësuesëve është i pandalshëm, duke shtuar se në arsim po mbizotëron kaosi, pasiguria dhe pandemia.

“Pas mashtrimit me rritjen e pagave, mësuesit nuk marrin as orët shtesë

LEXO EDHE:  Shqipëria, e 18-a me borxhin më të lartë në Europë nga 45 shtete; por e fundit për konkurrueshmëri

LEXO EDHE:  Shiu "pushton" Shqipërinë/Çfarë do ndodhë në javët e ardhshme

Diskriminimi dhe përçmimi i mësuesve nga Rama është i pandalshëm.

Pas mashtrimit për rritjen e pagës, Rama refuzon t’u paguajë atyre orët shtesë.

Denoncimi i ardhur nga Peqini nuk është i vetmi.

Mësuesit nuk marrin prej kohësh atë që u takon.

Ndërkohë në arsim kudo mbretëron kaosi, pasiguria dhe pandemia!

Dita e gjykimit po afron”, shkruan Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE