Connect with Us

“Shkatërroi” vendimet gjyqësore dhe divorcoi kolegen/ Gjyqtari i Korçës me pasuri nga Erseka në Tiranë

Vetingu

“Shkatërroi” vendimet gjyqësore dhe divorcoi kolegen/ Gjyqtari i Korçës me pasuri nga Erseka në Tiranë

Publikuar

-

Në Dhjetor të vitit që lamë pas, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njoftoi se ka nisur hetimet –Vetting për gjyqtarin e Korçës, Maksim Qirjazi.

Ky i fundit njihet si gjyqtari që divorcoi pa dashje kolegen e tij. Ariola S., në muajin Shkurt 2018 i është drejtuar gjykatës së Korçës, me kërkesën për rregullimin e gabimeve të bëra në vendim nga gjyqtari Maksim Qirjazi, i cili, tre muaj më parë kishte shqyrtuar parë kërkesën e saj për tu divorcuar nga bashkëshorti.

Sipas Shqiptares.com, Ariola S. pretendonte se gjyqtari Qirjazi, në vendim kishte shkruajtur gabim vendbanimin, vendin e punësimit si dhe i kishte ndryshuar mbiemrin, duke ia vënë Kristo.

Sipas vendimit të gjyqtarit, e divorcuar ishte Ariola Kristo, një kolege gjyqtare e Korçës, në vend të Ariola S. Por gjyqtari Qirjazi, duket se është ekspert në vendimet me gabime.

Më herët, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte shqyrtuar gjatë fazës së procedimit disiplinor kundër këtij gjyqtari një numër prej gati 40 vendime gjyqësore, të cilat rezultonin të zbardhura në mënyrë të gabuar dhe aspak profesionale.

Ndaj gjyqtarit të Korçës Maksim Qirjazi, KLD ka marrë një masë disiplinore “vërjtje” konfidenciale. Gjithashtu i njëjti ka qenë në listën e ish Ministrit të Drejtësisë Nasio Naço, i cili e kishte çuar në KLD për shkarkim. Kjo pasi gjyqtari Maksim Qirjazi për shkak të gabimeve të tij, kishte lënë 25 ditë në burg në mënyrë të padrejtë shtetasin T. Ramo të akuzuar për vrasje.

Sa i përket pasurisë rezulton ai ka një sërë patundshmërish në pronësi nga Erseka në Tiranë. Ai deklaron një apartament banimi, 75.6 m2 me vlerë 0, 866 66 milion lekë, në Erseke, Kolonjë, përfituar si i pastrehë, një shtëpi banimi 105 m2 në Gostivisht, Ersekë, në emër të prindërve, një apartament banimi 113 m2, me vlerë 2 365 800 në Sauk, Tiranë, në proces ndërtimi, 12 % të truallit 736 m2, në Sauk, Tiranë, tokë bujqësore 9 250 m2 në Gostivisht, Ersekë si dhe truall 450 m2 në Gostivisht, Ersekë, i trashëguar.

Më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Maksim Qirjazi.

Viti 2003
Ap banimi, 75.6 m2 me vlerë 0, 866 66 million lekë, në Erseke, Kolonjë, përfituar si i pastrehë.
Shtëpi banimi 105 m2 në Gostivisht, Ersekë, në emër të prindërve.
Ap banimi 113 m2, me vlerë 2 365 800 në Sauk, Tiranë, në proces ndërtimi.
12 % të truallit 736 m2, në Sauk, Tiranë.
Tokë bujqësore 9 250 m2 në Gostivisht, Ersekë.
Truall 450 m2 në Gostivisht, Ersekë, I trashëguar.
Bono privatizimi, 018 000 lekë.
Depozitë kesh 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kolonjë, 637 734 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, nuk kuptohet shifra.
Të ardhura nga pensioni I prindërve, 116 004 lekë dhe 043 008 lekë.

Viti 2004
Përfundim I papafingos në ndërtesën në Sauk, Tiranë, 260 000 lekë.
Depozitë kesh, 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kolonjë, 887 704 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 234 720 lekë.
Të ardhura nga pensioni I prindërve, 124 800 lekë dhe 381 601 lekë.

Viti 2005
Depozitë kesh në emër të bashkëshortes, 480 000 lekë.
Llogari në emër të subjektit deklarues, 1 400 euro dhe 1 600 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kolonjë, 896 328 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 233 620 lekë.
Të ardhura nga puna në Greqi , 1 muaj e 15 ditë në pushimet e verës me bashkëshortes dhe djalin, 1 400 euro.

Viti 2006
Depozitë bankare në emër të bashkëshortes, rreth 1 000 000 lekë.
Depozitë bankare , 615 euro dhe 761 dollarë amerikanë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kolonjë, 841 004 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 260 160 lekë.

Viti 2007
Rikonstruksion I brendshëm dhe I çatisë së papafingos, në ap në Sauk, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kolonjë, 773 387 lekë dhe shpërblim 22 000 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 260 160 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap në Sauk, 96 000 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortes 100 000 lekë. Pa shlyer 55 000 lekë.
Depozit bankare në emër të subjektit deklarues 325 euro dhe 288 dollarë.

LEXO EDHE:  Divorc, 3 minuta pas celebrimit/Arsyeja “e çuditshme” që i dha fund martesës më të shkurtër në histori

Viti 2008
Kryeje punimesh në papafingon e shtëpisë në Sauk, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kolonjë, 999 600 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 358 726 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap në Sauk, 96 000 lekë dhe tatim 9 600 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortes 100 000 lekë. Shlyer.

Viti 2009
Depozitë bankare 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kolonjë, 1 000 479 lekë dhe shppërblim 9 000 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 314 215 lekë dhe shpërblim 9 000 lekë.
Investim për arredim dhe punime të pjesshme në papafingon e ap në Sauk, 400 000 lekë.

Viti 2010
Kursime 200 000 lekë.
Tërhequr nga depozita bankare, 2 541 euro.
Depozitë bankare 2 5 30 euro.
Depozitë kursimi 465 euro.
Mobilim ai papafingos së ap në Sauk, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar , 1 303 848 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 413 342 lekë.

Viti 2011
Depozitë bankare e subjektit deklarues 230 000 lekë.
Llogari bankare, 42 53 euro.
Depozitë bankare, 16 408 02 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 34 20 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë , 1 379 781 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 413 243 lekë.

Viti 2012
Shtesë në depozitën bankare 425 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 250 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë , 1 425 942 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 461 226 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si roje sigurie, 320 000 lekë.

Viti 2013
Shtesë në depozitën bankare 190 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 250 dollarë.
Shtesë në depozitën bankare 250 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë , 1 498 050 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 467 000 lekë.

Viti 2014
Shtesë në depozitën bankare 166 408 77 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 123 332 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 100 euro.
Shtesë në depozitën bankare 53 14 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë , 1 328 168 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Ersekë, 378 604 lekë.

Viti 2015
Shtesë në depozitën bankare 250 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 59 51 euro.
Shtesë në depozitën bankare 300 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë , 1 330 167 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Kolonjë, 383 559 lekë.
Të ardhura të djalit si pjesëtar i shkollës së trupës së MB dhe specialist I kinebernetikës në repartik ushtarak të ndërlidhjes, 299 700 lekë.
Viti 2016
Shtesë në depozitën bankare 395 751 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 7 423 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 210 614 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 5 33 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë , 1 398 338 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Kolonjë, 450 814 lekë.
Të ardhura të djalit si oficer në repartik ushtarak të ndërlidhjes, 467 014 lekë.
Të ardhura të djalit tjetër si oficer në repartik ushtarak të ndërlidhjes, 299 700 lekë.

Viti 2017
Të ardhura nga interesat bankare, 142 990 03 lekë, 5.27 dollarë, 18 52 euro dhe 9 649 83 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës, 200 695 25 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 68 423 41 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë , 1 428 561 84 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Kolonjë, 497 431 lekë.
Të ardhura të djalit si oficer në repartik ushtarak të ndërlidhjes, 573 972 lekë.

Viti 2018
Llogari bankare e subjektit deklarues, 7,63 euro dhe 3, 097 dollarë.
Gjendje kesh 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë , 1 466 750 96 lekë.
Llogari e bashkëshortes, 300 378 33 lekë.
Të ardhura të Rajmonda Qirjazit nga Bashkia Kolonjë, 527 548 lekë.
Të ardhura të djalit si oficer në repartik ushtarak të ndërlidhjes, 528 252 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Skandali seksual në Gjykatë dhe pasojat/ Vettingu nis hetimet për gjyqtaren

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku (Marku), është vënë nën hetim nga Vettingu, në fund të vitit që lamë pas.

E njëjta gjyqtare është bërë objekt në media në vitin 2016, pas denoncimit të skandalit seksual të gjyqtarit Guximtar Boçi. Në vitin 2016, kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit të Gjirokastrës Guximtar Boçi.  Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në atë kohë, ka urdhëruar inspektimin e punës së gjyqtares Blerta Çibuku (Marku), pasi dyshohej se ajo kishte shkelur rëndë figurën e gjyqtarit.

Kujtojmë se në videon e transmetuar nga emisioni “Stop” , gjyqtarja Çibuku, rezulton duke biseduar me një grua, e cila ishte palë në procesin gjyqësor për ndarjen e pronësisë së një banese trekatëshe dhe një supermarketi në qytetin e Gjirokastrës.

Përpara dhënies së vendimit gjyqtarja komunikon në zyrë direkt me palën e paditur, gjë e cila është e ndaluar, duke i thënë se nuk mund t’ia jepte fitoren asaj në gjykatë, pasi dhe Guximi, gjyqtari që i kishte kërkuar favore seksuale, të paditurës, i kishte pohuar “…bëj ç’të duash…”.

Në këto rrethana, inspektorët e ministrisë së Drejtësisë sekuestruan vendimin e datës 27 shkurt 2015 të kësaj gjyqtareje, që informonte 40-vjeçaren disa ditë para se do e humbte gjyqin në shkallën e parë.

Të gjitha këto veprime, sipas inspektorëve të KLD cënonin rëndë figurën e gjykatësit. Nuk dihet se çfarë vendimi ka marrë KLD për këtë rast.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku), të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit si dhe nga emigracioni. Patundëshmëri ajo deklaron një apartament banimi 110 m2 ,me vlerë 900 000 lekë si dhe 300 m2 truall në Sarandë me vlerë 144 000 lekë, të blerë nga bashkëshorti në vitin 2011.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku).

Viti 2003
Ap banimi 110 m2 ,me vlerë 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 62 000 lekë.

Viti 2004
Ap banimi 110 m2 ,me vlerë 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 933 000 lekë.
Shpërblim 30 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 447 909 lekë,orë shtesë 58 886, shpërblim 20 000 lekë dhe raport lindjeje 218 795 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga emigracioni, 4 000 euro.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 837 333 lekë, shpërblim 8 880 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 230 000 lekë.
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga emigracioni, 2 500 euro.
Të ardhura dhe kursime të bashkëshortit në shumat 8 000 euro dhe 1 000 000 lekë.
Autoveturë Opel e bashkëshortit 2 000 euro.

Viti 2007
Bashkëshorti ka shiitur makinën 250 000 lekë dhe ka blerë një tjetër me të njëjtën vlerë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 928 080 lekë, shpërblim 14 884 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 500 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 817 170 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 500 000 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 097 865 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 450 000 lekë.
Kursime, 600 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 966 266 lekë, shpërblim 10 000 lekë dhe orët shtesë 56 272 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 500 000 lekë.
Të ardhura kesh të subjektit deklarues nga babai pas vdekjes, 10 000 euro.
Kurime, kesh 700 000 lekë.

LEXO EDHE:  Fier/ISSH, 428 për qind realizim të ardhurash nga bujqit

LEXO EDHE:  Fier/ISSH, 428 për qind realizim të ardhurash nga bujqit

Viti 2011
Gjendje në llogarinë rrjedhëse 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 990 521 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 600 000 lekë
Kesh 200 000 lekë.
Pagesa pë master 1000 euro. Detyrim 1 000 euro.
Bashkëshorti deklaron 300 m2 truall në Sarandë me vlerë 144 000 lekë.
Depozitë kursimi e bashkëshortit 20 000 euro.

Viti 2012
Gjendje në llogarinë rrjedhëse 854 517 21 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 092 666 lekë.
Shlyer detyrimi për Master, 1 000 euro.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 114 336 02 lekë.

Viti 2013
Gjendje në llogarinë rrjedhëse 1 183 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 180 023 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 370 08 euro.

Viti 2014
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 258 46 89 lekë.
Mbyllur depozita bankare dhe hapur llogari bankare për fëmijët secili me 57 500 lekë.
Depozita bankare e trashëgimisë është ndarë në pjesë të barabarta me nga 373 209 78 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 537 427 lekë.
Kursime, 689 266 03 lekë.

Viti 2015
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 89 30 euro.
Llogari bankare në emër të dy fëmijëve me nga, 67 919 lekë.
Gjendja kesh në shtëpi, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 396 338 lekë.
Gjendje në llogaritë rrjedhëse në shumat, 1 210 262 86 lekë dhe 689 266 03 lekë.
Kursime,
520 996 83 lekë.
Hapur llogari bankare për pagesën e shpenzimeve, faturave mujore, 30 710 32 lekë.

Viti 2016
Llogari rrjedhëse me vlerë, 36 412 89 lekë.
Llogari bankare në emër të dy fëmijëve me nga, 58 799 5 lekë.
Gjendja kesh në shtëpi, 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 405 387 lekë.
Të ardhura nga interest bankare të subjektit deklarues, 128 11 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 3 776 27 lekë.

Viti 2017
Llogari e pakësuar me 1 246 675 75 lekë.
Depozitë kursimi në emër të dy fëmijëve me nga, 84 717 16 lekë.
Gjendja kesh në shtëpi, 100 000 lekë.
Llogari bankare e shtuar me 548 459 90 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 509 524 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të dy fëmijëve, 4 858 58 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 166 44 euro.
Bashkëshorti ka blerë Mercedez Benz me vlerë 2 769 209 lekë.
Shitur autoveturën Mercedz Benz, 200 000 lekë.
Shtuar llogaria e bashkëshortit me 2 245 84 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 1 228 79 lekë.
Kredi marrë nga bashkëshorti në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 13 338 44 lekë.

Viti 2018
Llogari page e subjektit deklarues, shtuar me 294 690 95 lekë.
Depozitë kursimi në emër të dy fëmijëve me nga, 10 027 07 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 504 448 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të dy fëmijëve, 5 013 54 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga trashëgimia, 74 668 61 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 12 70 euro.
Pakësuar llogaria bankare e bashkëshortit, 2 242 62 lekë.
Kredi marrë nga bashkëshorti në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 10 472 96 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

La të lirë trafikantët e drogës/ Pasuria e gjyqtarit që u “kryqëzua” nga Apeli

Publikuar

-

Nga

La të lirë trafikantët e drogës/ Pasuria e gjyqtarit që u “kryqëzua” nga Apeli

Arben Dosti, i cili prej më shumë se një viti, ndodhet nën hetim nga Vettingu, e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor, në vitin 2013, në Tiranë, për t’u transferuar më pas në Gjirokastër.

Dosti është gjyqtari që në vitin 2017, la në burg, dy oficerët e Policisë Kufitare të Kakavijës, si dhe një i tretë. Dy punonjësit e Policisë Kufitare, ishin nën mbikqyrjen e SHÇBA prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale.

Po në vitin 2017, Gjykata e Apelit në Gjirokastër e ka quajtur absurd një vendim gjyqësor të marrë nga gjyqtari Arben Dosti.
Me 20 qershor 2017, gjyqtari i Gjykatës së Faktit Arben Dosti ndaj 2 trafikantëve të 58 kg marijuanë të kapur më 18 qershor në Gjirokastër në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër dha vendimin arrest në shtëpi.

Sa i përket pasurisë, gjyqtari Arben Dosti, të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Ai deklaron një apartament banimi, të privatizuar në vitin 1992 me vlerë 5 000 000 lekë një autoveturë tip Benz Mercedez me vlerë 800 000 lekë. Gjithashtu ai deklaron të ardhura në emër të tij dhe bashkëshortes, përfituar nga puna si emigrant, si sipërmarrës dhe nga avokatia, në shumat 100 000 euro dhe 50 000 euro.

Në vitin 2017, gjyqtari e ka shtuar patundshmërinë, me blerjen e një trualli, në Tiranë me vlerë 65 000 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Arben Dosti.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Ap banimi, privatizuar në vitin 1992, me vlerë 5 000 000 lekë.
Autoveturë Benz Mercedez, me vlerë 800 000 lekë.
Depozitë bankare me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 100 000 euro.
Depozitë bankare të bashkëshortes, me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 50 000 euro. Depozitë bankare të bashkëshortes, me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 49 800 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 212 209 lekë.
Të ardhura nga interest e depozitës bankare, 494 euro dhe 421 66 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë, 62 000 lekë.

LEXO EDHE:  Emrat-Aktivitete kriminale në Hollandë/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të gjashtë personave

LEXO EDHE:  Divorci/ Të pathënat e përjetimeve tek fëmijët

Viti 2014
Dhënë hua dy shtetasve, 100 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 293 873 lekë.
Të ardhura nga depozita, 450 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë, 380 931 lekë.
Të ardhura nga depozita bankare e bashkëshortes, 550 euro.
Kredi në emër të bashkëshortes. Shlyer 127 410 lekë. Pa shlyer 749 793 41 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortes. Shlyer 19 666 lekë. Pa shlyer 60 310 lekë.
Overdraft, 130 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë dhe Gjirokastër, 1 293 873 lekë.
Kthyer huaja, bashkëshortes në vlerë 50 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë dhe Ministria e Drejtësisë 989 872 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 070 697 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga SHKBB, Ministria e Drejtësisë 648 960 lekë.

Viti 2017
Blerë truall, në Tiranë me vlerë 65 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 147 811 lekë.
Bashkëshortja ka tërhequr nga llogari bankare për nevoja familjare, 3 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia e Gjirokastrës, 341 753 lekë.

Viti 2018
Blerë automjeti, 260 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 162 416 lekë.
Bashkëshortja ka tërhequr nga llogari bankare për nevoja familjare dhe blerje automjeti,7 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia e Gjirokastrës, 455 154 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si presidente e shoqatës “Çajka”, 118 108 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

“KPK mbylli sytë për gjyqtaren e Apelit”/ Kritikat e gjyqtarit në prag Vettingu

Publikuar

-

Nga

Dha dorëheqjen para përballjes me vettingun/ KPK nxjerr për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Durrësit

Gjyqtari i Gjirokastrës Pëllumb Vehbi, njihet si gjyqtari i administratorit të UET-së, pjesë e dosjes “Mezhgorani”, ku ishte i përfshirë edhe pronari i UET, Henri Çili.

Gjyqtari Vehbi ka dhënë masën e sigurisë, “Arrest shtëpie”, për Betim Shkupin, administratorin e UET, në Mars të vitit 2020. Kujtojmë se gjykimi i administratorit të UET, u nda nga grupi me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani”, pasi  gjyqtari i i çështjes, Dritan Hasani tha se kishte qenë shok fakulteti me Shkupin dhe kishte konflikt interesi.

Gjyqtari Pëllumb Vehbi nuk është i lakuar në aspektin profesional, të paktën negativisht. Por, në media, si Infront.org, ai është përmendur për kritika lëshuar ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas të njëjtës media, duke iu referuar gjyqtares së Gjirokastrës, I. Brahimi, e cila e ka kaluar procesin e Vettingut, gjyqtari Pëllumb Vehbi, ka shenjëstruar KPK.

Ai pretendon se gjyqtarja e Apelit Brahimi ka liruar një shtetas, për të cilin kishte prova se ishte fajtor në një aksident dhe për më tepër KPK, ka mbyllur sytë para këtij vendimi. Sa i përket pasurisë të ardhura të gjyqtarit burojnë nga toka bujqësore, bletaria dhe sigurisht nga paga e tij.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Pëllumb Vehbi.
Viti 2003
Letra me vlerë përreth 0,9 milion lekë.
Shtëpi banimi, trashëgimi.

Viti 2004
Banesë.
Volsvagen, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 846 024 lekë.
Punë sezonale, 1 000 000 lekë.
Viti 2005
Godinë e vjetër rreth 100 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 830 292 lekë.
Orë shtesë, 80 292 lekë.

Viti 2006
Të ardhura nga interest bankare, 84 730 leke.
Të ardhura nga bletë rritja, 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 820 816 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, 450 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 100 000 lekë.
Depozitë bankare e djalit 50 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 837 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 100 000 lekë.
Automjet Benz, rreth 500 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, 605 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 200 000 lekë.
Depozitë bankare e djalit, 50 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 200 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Ministrinë e Ekonomisë 600 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 100 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 009 282 lekë.
Autoveturë Fiat Punto e djalit, 350 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Ministrinë e Ekonomisë 619 848 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 230 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 913 959 lekë.
Shpërblim, 10 000 lekë.
Orë shtesë, 66 822 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve,649 088 lekë.
Prëfitime të djalit për udhëtime jashtë shtetit, 18 720 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 102 000 lekë.

Viti 2011
Kursime, të djalit, 200 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve, 663 171 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 200 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 180 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 250 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 940 679 lekë.
Shpërblimi, 10 000 lekë.

LEXO EDHE:  Fier/ISSH, 428 për qind realizim të ardhurash nga bujqit

LEXO EDHE:  Vettingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë drejtori, Pëllumb Seferi

Viti 2012
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 250 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 965 145 lekë.
Puna jashtë orarit, 125 593 lekë.
Shpërblimi, 10 000 lekë.
Autoveturë Ford Fokus, deklaruar nga djali me vlerë, 285 212 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve, 662 964 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 180 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 014 400 lekë.
Të ardhura nga koha shtesë, 178 185 lekë.
Depozita bankare me vlerë, 11 46 euro dhe 382 874 47 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 180 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 685 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 660 000 lekë.
Blerje me kredi pajisje kompjuterike nga djali.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 201 694 lekë.
Puna jashtë orarit, 227 650 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 250 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime 450 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 702 131 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 689 907 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 208 968 lekë.
Puna jashtë orarit, 186 961 lekë.
Gjendje kesh, terhequr, 500 000 lekë.
Nga 2.7 ha kullotë në 2.7 ha, tokë arë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime 250 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 836 942 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 689 907 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 209 278 lekë.
Puna jashtë orarit, 278 410 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 100 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 759 238 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 945 463 lekë.
Të ardhura të djalit nga prezenca në komision vlerësimi për kurikulat mësimore ASPA, 210 euro.
Viti 2017
Depozitë bankare e subjektit deklarues 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 242 375 lekë.
Puna jashtë orarit, 234 154 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 180 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 120 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 250 000 lekë.
Djali ka shitur autoveturën 6 000 euro.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 975 437 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 820 144 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 225 895 lekë.
Puna jashtë orarit, 198 575 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 120 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime, 120 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 722 088 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 694 193 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE