Aktualitet
“Shëndetësia falas ishte një mashtrim”/ Spahia publikon videon dhe akuzon qeverinë

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku i drejtohet qeverisë “Rama” se për 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë, duke i sjellë në vëmendje edhe skandalin e publikuar një ditë më parë nga emisioni investigativ “STOP” me sanitaren që i mori rreth 8 milion lekë të vjetra vajzës së një pacienteje në “Shefqet Ndroqi.
Spahia thotë se shëndetësia e falas premtuar nga qeveria Rama është një mashtrim.
Ndër të tjera Spahia thekson se qytetarët kërkojnë ndryshim dhe se me Lulzim Bashën kryeministër, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.
“Edi Rama është një dështim. Në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Shëndetësia falas ishte mashtrim.
Qytetarët e dinë se kjo është një qeveri që punon vetëm për vete. Spitalet janë në ditën e tyre më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre.
Vendit i duhet ndryshimi. Qytetarët e duan ndryshimin. Me Lulzim Bashën, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët”, shkruan Spahia./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...