Connect with Us

Rritet sërish numri i të infektuarve në vend/ Humbin jetën 4 pacientë

Shëndeti

Rritet sërish numri i të infektuarve në vend/ Humbin jetën 4 pacientë

Publikuar

-

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (13 Janar 2021)
Raste të reja ditore 707
Të shëruar në 24 orë 439
Të shtruar në spitale 268
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3307

LEXO EDHE:  Ishte shtruar në spitalin Covid2/ Humb jetën ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan

Testime totale 300,413
Raste pozitive 65,334
Raste të shëruara 38,860
Raste Aktive 25,218
Humbje jete 1256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14542
Fier 1819
Shkodër 1384
Durrës 1363
Lezhë 998
Vlorë 1028
Korçë 934
Elbasan 968
Berat 812
Dibër 536
Gjirokastër 461
Kukës 373

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

5 ushqimet që kanë ndikim negativ tek njerëzit që vuajnë nga ankthi

Publikuar

-

Nga

5 ushqimet që kanë ndikim negativ tek njerëzit që vuajnë nga ankthi

Afërsisht 40 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullimet e ankthit. Dhe pothuajse të gjithë ne e kemi ndjerë ankthin si një reagim i natyrshëm ndaj situatave të caktuara.

Nëse jetoni me stres kronik ose ankth, mund të kaloni pjesën më të madhe të jetës tuaj të përditshme duke e menaxhuar atë me mjete si terapi, stërvitje dhe ilaçe kundër ankthit .

Por a e dini se ankthi mund të shkaktohet nga ushqime të caktuara që konsumojmë?

LEXO EDHE:  Si mund ta dëmtojë trurin Covid-19? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

LEXO EDHE:  Covid në Itali/ 12 viktima dhe mijëra të infektuar në 24 orë

Kjo nuk do të thotë se këto mjete dhe qasje nuk janë të nevojshme për të trajtuar ankthin.  Ato shpesh janë mundësi të shëndetshme për stilin e jetës së çdo personi. Por nëse ankthi është akoma duke ndikuar në jetën tuaj duhet të shmangni patjetër këto 5 ushqime:

1-Alkooli

2-Kafeina

3-Ushqimet e përpunuara

4-Bulmeti

5-Ëmbëlsirat dhe sheqernat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete

Publikuar

-

Nga

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Konfirmohen 234 raste të reja me Covid në Kosovë/ Humbin jetën dhe 7 persona

LEXO EDHE:  Neritan Ceka infektohet me koronavirus/ Refuzon trajtimin spitalor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (23 Janar 2021)

Raste të reja ditore        786

Të shëruar në 24 orë     489

Të shtruar në spitale     271

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3513

Testime totale            331,287

Raste pozitive             71,441

Raste të shëruara         43,384

Raste Aktive                26,747

Humbje jete                 1310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15654

Fier                        1975

Durrës                  1502

Shkodër               1341

Elbasan                 1113

Vlorë     1049

Lezhë    1000

Korçë                    893

Berat     798

Gjirokastër 529

Dibër     486

Kukës    407

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë ndodh pas vaksinimit?/ A duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-Covid?

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh pas vaksinimit?/ A duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-Covid?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Nje pyetje normale ne kete kohe vaksinimi eshte se a mund te kap virusin , te semurem, pasi jam vaksinuar?

Meqenëse nuk bëhet kontrolli në kohën e vaksinimit nëse një person tashmë është infektuar, është e mundur që infeksioni të zhvillohet shpejt pas vaksinimit të parë. Kjo sepse personi i vaksinuar ishte tashmë i infektuar në kohën e vaksinimit, por nuk kishte asnjë simptomë.

Gjithashtu, si me vaksinat e tjera, duhen rreth 14 ditë para se sistemi ynë imunitar të stimulohet mjaftueshëm nga vaksina e parë. Nëse jemi të ekspozuar ndaj virusit menjëherë pas vaksinimit të parë, infeksioni mund të ndodhë akoma.

Cfare me ndodh pas vaksinimit? A duhet te vazhdoj te respektoj masat barriere?

Pas vaksinimit, duhen 10 deri në 14 ditë që trupi të fillojë të bëjë antitrupa. Dy javë pas vaksinimit të parë, rezistenca rritet në rreth 90%, ajo do të rritet në 95% pas vaksinimit të dytë.

Ndërkohë, është shumë e rëndësishme të vazhdoni të respektoni masat mbrojtëse (distanca, mbajtja e maskës, larja e duarve, ventilimi i mjaftueshëm i dhomave, etj.).

Edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet të vazhdojnë t’i përmbahen masave. Do të duhet kohë para se të vaksinohen mjaft njerëz dhe të arrihet imuniteti në grup.

Duke qene se vaksinat u prodhuan shpejt, a njihen efektet anësore te tyre?

Para së gjithash, është e rëndësishme të dini se një vaksinë aprovohet vetëm nëse efikasiteti, cilësia dhe siguria e saj janë demonstruar mjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse Faza 3 e provave klinike është kaq e rëndësishme.

Në provat klinike, vaksina testohet në disa faza në grupe të mëdha njerëzish, në fazën e fundit (3) shpesh në dhjetëra mijëra njerëz. Për një vaksinë kundër koronavirusit, ky numër është shumë më i madh se për shumicën e vaksinave të tjera, midis 30,000 dhe 60,000 njerëz. Përmes këtyre studimeve ne mund të shohim nëse dhe cilat janë efektet anësore të mundshme.

Shumica e efekteve anësore shfaqen brenda gjashtë javëve nga vaksinimi. Këto më pas merren gjatë provave klinike.

LEXO EDHE:  Si mund ta dëmtojë trurin Covid-19? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

LEXO EDHE:  “Covid rikthehet në vjeshtë me viruse të tjera”/ Kalo i bën apelin e fortë qytetarëve

Rreziku i efekteve anësore serioze pas aprovimit të vaksinës është i ulët. Por asnjëherë nuk mund ta përjashtoni plotësisht. Kjo vlen jo vetëm për vaksinën e koronavirusit, por edhe për të gjitha vaksinat dhe ilaçet.

Kjo është arsyeja pse, edhe pas miratimit, ne vazhdojmë të monitorojmë vaksinën.

Është ngritur një sistem i veçantë mbikëqyrjeje evropiane për vaksinën e koronavirusit. Prandaj mund të ndërhyjmë shpejt nëse është e nevojshme.

A e modifikojne ADN tone vaksinat?

Jo. Një vaksinë e mARN nuk modifikon ADN-në, por fut një variant të padëmshëm në trup me të njëjtin kod gjenetik (mARN) si virusi, kështu që trupi mund të lexojë kodin dhe të krijojë proteina virale.

Në këtë mënyrë, sistemi imunitar mund të prodhojë antitrupa kundër virusit dhe trupi mund të reagojë shpejt kur në të vërtetë bie në kontakt me virusin.

Varianti me kodin gjenetik që përmbahet në vaksinë nuk mund të bashkohet me gjenomën e bujtesit, ADN-në tuaj. Në të vërtetë është shndërruar në një qelizë në trupin tuaj në një proteinë: proteinat Spike.

Pjesët e kësaj proteine ​​bëhen të dukshme për qelizat imune në trupin tuaj, të cilat më pas prodhojnë antitrupa që do të njohin virusin. Përfundimisht, vaksina prishet përsëri natyrshëm nga trupi juaj.

Kështu që nuk ndryshon asgjë në ADN-në tuaj.

Nqs jam seropozitiv , kam kaluar Covid-in, duhet te vaksinohem?

Nuk mund të konfirmohet sot se një person i cili ka qenë në kontakt me COVID-19 mbetet imun ndaj sëmundjes.

Fatkeqësisht janë raportuar ri-infeksione dhe nuk është e mundur të thuhet sot nëse dhe sa kohë qëndroni të imunizuar nëse keni qenë i sëmurë.

Vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por ndihmon në mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve. Vaksinat ndërtojnë sistemin imunitar në rast se sëmundja godet vërtet ose përsëri. Në këtë mënyrë, trupi dhe sistemi imunitar përgatiten për eventualitetin e një sulmi (të mëtejshëm) të virusit.

Është gjithashtu praktikisht e pamundur të dihet, para se të fillojë vaksinimi, nëse secili person ka antitrupa ndaj COVID-19 në gjak.

LEXO TE PLOTE