Connect with Us

Regjistrohen 299 raste të reja me Covid në Kosovë/ Arrin në 1388 numri i viktimave

Kosova & Rajoni

Regjistrohen 299 raste të reja me Covid në Kosovë/ Arrin në 1388 numri i viktimave

Publikuar

-

Covid në Kosovë/ Bie numri i viktimave, regjistrohen 353 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të mërkurën 299 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,825 mostrave.

Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë, duke e çuar në 1,388 numrin e të vdekurve me këtë virus prej kur ka shpërthyer pandemia.

Sipas IKSHPK-së të mërkurën nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi janë shëruar 526 persona, derisa raste aktive janë 5,567.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/ Rrëzohet avioni në Venecia

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 54.560 persona të infektuar me këtë virus.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ 289 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese në Kosvë/ Shënohen 13 viktima dhe mbi 500 të infektuar në 24 orë

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 289 persona dhe janë regjistruar 14 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë, pasi dje janë raportuar 296 raste të reja me koronavirus. Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 57.317, ndërkohë që numri i viktimave është 1.447 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit është 303.

LEXO EDHE:  A do mbyllemi sërish nëse rriten shifrat?/ Manastirliu: Kemi disa skenarë

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19 në botë/ Infektohen mbi 50 milionë persona

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Akuza për ndërhyrje në punën e KQZ-së

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha të enjten se akuzat e partive politike ndaj saj dhe Komisionit janë ndërhyrje drejtpërdrejtë në punën e institucionit për të pamundësuar zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Ajo i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë, pas reagimeve që pasuan njoftimin se Këshillit Gjyqësor i Kosovës ka gjetur se 47 kandidatë nga 1 mijë e 80 sa janë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim të përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit dhe nuk kanë mundësi të kandidojnë.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca deklaroi të mërkurë në TV Dukagjini, se mos certifikimi i 47 kandidatëve përfshirë këtu edhe kryetarin e kësaj lëvizjeje Albin Kurtin, po bëhet për eliminime politike.

“Personi i cili në KQZ po ndikon, që edhe kërkesa të jetë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, tha zoti Konjufca.

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familje ime janë të paprecedent dhe të rrezikshme. Të gjithë kandidatët që dje e kanë parë vetën në listën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar si kandidatë për deputet do t’u them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë është ligji dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë”, tha Valdete Daka.

Vet zoti Kurti tha të enjten se do të respektojë kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Mendoj që institucionet e shtetit duhet të përditësohen në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Unë jam bartës liste i cili i respekton dhe përfill me përpikëri kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, tha zoti Kurti.

Verifikimi i listave të deputetëve sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bëhet mbështetur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në fillim të muajit janar tha se asnjë person nuk mund të fitojë dhe mbajë mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale në tre vjetët e fundit.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19 në botë/ Infektohen mbi 50 milionë persona

LEXO EDHE:  “Sot iku një burrë mendjehapur”/ Shanaj reagon për ndarjen e regjisorit: Lamtumirë Leme

Në muajin shtator të vitit 2018, Gjykata e Apelit vërtetoi një vendim të muajit janar të atij viti që dënoi zotin Kurti dhe tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se secili që mendon se i është bërë e padrejtë mund të ankohet.

“Do të mund të ankohet në institucione të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa apo në Gjykatën Supreme, ne do t’i zbatojmë vendimet e tyre. Unë Valdete Daka, nuk i kam shkruar as votuar këto ligje por si gjyqtare dhe drejtuese e KQZ-së së Kosovës se do t’i zbatoj germë për germë”, tha ajo.

Për situatën e krijuar reagoi edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili u bëri thirrje partive politike “që të përmbahen nga gjuha joadekuate, aq ma tepër nga gjuha kërcënuese”, e cila siç thuhet në reagim “është e papranueshme dhe cënon parimet e demokracisë në vend”.

28 subjekte politike, nga të cilat 21 parti, dy koalicione dhe pesë nisma qytetare, janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë përjashtohen nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rrjedhimisht, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së.

Përveç Kurtit, KQZ-ja nuk i ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat e të partive tjera.

Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë. Kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë kishte gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.

LEXO TE PLOTE