Connect with Us

Rama “politikan i javës”/ Merkel “i jep zemër” në ndërmjetësimin Turqi-Greqi

Politikë

Rama “politikan i javës”/ Merkel “i jep zemër” në ndërmjetësimin Turqi-Greqi

Publikuar

-

Rama negociator për bisedimet Turqi-Greqi/ Merkel inkurajon kryeministrin

Disa ditë më parë mediat greke aluduan se kryeministri Edi Rama po bën rolin e ndërmjetësuesit për të shuar konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë.

Këto aludime u ngritën pas vizitave të njëpasnjëshme të Ramës në Ankara dhe Athinë, ndërsa për këtë ka reaguar sot edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Merkel ka inkurajuar kreun e qeverisë për përpjekjet e tij për të ulur në tryezë palët.

Kancelarja  e inkurajoi personalisht atë. Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, të përpiqet të bashkojë krerët të Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze“, shkruan Bild.

Meia gjermane e cilëson kreun e qeverisë si politikanin e javës, pasi thotë se është “ndërtues i urave të komunikimit”.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Pse nuk duhet rrëzuar Edi Rama

Ndërkohë, kujtojmë se ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, konfirmoi se kryeministri ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit, duke i bërë ftesë Greqisë dhe Turqisë që bisedimet të mbahen në Tiranë.

Greqia mirëpriti bisedimet dhe në një dakordësim me Turqinë vendosën që ata të mbahen në 25 janar në Stamboll./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën

Publikuar

-

Nga

SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën

Pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, kontrata të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtesise provuan se Partia Demokratike e Shqipërisë kishte paguar përmes parajsave fiskale, nga llogari të kontrolluara nga shtetas rusë, një firmë lobimi amerikane për të asistuar në fushatën e saj.

Skandali asokohe u publikua fillimisht nga revista investigative amerikane “Mother Jones”. https://www.motherjones.com/politics/2019/06/the-head-of-albanias-conservative-party-faces-criminal-charges-and-an-ex-trump-aide-is-involved/

Mbi provat e publikuara nga revista në fjalë, Prokuroria Shqiptare nisi një hetim për krime financiare pasi pagesa prej 650 mijë USD e raportuar në kontratat zyrtare nuk ishte pasqyruar në deklaratën e depozituar nga PD-ja në KQZ.Përfundimisht, drejtësia shqiptare pushoi hetimin, duke e nxjerrë Bashën të pafajshëm në këtë aferë, mbi bazën e të cilës disa ish-këshilltarë të Trump u dënuan penalisht, duke përfunduar disa prej tyre në burg.

“Sonoran Policy Group” ishte një prej firmave që asokohe kishte përfituar nga shuma e paguar prej shtetasve rusë për dobi të PD. Lidhja e tyre me Bashën dhe interesi i tyre në përballimin e këtyre shpenzimeve për llogari të PD nuk mundi të zbulohej plotësisht. Megjithatë, marrëdhënia e PD me “Sonoran” duket se nuk është ndërprerë.

Bazuar në ligjin amerikan, kompanitë lobuese duhet të depozitojnë çdo vit kontratat e tyre në Departamentin e Drejtësisë dhe nga një kërkim i realizuar në FARA (Foreign Agents Registration Act), faqja në të cilën publikohen këto kontrata, gjendjen tre kontrata të lidhura në 2018, 2019 dhe 2020 nga PD me këtë kompani, për një total prej 140 mijë dollarësh. Për të kuptuar nëse këto para do të deklarohen si shpenzim fushate nga ana e PD, për këtë duhet pritur deklarata e ardhshme që demokratët do të duhet të depozitojnë në KQZ përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Aktualisht, është mbetet e paqartë nëse kjo shumë është paguar direkt nga të ardhurat e PD apo nga mirëbërës të tjerë.

Ajo që është e qartë, është që “Sonoran” është një kompani me shumë probleme, e përfolur dhe e hetuar disa herë nga agjensitë federale në SHBA për shkak të lidhjeve të saj kriminale. Së fundmi, kompania në fjalë ka lidhur një kontratë shumë problematike, me një vlerë të përgjithshme prej 3.05 milionë USD, nga të cilat 2 milion USD fitim direkt, me Reinaldo Munez Pedrosa.

Pedrosa është aktualisht Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, një shtet nën regjimin diktatorial të Nicolas Maduros, i vendosur nën sanksone të rënda nga ana e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian dhe i konsideruar si lider jolegjitim i Venezuelës për shkak të vjedhjes së përhapur e të provuar të zgjedhjeve të fundit presidenciale. Në deklaratën e depozituar në FARA, Pedrosa, i cili përpos të qënit prokuror është edhe një biznesmen i rëndësishëm, pranon qartësisht se kompania që paguan shërbimet për “Sonoran” kontrollohet nga shteti dhe paguan për të bërë shërbime për Karakasin zyrtar.

Kontrata, e cila mund të gjendet në linkun –  https://efile.fara.gov/docs/6787-Exhibit -AB-20200124-1. pdf parashikon asistencë për të xhiruar grupin e sanksioneve në fuqi në mënyrë që të depërtojë në mënyrë ilegale në tregun amerikan.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Pse nuk duhet rrëzuar Edi Rama

LEXO EDHE:  Akuzat e Doshit/ Prokuroria thërret për dëshmi zyrtarët e lartë

Senatori republikan i Floridës, Rick Scott, i shtyrë nga këto relevacione kërkoi një hetim mbi aktivitetet e Pedrosës në Amerikë në mars të 2020-s. https://www.floridadaily.com/rick-scott-feds-should-investigate-lobbying-firm-working-for-maduro-regime/

Interesant është fakti që shuma në kontratën midis “Sonoran” dhe Venezuelës nuk është përballuar nga kompania venezueliane, por nga dy persona anonimë.

I pari, një person me emrin Fang Ming, me shumë mundësi pseudonim, është një njeri që figuron në skandalin e “Panama Papers”, për lidhjet e tij me parajsat fiskale përmes 4 entiteve të drejtuara prej tij. https://offshoreleaks.icij.org/nodes/43399

E dyta, është një kompani kineze, Changfa Trade Ltd, e cila figuron e regjistruar në regjistrin tregtar të Hong Kongut. Megjithatë, asnjë pronar i firmës nuk është i njohur dhe duket se firma është krijuar posaçërisht në vitin 2018 për të paguar 3 milionë dollarët.

https://opencorporates.com/companies/hk/2758333

Deri në 2018, në periudhën 2010-18 kompania ka vepruar me një tjetër emër, JC Future Trade Ltd. Një faqe e mbetur (residue) në internet jep vetëm një kontakt të thjeshtë për të arritur në këtë kompani, e cila nuk është e arritshme as përmes kontaktit që liston numrin dhe emailin e një personi të quajtur Catherine Tse. https://www.jc-future.com/About_Us.html

Ky nuk është skandali i vetëm në të cilin “Sonoran” është përfshirë. Faqja e specializuar që ndjek të gjitha kontratat e lobimit në SHBA, “foreignlobby.com”, ofron edhe dy kontrata të tjera veçanërisht të dyshimta të fituara.

E para, lobimi për llogari të biznesmenit algjerian, Ali Haddadi, i cili pagoi 10 milionë USD për lobim, edhe pse është aktualisht në burg i dënuar me 18 vite heqje lirie për korrupsion. https://www.foreignlobby.com/2020/07/29/jailed-algerian-tycoon-hires-trump-connected-lobbyist-for-10-million/

E dyta, një kontratë prej 450 mijë dollarësh nga shteti i vogël amerikanoqëndror i El Salvadorit, Nayib Bukele, për të cilin përflitet se ka bërë një marrëveshje me bandat mafioze që operojnë sasi të mëdha narkotikësh dhe drejtojnë trafikun e qënieve njerëzore drejt SHBA-ve.

Burimi BBC – https://www.bbc.com/news/world-latin-america-54192736  dhe https://www.foreignlobby.com/2020/10/27/el-salvador-hires-former-clinton-aide-after-trumpëorld-hire-comes-under-fire/

Duke u rikthyer në kontratën e lidhur me Bashën ngrihet një tjetër shqetësim i ligjshëm. Kontrata me “Sonoran Group” parashikon asistencë për takimet e PD në Uashington dhe asistenca të tjera të paspecifikuara për nevojat e kësaj partie. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Megjithatë, “SG” paguhet gjithashtu për të asistuar në formulimin e strategjisë së PD në lidhje me narkotikët. Kjo nuk është një strategji që Basha po harton për mënyrën se si do të luftojë këtë fenomen në vend nëse do të fitojë zgjedhjet ose nëse është e tillë, ajo nuk është prezantuar asnjëherë gjatë 3 viteve të fundit. Dyshimet e bazuara mbi paragrafin ku lexohet qëllimi i kontratës janë se përmes “Sonoran Group”, Basha ka tentuar t’i japë një dimension ndërkombëtar akuzave të tij për drogën, duke tentuar të përbaltë Shqipërinë për përfitime politike. Kontratat e lidhura midis Bashës dhe “Sonoran” mund të gjenden në këto tre linqe zyrtare të Departamentit të Drejtësisë./lexo.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhelal Mziu i ngre vlerat vetes/ Do bëhem barrierë e vjedhjes së votave, do marrim katër mandate në Dibër

Publikuar

-

Nga

Xhelal Mziu i ngre vlerat vetes/ Do bëhem barrierë e vjedhjes së votave, do marrim katër mandate në Dibër

Pas caktimit si drejtues politik i PD-së në  Dibër, Xhelal Mziu ka nisur takimet elektoral, ku ditën e sotme është takuar me strukturat drejtuese në Bulqizë. Mziu shprehet i bindur se PD do të marra 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nga 5 deputetë që nxjerr gjithësej qarku i Dibrës, ndërsa thekson se do të thyej rekordet e viteve të tjera duke mbledhur sa më shumë vota për Partinë Demokratike.

Duke projektuar Lulzim Bashën si kryeministër të ardhshëm të vendit, Mziu madje tha se ai vetë por edhe strukturat drejtuese të Bulqizës dhe gjithë qarkut të Dibër do të jenë barrikadë që të mos lejojnë vjedhjen e votës apo intimidimet e qytetarëve përmes ‘të fortëve’.

“Është një detyrë dhe sfidë e rëndësishme por që jam i bindur për ta kaluar dhe për të thyer çdo rekord të Bulqizës dhe qarkut në raport me vitet e tjera. Strukturat drejtuese të Bulqizës janë në nivel mjaft të kënaqur, por përveç strukturës kemi një aleat mjaft të rëndësishëm , janë kryetarët e Bulqizës, të cilët për shkak të pakënaqësive ato mezi presin datën 25 prill.

Do të përballojmë çdo lloj sfide që qeveria ka përdorur në këto 8 vite si blerja e votës apo instrumentin e të fortëve, nuk kanë asnjë lloj shansi për tu përballur, dhe unë do të jem i pari barrikadë bashkë më strukturën dhe njerëzit që votën e quajmë të shenjtë. Më 24 prill do të kemi jo vetëm 4 deputetë por që më 25 prill të kemi një fitore në gjithë Shqipërinë dhe të kemi një qeveri solide të kryeministrit Lulzim Basha”, tha Mziu.

LEXO EDHE:  A do e kontrollojë Anti-KÇK-ja vilën e Ramës në Surrel?

LEXO EDHE:  Largohen Rama e Meta/Ndërkombëtarët mbeten vetëm

Ky i fundit i ngre vlerat vetes se do arrij të mposhtë PS në zgjedhjet e 25 prillit dhe se PD do arrijë rezultate të mira vetëm fal tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët kanë nevojë për të renë në politikë”/ Abazi: Vetëvendosja ka një plan të madh

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët kanë nevojë për të renë në politikë”/ Abazai: Vetëvendosja ka një plan të madh

Boiken Abazi dhe Iljaz Shehu për Lezhën janë për momentin kandidatët e vetëm në debutin e Vetëvendosjes në zgjedhjet politike shqiptare.

Kandidati për Tiranën e VV, Boiken Abazi shprehet se shqiptarët duan një frymë të re në politikë, duke shtuar se kandidatët në partinë ku ai bën pjesë do të shtohen gjatë rrugës.

“Jemi në momentin e grumbullimit të nënshkrimeve për dy kandidaturat. Ne e quajmë veten si lëvizje,  por ky është një hap në kuadër të një plani më të madh, që nuk ka nisur prej nesh, por me Rilindjen kombëtare, dhe ne jemi duke e aktualizuar sipas nevojave të shqiptarëve në shekullin XXI. Ftesa mbetet e hapur për 7 mars, dhe ftojmë të gjithë ata që kanë dëshirë, të duken. Ne do të japim mbështetje, por nuk përkrahim këdo.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon arsyen/ Pse trafikantët shqiptarë janë zhvendosur në Dubai

LEXO EDHE:  Për inat të Europës shkon Greqia me Rusinë?

Ne nuk mbështesim ata që nuk duan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, që nuk pajtohen me projektin zhvillimor që ne besojmë për Shqipërinë. Siç thotë dhe kandidati Iljaz Shehu, që na mbështeste qysh kur studionte në Paris, kandidimi ynë është një akt rezistence, nga gjithë ajo që ka ndodhur në këto 30 vjet, akt që i përplaset në fytyrë cinizmit që mbizotëron në segmente të shoqërisë shqiptare, dhe i heq frikën qytetarëve që dëshirojnë të shohin ndryshime rrënjësore, por kanë menduar se kjo është e pamundshme”, tha Abazi./CNA.al

LEXO TE PLOTE