Bota
Protestat e parajmëruara në SHBA/ Thirrja e Trump: Jo dhunë dhe vandalizëm

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë të mërkurën për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.
5 republikanë deklaruan sot se do të votojnë pro akuzave për shkarkimin e Presidentit, ndërsa mbështetësit e Trump kanë paralajmëruar demostrata.
Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Donald Trump, i cili bën thirrje për që në këto protesta të mos përdoret dhunë.
“Në dritën e raporteve për më shumë demonstrata, unë bëj thirrje që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo që unë mbështes dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje gjithë amerikanëve të ndihmojnë në lehtësimin e tensioneve dhe qetësinë“, thekson presidenti i SHBA./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Plas skandali në Itali/ Mjekëve iu injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid
Një skandal është raportuar sot nga mediat italiane, për vaksinën kundër koronavirusit. “Tgcom” shkruan se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar...

Koronavirusi/ A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?
BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor. Se si mund të kushtëzohen avantazhe për lirinë...