LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e një organizate kriminale në Itali/ Arrestohet në Vlorë 39-vjeçari

13 Janar 2021, 08:33, Kronika CNA
Pjesë e një organizate kriminale në Itali/ Arrestohet në

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale ?Organizatë kriminale? dhe ?Trafikim i lëndëve narkotike?, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga