Connect with Us

Paralajmërimi i Saimir Kodrës/ Do të faktojmë gjëra të tjera të tmerrshme

Denoncim

Paralajmërimi i Saimir Kodrës/ Do të faktojmë gjëra të tjera të tmerrshme

Publikuar

-

Paralajmërimi i Saimir Kodrës/ Do të faktojmë gjëra të tjera të tmerrshme

Ditën e djeshme emisioni “Stop” publikoi një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2. Vajza e një zonje 55-vjecare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, Tire Alldervishi, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

Nga ky denoncim ka pasur reagime. Drejtuesit e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, publikuan këtë të mërkurë reagimet e personazheve të ndryshëm publikë. Megjithatë qëllimisht ata nuk publikuan asnjë reagim të politikanëve.

“Jo rastësisht nuk u morëm, sepse për shkak tuajin të njërit apo tjetrit është kjo situatë që është sot. Në një emërues të përbashkët jeni të gjithë fajtorë pjesë e Tires, nga i pari tek i fundit. Me reformat tuaja keni lënë në punë Tiren, ose keni futur si Tirja në punë. I bëj apel atyre që kanë qoftë edhe një mesazh të vetëm që vërtetojnë që i kanë marrë 100 mijë lekë, 50 Euro ose 50 mijë lekë m’i dërgoni dhe m’i sillni sepse është momenti që ta godasim fort si fenomen. Do kemi akoma njerëz të afërt që duhet të shtrohen nëpër spitale. Janë njerëz që gëlojnë aty përditë. Patjetër ka edhe njerëz të ndershëm që nuk dua t’i ngatërroj me këtë punë”, tha Kodra.

Ai paralajmëroi se emisioni “Stop” është në rrugë e sipër për të faktuar disa raste të tjera denoncimesh në spitalet Covid.

“Jemi në rrugë e sipër për të faktuar gjëra të tjera po aq të tmerrshme. Një ndër to është sot që thjesht për të futur telefonin brenda do 50 mijë lekëshin vetëm roja. Tjetra, të gjitha po i them llafe, do Zoti do të më vijnë me fakte dhe prova. U ka vdekur i afërmi në datën 6 për shembull, dhe vetëm në datën 7 apo 8 u merrnin para dhe ilaçe që të shpëtonte jeta e të afërmve të tyre ndërkohë që ai kishte ndërruar jetë. Do Zoti, lutuni që njerëzit që kanë këto materiale të kenë guximin dhe t’i sjellin jo vetëm për mua, për emisionin apo kushedi çfarë, por t’i largojmë njëherë e mirë këta njerëz të shëmtuar, këta njerëz të pisët. Janë njerëz të pisët, nuk janë mjekë, nuk janë infermierë, nuk janë shefa pavijonësh, nuk janë drejtorë, nuk janë as… që të mos e them shqip fare”, tha Kodra.

LEXO EDHE:  Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Ndërkohë të martën në mbrëmje, “Stop” publikoi komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi” që tregonin qartë abuzimin me detyrën në spital dhe pazarin me jetën e pacientes. E ndjera ishte ankuar, se Tirja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale, ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lëshoi një deklaratë, ku dënoi me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”. Gjatë ditës së mërkurë ka reaguar edhe vetë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke shkarkuar sanitaren dhe dënuar aktin e saj.

Ndërkohë paraditen e të mërkurës është arrestuar sanitarja 58-vjeçare Tire Alldervishi, që i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste, duke mos i dhënë as bukë e as ujë.

Po ashtu Prokuroria e Tiranës ka deklaruar se po vijon hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një rast sporadik, apo me një skemë të mirëfilltë përfitimi në kurriz të të sëmurëve me Covid./ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Mbivendosja e pronës/ Stop zbulon manipulimin e dokumenteve nga gardisti, në Farkë e Kadastër

Publikuar

-

Nga

Mbivendosja e pronës, Stop zbulon manipulimin e dokumenteve nga gardisti, në Farkë e Kadastër

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e mbivendosjes së pronës përmes falsifikimit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, aty ku ndërton firma Al Constrution GBI e cila ka marrë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës dhe ka paguar taksat sipas ligjit.

Por në kufirin verior të tokës ku ndërton kjo firmë, familja Brahja ka shfaqur pretendime se aty ka 900 metra tokë dhe për rrjedhojë janë bllokuar punimet.

Por pjesa e tokës që pretendon punonjës i Gardës, Gazmend Brahja, është në rrugën ku ka kaluar Unaza e Madhe e Tiranës dhe është kompensuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Emisioni Stop investigoi dhe zbuloi se si u manipuluan dokumentet, që prodhuan një mbivendosje artificiale në favor të shtetasit Gazmend Brahja. Në fillim në lojë hyri Njësia Farkë, që jashtë kompetencës, me kërkesë të familjes Brahja, bën një azhornim të zonës, ku është konflikti dhe prodhoi mbivendosjen.

Me kamera të fshehtë, specialisti i njësisë, i cili verifikoi pronën në terren, thotë, se është bërë procedura, por i mbetet Kadastrës ta hetojë dhe të ndryshojë kufijtë. Gjithashtu në këtë procedurë mungojnë deklaratat e kufitarëve, gjë që tregon se çdo gjë është bërë me njohje dhe presion.

Denoncuesi-Nuk e di, a do ta njihni hartën, apo jo, siç është këtu, është një leje ndërtimi, që është miratuar nga Bashkia e Tiranës që në 2019-ën,tek zona ku është rreth rrotullimi tek Liqeni Artificial, këtu janë këto pronat, se dua t’i kuptosh!

Specialisti, Njësia Farkë-Ëhë…

Denoncuesi-Këtu tani është një pronë tjetër para, që kjo pronë, kur ne kemi marrë lejen, ka qënë e shpronësuar, është dhe gjykuar zyrtarisht nga institucione.Tani shkojmë te ARSH-ja, shkojmë te IPD-ja thonë: ne i kemi marrë praktikën e Farkës dhe kemi vepruar.

Specialisti, Njësia Farkë-Është bërë vetëm saktësimi, nëqoftëse.

Denoncuesi-Se ky saktësimi, sa merret për bazë, që a duhet të vijë vetë Hipoteka, që të bëjë verfikime?

Specialisti, Njësia Farkë-Patjetër, patjetër, prandaj po them unë.

Denoncuesi-A e merr nismën Hipoteka, për të rregulluar pronat?

Specialisti, Njësia Farkë-Po, po!

Denoncuesi-Jo, pyetja ime është këtu, që Farka në vetëvete, njësia administrative, nuk është se ndan dhe vendos kufij?

Specialisti, Njësia Farkë-Jo, jo!

Denoncuesi-Nuk i vendos Farka?

Specialisti, Njësia Farkë-Jo, çdo shkresë, që nisim thotë: Bashkia përcjell dokumentacionin për verifikim tekniko-ligjor dhe vendimmarrje nga ana juaj. Kupton?

Denoncuesi-Se ky është edhe plan rilevim privat.

Specialisti, Njësia Farkë-Po, unë thjesht si specialist, a më kupton? Kam vajt, kam pa k’të gjendjen faktike, që është, edhe kaq kam miratuar.

Denoncuesi-Se kshu ka thënë qytetari, po themi.

Specialisti, Njësia Farkë-Kam vajtur në vend unë.

Denoncuesi-Po pra, më ka thënë qytetari një drejtim.

Specialisti, Njësia Farkë-Po, po, kam pa dhe vend planin, kam pa të gjitha. Është fiks edhe kaq! Këtu mbaron! Të gjithë pastaj kanë të drejta.

Denoncuesi-Lojën e ka bë Hipoteka d.m.th..?

Specialisti, Njësia Farkë-As s’e vej në dyshim.

Denoncuesi-Jo puna është këtu, që mirë Hipoteka e ka bë, po Hipoteka thotë ma ka sjellë Farka.

Specialisti, Njësia Farkë-Jo më, ke të drejtë ta verifikosh!

Denoncuesi-Hartën, që ma sjell mua, ma sjell kështu..

Specialisti, Njësia Farkë-Po pra, e di, kur shkon ky qytetar, i jep k’të hartë.

Denoncuesi-I jep këtë tjetrën.

Specialisti, Njësia Farkë-E pra..

Denoncuesi-I jep këtë?

Specialisti, Njësia Farkë-Po! Biles i heq këtë kokën këtu, i lë me firmat tona këtu, pra.

Denoncuesi-Edhe ta hajë, kush ta hajë,- thonë ato.

Specialisti, Njësia Farkë-Fiks! Ca të them unë?! Kjo është situata!

Denoncuesi-Kjo quhet praktikë, që të verifikojnë ato.

Specialisti, Njësia Farkë-S’bëhet fjalë!

Denoncuesi-Nuk është se ti.., ato të marrin praktikën dhe ta regjistrojnë, se s’është ligjore.

Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës i shmanget përgjegjësisë, duke ia kaluar fajin Njësisë Farkë.

Denoncuesi-Është bërë një shkresë nga ana juaj për përditësim.

Specialisti, Kadastër-Po!

Denoncuesi-Të Hipotekës!

Specialisti, Kadastër-Bllokut kadastral?

Denoncuesi-Po, se kemi ardhë, nuk e di, bashkë kemi qenë, që kemi diskutu bashkë me drejtorin, me të madhin, me Lamen, këtu tek Liqeni i Thatë.

Specialisti, Kadastër-Po!

Denoncuesi-Për ca prona.

Specialisti, Kadastër-Po, për bllokun ku janë ndërtu pallatet ë, që ishe te pjesa e rrethrrotullimit ë?

Denoncuesi-Po!

Specialisti, Kadastër-Letrat ne, atë dosjen, që kemi marrë nga ju, e kemi diskutu 20 herë.

Denoncuesi-S’ka dalë në asnjë përfundim?

Specialisti, Kadastër-Dëgjo! Proçedurën e bën drejtoria vendore, ose kemi një projekt të përmirësim-përditësimi, ka një strukturë të veçantë te Drejtoria Vendore, me bë atë, po nuk mund të bëjmë vetëm pronën tate. Kupto? Duhet të bëjmë gjithë bllokun!

LEXO EDHE:  Skandali korruptiv në zyrën Arsimore të Gramshit, të shkarkuarit sërish në punë?!

LEXO EDHE:  Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Denoncuesi-Jo, jo! Unë s’jam në pronën time, unë jam mbrapa, gjithë blloku, pra. Jam dakord të bëhet gjithë blloku, edhe Hipoteka, që ka vepru te prona e ka saktësu në moment, që ajo ka qenë e shpronësume. S’e di, a është marrë për bazë të gjitha këto letra.

Specialisti, Kadastër-Ti ke marrë leje zhvillimore me pronat, që ishin aty, me hartat drejt dhe je në rregull me atë?

Denoncuesi-Unë jam në rregull, po s’jam në rregull atje në terren, se…

Specialisti, Kadastër-S’je në rregull në terren…

Denoncuesi-Vjen ai thotë tani, “Jo është pronë e imja, unë të vras, unë të bëj..”

Specialisti, Kadastër-E mor vesh, prandaj ky nuk është diskutim, që mund ta bëj vetëm unë, është një gjë më lart. Ta diskutoj..!

Denoncuesi-Unë këtë du me dit, o vëlla! Ku është bazuar Farka, ose ku jeni bazuar ju?

Specialisti, Kadastër-Është institucion, do vejë atë, që i konfirmon te AMTP.

Denoncuesi-Po jo, se ato i bën vetëm me ligjin mbi kadastrën, i bën vetëm ASHP-ja.

Specialisti, Kadastër-Tani po!

Denoncuesi-Po në 2020-ën e ka bë ai.

Specialisti, Kadastër-Në rregull pra, prandaj po të them, më le ta diskutoj dhe diskutojmë nesër!

Denoncuesi-Në 2020ë-n mund t’i bënte ato letra ai?

Specialisti, Kadastër-Jo!

Denoncuesi-Farka?

Specialisti, Kadastër-Jo!

Denoncuesi-S’e bën dot në 2020-ën rregullimin e pronës, saktësimin.

Nga ana tjetër, specialisti i ARRSH-së tregon sesi u kompensua familja Brahja për pronën që prekej nga projekti i Unazës së Madhe. Por më pas u ndryshuan dokumentet dhe u prodhua mbivendosja.

Specialisti, ARRSH-Ça bën? Si je?

Denoncuesi-Ça bëhet o vëlla, se na çmëndët me atë shpronësimin? Është bë legjendë fare, s’po na lejnë as me punu, asgjë..

Specialisti, ARRSH-Tani këtu problematika është, se për saktësimin, Hipoteka, nuk e ka bërë për të gjithë, ato e kanë bërë sipas komunës, o burrë..

Denoncuesi-Po pra, sipas Farkës, po nuk ndan Farka toka, o vëlla..!

Specialisti, ARRSH-Thashë, ata nuk kanë bërë saktësimin për gjithë bllokun, ata kanë bërë saktësimin për një pasuri.

Denoncuesi-Do na ktheni ndonjë përgjigje juve?

Specialisti, ARRSH-Kush?

Denoncuesi-Hipoteka, që janë saktësuar pronat?

Specialisti, ARRSH-Jo,jo, thjesht Hipoteka..

Denoncuesi-Mori praktikën.

Specialisti, ARRSH-Jo, e bukura, ka ardhë kryetari vetë me atë pronë, unë kisha içikë merak, se ndonjë falsifikim ndonjë gjë, e kupton dhe i bëra shkresë Hipotekës. Ma konfirmoni, që kështu është gjendja e pasurisë sot. Ata e kanë bërë me shkresë, që po kjo është nga të gjitha anët.

Denoncuesi-Me hartën, që të tregova unë ty?

Specialisti, ARRSH-Me hartën, që për mua s’është legjitime, pavarësisht, se ne jemi të detyruar ta zbatojmë, sepse ajo hartë, në rradhë të parë njëherë, nuk është bërë afishim 45 ditor për kufitarët, që të japin..

Denoncuesi-Është me deklaratë fallco me kufitarët..

Specialisti, ARRSH-Ça thua?! Duhet të pezullohet…! Deklaratë fallco, ë?

Denoncuesi-Po se ça deklaratë kufitarësh, kufitari jam, ose unë si firmë ndërtimi, ose pronari, që kam unë në sipërmarrje. Asnjë s’ka firmosur nga ne, fusin emra kot.

Specialisti, ARRSH-Erdhi të bëjë kërkesën,  kur isha unë, i thashë që nuk ka ndryshim projekti, në rast se keni pretendime për pronën, i duhet t’i drejtoheni Hipotekës! Ky bëri një ankesë dhe tha prona ime po çregjistrohet në Hipotekë, ndaj kërkoj nga ana juaj matjen faktike, sepse prona nuk është e saktë..

Denoncuesi-Po pra, se e çoi aty në qendër, të zbatohet ajo formula, e çoji shkresën!

Specialisti, ARRSH-E kam bërë unë atë shkresë, zbatimin e formulës.

Denoncuesi-Bazuar tek shkresa e Bashkisë.

Specialisti, ARRSH-Dhe në këto moment, unë realisht, si çdokush tjetër po të ishte në pozicionin tim, ka dyshimet e veta, thotë vraje mendjen, se mos kanë të drejtë këta zotërinjtë..!

Denoncuesi-Po, normal!

Specialisti, ARRSH-Edhe pas presioneve, se më ka bërë presion atëherë ai…

Specialisti, ARRSH-Po dhe unë i kam thënë tekstualisht, unë jam shumë i gatshëm i thashë, ta lej këtë si punë, sesa të bëj atë shkresën, se s’mund ta marr unë, siç e ka marrë Farka, se s’është legjitimiteti im, kupton? Se unë mund ta merrja te vendosja pronën dhe të thosha kjo pronë nuk preket, sipas vendimit, por s’mund ta bëj unë atë gjë, ata zotërinjtë kanë shkuar në Hipotekë..

Denoncuesi-Kanë bërë sipas qejfit./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali/ Gardisti bllokon lejen e ndërtimit dhe falsifikon hartën e pronës

Publikuar

-

Nga

Skandali/ Gardisti bllokon lejen e ndërtimit dhe falsifikon hartën e pronës

Firma e ndërtimit Al Constrution GBI operon në tregun shqiptar prej 20 vjetësh. Në vitin 2019 kjo firmë merr lejen e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar apartamente në zonën e Liqenit të Thatë.

Por disa muaj më pas, firmës i shfaqet një një problem në pjesën veriore të lejes. Gazmend Brahja, punonjës i Gardës së Republikës, pretendon se kësaj firme i është dhënë leja me mbivendosje me pronën e tij.

Por ky justifikim nuk qëndron, pasi për pjesën e pretenduar, Gazmendi ka marrë kompensim nga Autoriteti Rrugor Shqiptare, duke qenë se pjesën e pronës e kap projekti i Unazës së Madhe. Përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit, Florenc Ismaili, na tregon detajet e projektit, lejes së marrë dhe pretendimeve të familjes Brahja.

“Ne jemi firma Al Constrution GBI, një firmë ndërtimi që operojmë prej rreth 20 vitesh në tregun shqiptar. Merremi kryesisht me investime dhe ndërtime private, por në rastin konkret që bëhet fjalë për një leje ndërtimi dhënë në zonën e Liqenit të Thatë, ne në momentin e marrjes së lejes të gjitha dokumentet, të gjitha filtrat ishin në mënyrë të rregullt dhe ligjore. Nga momenti i marrjes së lejes, Gushti 2019 dhe më vonë, marrim vesh në Janar 2021 dalin në pah letra të reja, pretendime të cilat për mendimin tonë dhe nga faktet e dokumentet që kemi, këto pretendime nuk janë të vërteta. Bëhet fjalë për një pjesë të kufirit tonë, në anën veriore të kufirit të lejes tonë ku kufitari pretendon që ky nuk është kufiri i rregullt sipas tij. Ai pretendon që kufiri është një tjetër. Ky kufi krijon mbivendosje me pronën tonë dhe në të gjithë lejen tonë. Kjo mbivendosje rreth 900 metra na ka penalizuar deri tani në realizimin dhe përfundimin e objekteve”, thotë përfaqësuesi i firmës.

Ky i fundit shpjegon në hartë edhe kufirin e pronës së familjes Brahja me pronë ku po ndërton firma Al Constrution GBI.

“Kufitari në anën veriore, familja Brahja, pretendon që ky nuk është kufiri i vetë i pronave. Prona që ata kanë dhe që verifikohet dhe nga letrat tona dhe nga Hipoteka është një pronë që kap në pjesën e sipërme dhe nuk ka mbivendosje me pronën që është marrë leja. Prona është pjesë e një shpronësimi nga ana e Autoritetit Rrugor. Shpronësimi ka të bëjë me unazën e madhe të Tiranës. Është një pronë që ka qenë e shpronësuar që në vitin 2012 dhe leja kur është marrë, është marrë dhe dokumentacioni që është bërë verifikimi është apo jo e shpronësuar kjo pronë. Dhe nga të gjithë përgjigjet dhe shkesat zyrtare ka rezultuar që kjo pronë është e shpronësuar dhe pas të gjithë këtyre verifikimeve në jemi pajisur me lejen e ndërtimit ku për këtë leje është paguar dhe një taksë, për ne është deri diku e konsiderueshme se ka vlerën mbi 1 milion Euro vetëm taksa mbi infrastrukturën që është paguar në Bashkinë e Tiranës dhe investimi aktual që është bërë kap vlerën mbi 10 milionë Euro. Ne praktikisht kemi bërë rreth 80% të investimit dhe realizimit të punimeve dhe jemi të bllokuar në fazën finale. Nuk e kemi realizuar këtë objektin këtu se pretendimi i pronës së tij nuk vjen në konfigurimin sipas Hipotekës dhe lejes por pretendimi i tij është në formë të tërthortë. Këto lëvizje kanë filluar pas miratimit të lejes. Leja është e Gushtit 2019 dhe Janar 2020 janë bërë shkresa të vazhdueshme dhe tentativa të vazhdueshme për ndryshimin e konfigurimit të kësaj prone. Ka dhe diçka. Hipoteka i pasqyron atij një pronë ku pasqyrohet vetëm prona e tij dhe pronat tona nuk duken fare. Kurse unë sot po të bëj rifreskim të pronave që unë kam marrë lejen e ndërtimit, prona e personit në fjalë, e familjes Braja, vazhdon të jetë po e copëtuar, pra është e ndarë në dy pasuri sipas VKM. Të gjitha pronat janë prona të fituara me ligjin 7501. Që do të thotë, të gjithë pronarët e pronave kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës ku përfshihen këtu dhe kufiri përkatës. Këto kufij nuk ndryshojnë me pretendimin apo dëshirën e njërës palë. Këto kufi ndryshohen ose me dakordësim ose me vendim gjykate, që të gjitha këto dokumente nuk gjenden në asnjë vend”, shpjegon Ismaili./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Çudia në Gjirokastër/ Prokuroria e nxjerr miliarderin të varfër!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Çudia në Gjirokastër, prokuroria e nxjerr miliarderin të varfër!

Një 80 vjeçar po endet prej më shumë se 20 vitesh në dyert e institucioneve të drejtësisë, për të marrë dëmshpërblimin prej 6 milionë lekë të vjetra që i kanë caktuar vetë këto organe. Nelo Hatika denoncoi në emisionin investigativ se ka fituar disa vendime gjyqësore, të cilat detyrojnë një pronar të një fasonerie ti japë këtë shumë. Por, ai ka refuzuar disa herë, ndërsa ankuesi ka bërë denoncim edhe në prokurori për mashtrim dhe fshehje të ardhurash. Por, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ky person “nuk ka prona dhe llogari bankare”.

Gjykata ka urdhëruar dy herë që Kostandin Çaro, pronar i një fasonerie, të hetohet. Por, po dy herë prokuroria këmbëngul që “s’ka pasuri”. Aktualisht, dosja po hetohet për herë të tretë. Por, paradoksi qëndron se hetimet po ndiqen nga i njëjti prokuror, Julian Çafka, që është edhe drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës. Në një ballafaqim me denoncuesin, prokurori nuk jep dorëheqje, teksa thekson se “kemi mendime të ndryshme”. Ai i kërkon qytetarit që të marrë edhe këtë vendim (pushimi) dhe nëse ia kthen për herë të tretë gjykata do të japë dorëheqje!

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua i moshuari Nelo Hatika. Ai thotë se përfaqëson bashkëshorten e tij, e cila ka dalë në pension në vitet 2000, teksa vitet e fundit kishte punuar në shoqëritë në pronësi të Kostandin Çaros. “Nuk derdhi kontributet e pagës reale. Kemi bërë gjyq pas gjyqi, ku z.Çaro na detyrohet për të paguar edhe dëmshpërblimin. Por, ai nuk i paguan. Bëhet fjalë vetëm për 5 a 6 milionë lekë të vjetra. Për mospagimin e kësaj shume përmbarimi i vendos gjobë. Ai këtë gjobë e paguan, por sërish nuk na jep dëmshpërblimin tonë. Vendimet janë të formës së prerë, por këtij nuk i gjejnë pasuri” thotë z.Hatika. Sipas tij, z.Çaro ka blerë në vitin 2004 godinën e ish-Kombinatit të Tekstileve në Gjiroastër për 250 milionë lekë. “Ja tek e ka pasurinë. Madje, atje ka edhe një fasoneri ku vazhdon aktivitetin. Këta e nxjerrin miliarderin të varfër dhe unë s’marr dot atë shpërblim. Kam 20 vjet më këtë punë, por këta po presin sa të vdesim ne” thotë i moshuari. Më tej pohon se e ka denoncuar z.Çaro në prokurori për disa vepra penale. “Ka mashtruar dhe fshehur të ardhurat. Pasuritë i ka kaluar sa në një firmë në tjetër. Kjo e faktuar. Por, këta të prokurorisë e pushojnë se ‘është i varfër’. E kanë pushuar dy herë dhe po dy herë gjykata ka urdhëruar që të rihetohet. Është për herë të tretë në prokurori. Dhe po herën e tretë po hetohet nga z.Julian Çafka. Ky s’jep dorëheqje” thotë qytetari.

Në vendimin e fundit, Gjykata e Gjirokastrës urdhëron se Çaro duhet të rihetohet. Por, sërish ia dha në dorë prokurorit Çafka. Në vendimin e zbardhur, gjyqtari shkruan se “pretendimet e kallëzuesit duhen vlerësuar në funksion edhe të ekzistencës së veprave të tjera penale”. Më tej, thotë se “nëse rezulton se ka dhënë deklarime të pavërteta, duhet të vendoset në përgjegjësi penale”. Z.Nelo Hatika pyeti në prokurori dhe mësoi se çështja po hetohet sërish nga prokurori Çafka. Ndërsa, për tu interesuar duhet të bënte një kërkesë zyrtare. Por, pas një insistimi të gjatë, 80 vjeçari e takoi prokurorin. Ky i fundit i tha se, kanë mendime të ndryshme për çështjen. “Kemi mendime të ndryshme. Nuk pajtohemi. Do të bëj disa veprime dhe, nëse ma kthen sërish gjykata, do të jap dorëheqje” thotë prokurori. Por, i moshuari i kërkon që të largohet, pasi dy herë gjykata i ka thënë që të hetojë dhe të marrë të pandehur z.Kostandin Çaro. “Unë mbaj një qendrim X, nëse gjykata nesër ma kthen prapë, atëherë ko tregon që unë me gjykatën jemi në mendime të ndryshme dhe për të mos zvarritur më kthime dhe moskthime, atëherë unë do heq dorë nga çështja sepse ndoshta e kam unë gabim! Pra, kështu do ta lë, do ti bëj edhe këto veprime dhe ti do ta kundërshtosh prapë (do ta mbyllë për herë të 3-të!!!!) dhe atëherë do të duket ke të drejtë ti apo unë. Pse, sepse ti po më paragjykon zgjidhjen time, pse mos të paragjykoj unë interesin tënd apo jo” i thotë prokurori.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe u interesuan, por prokurori nuk pranoi të jepte informacion, pasi “kishte dalë”. Edhe pas kërkesës për informacion, prokuroria nuk ka kthyer ende një përgjigje. Por, a ka pasuri apo biznes z.Kostandin Çaro? Denoncuesi thotë ka një fasoneri në Gjirokastër, madje ka godinën e ish-kombinatit në pronësi. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në ambientet e Kombinatit. Z.Çaro pranoi se fasoneria është në pronësi të tij, madje ka edhe mijëra metra katrorë që i jep me qira. Një qiraxhi u tha gazetarëve të Fiksit se e ka marrë nga Çaro me 50 mijë lekë në amuaj një ambient. “Ky është ambienti që kam unë. Këtë unë minimumi e kam 45 në muaj. 45 mijë lekë të reja” i thotë z.Çaro gazetarëve, duke faktuar pretendimet e z.Hatika. Por, për Prokurorinë e Gjirokastrës dhe drejtuesin e saj, Julian Çafka, që e ka zyrën vetëm pak metra larg këtij Kombinati, z.Çaro është i varfër!

***

BALLAFAQIMI I 80 VJEÇARIT ME PROKURORIN JULIAN ÇAFKA

Denoncuesi – Është shefi brenda?

Punonjësi i prokurorisë – Cili shef?

Denoncuesi – Z. Julian.

Punonjësi i prokurorisë – Po.

Denoncuesi – Ka mundësi ti thuash pak do të të takoj çik.

Punonjësi i prokurorisë – Nuk presin fare, s’presin se dje u bë një sherr. S’presin, fare, fare, fare. Vetëm të bësh kërkesë për shefin.

Denoncuesi – Ka mundësi të pyes cili e ka çështjen tonë në sekretari. Z.Çafka apo e ka marrë dikush tjetër?

Punonjësi i prokurorisë – Juli e ka, po patjetër se nuk lëviz. Një njeri e ka.

 

Pas disa orësh…

 

Denoncuesi – Z.Prokuror përshëndetje.

Prokurori Julian Çafka – Si kalove?

Denoncuesi – Si jeni! Çu bë me atë procesin hetimor.

Prokurori Julian Çafka – Arjanit ia kam lënë, do të bëj një analizë të hënën, ma kujto një çik.

Denoncuesi – Tani z.prokuror, ju keni dhënë 2 vendime që u janë prishur në gjykatë.

Prokurori Julian Çafka – Të lutem shumë, unë mbaj qendrimin që mendoj, ti ke të drejtë…

LEXO EDHE:  OBSH raporton javën e gjashtë radhazi, rënie të rasteve globale të koronavirusit

LEXO EDHE:  Nuk i respektuan masat anticovid/ Policia gjobit 692 qytetarë

Denoncuesi – Pse nuk dhe dorëheqje.

Prokurori Julian Çafka – Do të jap dorëheqje, ta jap.

Denoncuesi – Ta japësh dorëheqjen zotëri.

Prokurori Julian Çafka – Ore unë kam një mendim X, shumë e drejtë për çështjen dhe ti ke të drejtë në aspektin tënd. Ta bëjmë kështu, meqë më ka dhënë detyra gjykata. Ti bëj dhe ato të mbaj qendrimin dhe në rast se gjykata ma kthen prapë do jap dorëheqjen. Je dakort?

Denoncuesi – Jo zotëri, unë kërkoj që të japësh dorëheqjen, unë këtë kërkoj, sepse…

Prokurori Julian Çafka – Edhe diçka Nelo do ma bësh me shkrim këtë gjë.

Denoncuesi – Duhet ta kishe bërë! Më pyete zotëri herën e parë që dha një vendim mosfillimi.

Prokurori Julian Çafka – Po.

Denoncuesi – Më the zotëri, je dakort që ta bëj unë apo ta vazhdoj dikush tjetër.

Prokurori Julian Çafka – Atëherë, unë ndaj mendim tjetër për çështjen, nuk nisem për asgjë. Thjesht kam mendim tjetër. Mendimi im ty me të drejtë thua…

Denoncuesi – Sepse juve me një fjalë, ai zotëria z.gjykatës tha ‘sot Kostandin Çaro duhet të qe në burg’. Jo të pushoheshin hetimet.

Prokurori Julian Çafka – Lërë ça thotë ai! Unë kam mendimin tim, unë kam mendimin tim megjithëse gjykata e ka kthyer dy herë. Tani, unë kam mendim tjetër për çështjen zotëri, deri tani me provat që janë, megjithëse thua ti jep dorëheqjen…

Denoncuesi – Meqë prite të vdesim ne, apo të dalë ndonjë amnisti, të mbyllet kjo punë.

Prokurori Julian Çafka – E ke shumë gabim.

Denoncuesi – Po na plas shpirti o zotëri.

Prokurori Julian Çafka – Ça të them unë, ça faj kam unë.

Denoncuesi – Ja kjo është, kërkojmë drejtësi. Kërkojmë drejtësi, jemi viktimë e atij krimi.

Prokurori Julian Çafka – Të lutem shumë, duhet të dish edhe një gjë. Mua më ka lënë gjykata ca detyra, unë do ti bëj ato detyrat e gjykatës. Dhe unë nuk po heq dorë për një arsye, se ti zotëri paragjykon vendimin tim.

Denoncuesi – Nuk po paragjykoj qëndrimin tuaj.

Prokurori Julian Çafka – Unë po heq dorë…

Denoncuesi – Dy vendime të prishura nga gjykata…

Prokurori Julian Çafka – Më dëgjo pak, më dëgjo pak, më dëgjo…

Denoncuesi – Po.

Prokurori Julian Çafka – Unë mbaj një qëndrim X, nëse gjykata nesër ma kthen prapë, atëherë ko tregon që unë me gjykatën jemi në mendime të ndryshme dhe për të mos zvarritur më kthime dhe moskthime, atëherë unë do heq dorë nga çështja sepse ndoshta e kam unë gabim! Pra, kështu do ta lë, do ti bëj edhe këto veprime dhe ti do ta kundërshtosh prapë (do ta mbyllë për herë të 3-të!!!!) dhe atëherë do të duket ke të drejtë ti apo unë. Pse, sepse ti po më paragjykon zgjidhjen time, pse mos të paragjykoj unë interesin tënd apo jo.

Denoncuesi – Sepse është Zoti gjyqtar që u shpreh se me këto fakte, ky do të qe në burg.

Prokurori Julian Çafka – Po të më thoshte ai mua detyrimin e formulimit të akuzës, ose të më thotë detyrimin e regjistrimit të emrit të personit, atëherë unë do të veproja dhe do ta çoja në gjyq, po të më detyrojë ai.

Denoncuesi – Kështu o të vdesim, o të…

Prokurori Julian Çafka – Të lutem shumë, do më kujtosh një çikë. Unë të hënën do të bëj një analizë me oficerin, ku është dosja çfarë veprimesh do të kryhen, ça disponimi do bëj. Në rregull? Me ty nuk kam gjë fare, je qytetar i respektuar.

Denoncuesi – Unë dua të jem në rregull.

Prokurori Julian Çafka – Shumë në rregull jemi unë dhe ti.

Denoncuesi – Gjithë të mirat.

Prokurori Julian Çafka – Mirupafshim.

NË “KOMBINATIN” NË PRONËSI TË Z.KOSTANDIN ÇAROS

Fiksi – Më thanë një fabrikë që ka një të prodhimit të këtyre, rrobaqepsi.

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Si e ka emrin?

Fiksi – Kostancin Çaro.

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Ja këtu është.

Fiksi – Kostandini është aty pronar?

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Po.

Fiksi – Kostandin Çaro?

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Po, lart është në kat të dytë, këtë e kam unë këtu (me qira), andej ka vendosur ca gjëra, një objekt të vogël, ka vendosur disa makina të vjetra.

Fiksi – Ke dhe ti pjesë këtu?

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Jo këtu jemi futur te firma e atij…

Fiksi – E sa ka vajtur si (qira), sa e paguan?

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Unë?

Fiksi – Po.

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Unë e kam 500 (mijë lekë në muaj).

Vjen pronari Kostandin Çaro

Fiksi – Më thanë ke fasonerinë këtu?

Kostandin Çaro – Po.

Fiksi – Më thanë, meqë ke fasonerinë, ke… (ambient me qira).

Kostandin Çaro – Sa metra do?

Fiksi – Mbi 500 metra katrorë.

Kostandin Çaro – Ajo (ambienti) është 240 metra katrorë.

Fiksi – Këtë që ke tëndën?

Kostandin Çaro – Jo, magazina bosh.

Fiksi – Është e vogël në fakt, 240 metra katrorë…

Na tregon ambientin që do të japë me qira…

Kostandin Çaro – Këtu maksimumi mund të punojnë mbi 70 veta, 60 veta.

Fiksi – E di. Se me këto pagesa i ke paguajt…

Kostandin Çaro – Se di!

Fiksi – Sa marrin këtu (punëtorët) si pagesë?

Kostandin Çaro – Se di, varet…

Fiksi – Se po flas hapur, se ti ke rrobaqepsi. Unë po erdha këtu, unë punëtorët tuaj, bëj kontratë që punëtorët e tu s’do i marr. Harroje këtë, unë e kam aq… Punëtorët tuaj s’i prek, s’bëhet fjalë, me dit se ngordh. Kështu që mos e ki merak se përzihem në atë punë, jam i prerë në ato gjëra..

Kostandin Çaro – Ky është ambienti që kam unë.

Fiksi – Atëherë, sa është (pagesa) ky të bisedoj me atë unë!

Kostandin Çaro – Këtë unë minimumi e kam 45 në muaj. 45 mijë lekë të reja.

Fiksi – Në muaj?

Kostandin Çaro – Në muaj patjetër.

LEXO TE PLOTE