Connect with Us

Ori Nebijaj e mban fjalën/ Ja si e surprizon mikun e saj të infektuar me Covid-19

Showbizz

Ori Nebijaj e mban fjalën/ Ja si e surprizon mikun e saj të infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Ori Nebijaj e mban fjalën/ Ja si e surprizon mikun e saj të infektuar me Covid-19

Pak ditë më parë moderatori Isli Islami zbuloi se ishte i infektuar me Covid-19. Moderatori tregoi se simptomat e para që kishte ishin humbja e shijes dhe nuhatjes.

Isli gjithashtu tha se edhe e ëma ishte prekur nga Coronavirus dhe se të dy ishin të izoluar. Gjatë emisionit Wake up, Isli i bëri një kërkesë koleges dhe mikes së tij, Ori Nebijaj.

LEXO EDHE:  "70 milionë euro për vaksinën"/ Reagon ambasadori Soreca: BE ka treguar se Shqipëria…

Ai i tregoi  se kishte neps për byrek me spinaq dhe Ori e ka mbajtur premtimin e saj. Ajo i ka dërguar në shtëpi Islit, byrekun me spinaq dhe moderatori e ka ndarë me shumë dashuri këtë në rrjetet sociale.

“Nuk e di si janë mësuar të tjerët por çfarë premtohet në ‘Wake Up’ mbahet! Të lumshin duart teta Shpresa”, ka shkruar Isli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Dushi” i Kyliet u bë meme në rrjetet sociale/ Pas komenteve, reagon Jenner

Publikuar

-

Nga

“Dushi” i Kyliet u bë meme në rrjetet sociale/ Pas komenteve, reagon Jenner

Pak ditë më parë, miliarderja Kylie Jenner publikoi një video ku tregonte ambientin e dushit, dhe menjëherë pas publikimit shpërthyen komentet dhe memet në rrjetet sociale.

Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e kanë menduar se një miliardere si Kylie Jenner ka një dush që ka pak presion.

Pas të gjithë reagimeve dhe memeve, Kylie ka reaguar duke shkruar: “Vazhdoj të shoh dushin tim kudo në internet. Postova një video nga dushet në zyrat e mia, që i kam shumë qejf dhe mendoj se janë të mrekullueshme. S’kam asnjë problem me to, por të gjithë paskan parë presionin e dushit.

LEXO EDHE:  Lajme të mira/ Numri i të shëruarve nga Covid-19, kalon atë të infektuarve

LEXO EDHE:  Kur duhet t’i drejtoheni spitalit?/ Mjekja e njohur mesazh të fortë qytetarëve  

“Fakti që të gjithëve iu duket kaq shqetësues presioni i ujit më bën me të vërtetë të qesh. Ky është dushi im i përditshëm dhe ky është presioni i ujit. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin tuaj!”, vijon më tej ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Dëshpërimin tim ia kam kaluar edhe Sarës”/ Ema Andrea flet për divorcin

Publikuar

-

Nga

“Dëshpërimin tim ia kam kaluar edhe Sarës”/ Ema Andrea flet për divorcin

Ema Andrea ka treguar detaje nga jeta e saj private, duke rrëfyer për shtatzëninë në fakultet dhe ndarjen nga ish bashkëshorti kur vajza e saj Sara sapo ishte futur në klasë të parë.

E ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ka zbuluar se ndarja ka ardhur sepse ajo e kuptonte jetën ndryshe, kishte një stad tjetër rritje dhe kërkesa të tjera.

“Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar”, është shprehur Ema.

Mirela e ka pyetur se si ka qenë ai momenti me vajzën përdore, me dyer të mbyllura, në atë çoroditjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në ato vite.

LEXO EDHE:  Kur duhet t’i drejtoheni spitalit?/ Mjekja e njohur mesazh të fortë qytetarëve  

LEXO EDHE:  "70 milionë euro për vaksinën"/ Reagon ambasadori Soreca: BE ka treguar se Shqipëria…

“E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar”, ka treguar më tej aktorja. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Rrëfehet Ema Andrea: Ngela shtatzënë kur isha në fakultet, nëna më tha e rrisim bashkë fëmijën

Publikuar

-

Nga

Rrëfehet Ema Andrea: Ngela shtatzënë kur isha në fakultet, nëna më tha e rrisim bashkë fëmijën

Aktorja Ema Andrea si asnjëherë më parë ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private. E ftuar në emisionin “Historia ime”, ajo ka folur për vështirësitë që ka hasur në jetën e saj si dhe shtatzëninë në kohën kur ishte në fakultet. Ajo tregon faktin se në ato kohë ka marrë një mbështetje shumë të madhe nga nëna e saj.

“Unë kam qenë dhe jam një person romantik, kam besuar në dashuri. Ëndrrat e mia kanë qenë të studioj jashtë, kur kam qenë adoleshente ëndrrat kanë qenë të lidhura me arti dhe pastaj me mënyrën e të jetuarit. Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë. Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë? Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë.

Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet në vitin e tretë dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës, janë ato shenja që ti jep një Univers, besoj se ka qenë fati im më i madh sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror, përgjegjësie, në raport me veten, në raport me shoqërinë dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas.

LEXO EDHE:  Protestat në SHBA/ Shqetësim për rritje të rasteve të Covid-19

LEXO EDHE:  Konkurroi që 16 vjeç në TCH/ Moderatori publikon videon e audicionit: S’më pranuan!

Nëna ime më ka thënë ne mund ta rrisim fëmijën bashkë, unë do të respektoj çdo dëshirë tënden. Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje por jam rritur nga ajo nënë”, ka rrëfyer Ema Andrea./ CNA.al

LEXO TE PLOTE