Politikë
Orekset e aleatëve- Lulit i duhet Kuvend me 1400 deputetë

Sot Fatmir Mediu doli dhe deklaroi listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Republikane. 36 emra që zoti Mediu në cilësinë e kryetarit të partisë i ka shkruar në fletë të bardhë të cilën e reklamoi sot përpara kamerave. Nuk ka asnjë dyshim në fakt që Mediu thjesht po i bën publikisht presion Luli Bashës që Luli të tregojë ofertën e vet.
Më i sinqerti nga gjithë aleatët që po i bëjnë presion sot Lulit, deri tani rezulton Gon Duka. Goni nuk lexoi listë! Tha dua i pari, i dyti ose i treti në Durrës. Kaq ishte lista Gonit. Po kjo e sotmja e Fatmirit na i ngatërron pak llogaritë. Nëse e konsiderojmë listën e Mediut si realiste, duhet të arsyetojmë se kur Mediu kërkon 36 në një listë prej 170 emrash, atëherë, sa duhet të kërkojë LSI?
Mona ka sqaruar që te lista e Luli Bashës nuk do i fusim të gjithë. Vetëm ca sa për farë! Sepse Mona tha që do dalë edhe me 170 emrat e vet në garë. Kështu thotë Mona dhe ne e besojmë Monën. Ajo me siguri ka marrë konsulencën e duhur për të thënë ato që tha dhe do të thotë në vazhdim.
Ndaj mund ta braktisim rregullin e treshit për aleaten Mona të Lulit, për raportin e përfaqësimit në Kuvend nga LSI brenda listave të PD.
Por nëse Mediu do 36 emra te lista e koalicionit, ateherë del që Mona do duhet t’i japi Lulit nja 70 emra që Lulit i duhet ti mbjellë tek lista e përbashkët.
Pastaj vjen Dash Shehi që sipas çdo llogaritjeje që ka bërë në 30 vjet, ka gjithmonë 30 deputetë.
Pastaj Nardi që vlen sa 5 deputetë, duke konsideruar peshën elektorale të krahasuar me atë të Dash Shehit.
Pastaj janë 2 parti të ish ballistëve me nga 1 kryetar secila që, duke qenë se nuk ndihen kurrë kryetari i PD ua ka gjetur gjithmonë një vend në fund të listës. Ja ku dolën 140 emra për tek lista e koalicionit të Luli Bashës.
PD e Lulit është me fat.
Kodi Zgjedhor parashikon që çdo listë qarku duhet të ketë të paktën 2-3 emra më shumë sesa numri i mandateve për çdo qark. Kjo klauzolë shpëton Luli Bashën, sepse i krijohen 30 numra të lira tek lista e koalicionit për kandidaturat e PD.
Luli kësaj rradhe nuk do vuajë për të kompletuar listën si në 2017. Që sot i bën kollaj 170 emra kandidatësh. Ama për deputet pastaj ështe llogari tjetër.
Që PD të mund të nxjerrë deputetë, me Ramën përballë dhe aletatët rreth e qark, Luli Bashës i duhet një Kuvend tjeter. Jo me 140, por me 1.400 deputetë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Televizioni i Ilir Metës: LSI është rrudhur
Sot në mbrëmje në televizionin e Ylli Ndroqit apo Xhemail Pasmaçiut, pasuria e të cilit është sekuestruar pas akuzave për trafik ndërkombëtar të drogës, janë...