Seria A
Një shqiptar rrëmbeu skenën ndaj Napolit me dy supergolat në portën e Meret

Napoli u kualifikua në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 Empolin. Pavarësisht se në letër kjo ndeshje dukej mjaft e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, kundërshtari luajti një ndeshje mjaft të mirë , duke i shkaktuar jo pak vështirësi. Golat për Napolin u shënuan nga Di Lorenzo, Lozano dhe Petanja.
Lojtari i kësaj ndeshje ishte pa dyshim shqiptari Nedim Bajrami, që shënoi 2 gola fantastik në portën e Napolit, duke i shkaktuar panik këtyre të fundit. Goli i parë i tij ishte mjaft i bukur, teksa në minutën e 33-të me anë të një diagonale solli barazimin në 1-1 për skuadrën e Empolit. Në minutën 67-të kur ndeshja ishte 2-1 në favor të Napolit, përsërsi Bajrami lëshon një “predhë” nga distanca për të sjellë sërish barazimin në 2-2.
Megjithatë Napoli me anë të Andrea Petanja u rikthye përsëri në avantazh dhe mbylli gjithçka në 3-2. Rrahmani luajti 90 minuta të plota, ndërsa nga ana tjetër Hysaj u detyrua ta shihte të gjithë ndeshjen nga stoli.
Lajme të Rekomanduara:

Vedat Muriqi e bën me shëndet, shënon golin e parë me Lazion
Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë te Lacio, por që ka vlerën e kualifikimit. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e parë në përballjen e...

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serinë A, gardiani shqiptar merr ofertë nga…
Etrit Berisha është një portier për Serinë A. Për këtë janë të bindur jo vetëm te SPAL, por edhe në klubet e elitës, të cilët...