Politikë
Nishani propozon kryengritje: Të ngremë barrikada si ukrainasit

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas kritikave të kryeministrin Edi Rama për Bashkimin Europian.
Sipas Nishanit, fyerjet dhe sulmet e radhës nuk janë aspak për tu çuditur e as nuk janë ndonjë surprizë. Nishani thotë se shqiptarët duhet të ndjekin shembullin ukrainas të 20 shkurtit të vitit 2014, ku qytetarët dolën në sheshin “Maidan” kundër presidentit të atëhershëm lorus Viktor Yanukovych.
Ish presidenti kërkon që të bëhet një qëndresë e ngjashme për të larguar kryeministrin Rama.
“Fyerjet dhe sulmet e rradhës së filoserbit të Tiranës ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave evropiane nuk janë aspak për tu çuditur e as nuk janë ndonjë surprizë.
Kjo, për faktin se nuk është as hera e parë e as prej dikujt që nuk ka ndonjë gjë të përbashkët me fyrjet dhe sulmet publike.
Filoserbi i Tiranës, ka fyer e sulmuar publikisht këdo që ka pasqyruar papërgjegjshmërinë e tij !
Filoserbi i Tiranës, ka fyer e sulmuar publikisht këdo që ka treguar paaftësinë e tij !
Filoserbi i Tiranës ka agresuar këdo që ka denoncuar miqësinë e tij me krimin !
Filoserbi i Tiranës, ka dhunuar këdo që ka guxuar të hetojë e dënojë korrupsionin e bandës së tij !
Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar këdo që ka demontuar tradhëtitë e tij !
Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar çdo media e gazetar që ka guxuar të bëjë gazetari !
Filoserbi i Tiranës ka shantazhuar këdo që ka evidentuar grabitjet e zgjedhjeve dhe minimin e lirive prej tij !
Filoserbi i Tiranës sulmon e fyen këdo që nuk është si ai !
Të gjitha këto e shumë të tjera i kuptojnë mirë, qindra mijëra të tjerë në Shqipëri.
Këto nuk janë as surprizë e as thelbi i sulmit dhe fyerjes mbi Evropën dhe vlerat e saja !
Platforma e krijimit të perceptimeve të urrejtjes dhe fustrimit ndaj evropianizimit dhe vlerave të perëndimit është një strategji e hartuar dhe sponsorizuar gjerë e gjatë !
Brenda saj qëndron edhe kapitulli antishqiptar !
Eshtë detyrë e shoqërisë shqiptare të vetëmbrohet e sigurojë të ardhmen e vetë evropiane.
Kombe e vende shumë më larg se Shqipëria nga konteksti evropian kanë rezistuar me barrikada dhe kanë sakrifikuar edhe në kohët moderne për mbrojtjen dhe adoptimin e dimensionit dhe vlerave të Evropës.
Shembulli në Sheshin “Maidan” nuk është thjesht historik por inspirues !
#25PrillnjëShans”, shkruan Nishani./CNA.al