Politikë
Negociatat për arrestimin e Nexhmije Hoxhës/ Rrëfehet Ceka: Çfarë më tha Ramiz Alia

Në dhjetor të vitit 1991, presidenti Ramiz Alia, kryeministri Ylli Bufi dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, u vunë para dilemës së vështirë për të dorëzuar gruan e Enver Hoxhës për të mbajtur qeverinë, ose të mbanin gruan e Hoxhës dhe të lëshonin qeverinë.
Për të negociuar për arrestimin e Nexhmije Hoxhës, PD ngarkoi ish-kryetarin e Aleancës Demokratike dhe historianin Neritan Ceka, i cili është rrëfyer mbrëmjen e sotme.
Ceka tha se ishte takuar me Ramiz Alinë dhe ai i kishte kërkuar që së bashku me Genc Rulin të shkonin fillimisht te Nexhmija dhe më pas të ktheheshin sërish te ai.
“Unë nuk kam qenë për këtë lloj gjuhe. Natyrisht që a janë mbajtur shënim? Kam thënë që nuk duhet të futemi tek pjesa që ka të bëjë me gjykatën. Një nga të rejat që kemi sjellë është ndarja e pushteteve, ne jemi legjislativ. Megjithatë, atje kishte një bërthamë të fortë të njerëzve që më pas u përjashtuan nga PD për këtë arsye. E kam marr unë me Genc Rulin përsipër. U takuam me Ramiz Alinë. Ai na tha: Ju do shkoni tek Nexhmija, pas saj do vini tek unë. Dhe ishte logjike”, deklaroi politikani në emisionin “Opinion”.
Ceka tregoi se Ramiz Alia i kishte pritur në mënyrë më miqësore dhe sipas tij ky negocim nuk ishte i vështirë.
“Unë besoj që nuk ka qenë e vështirë, mjaftonte t’i thoshte prokurorit bëj detyrën, por ajo që na interesonte ne më shumë ishte televizioni”, theksoi ai./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Televizioni i Ilir Metës: LSI është rrudhur
Sot në mbrëmje në televizionin e Ylli Ndroqit apo Xhemail Pasmaçiut, pasuria e të cilit është sekuestruar pas akuzave për trafik ndërkombëtar të drogës, janë...