LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshja ndaj Juventusit, Napoli sqaron zyrtarisht vendimin

13 Janar 2021, 13:52, Sport CNA
Ndeshja ndaj Juventusit, Napoli sqaron zyrtarisht vendimin

Napoli do të jetë rregullisht në fushë pas një jave (20 janar) për të luajtur në Rexhio Emilia, Superkupën e Italisë ndaj Juventusit.

Në fakt, kishte dyshime në ditët e fundit pasi presidenti Aurelio De Laurentis kishte propozuar shtyrjen e ndeshjes në pranverë, atëherë kur edhe një pjesë e publikut të mund të ishte prezent në stadium.

Megjithatë, klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se Superkupa do të luhet sipas datës së paracaktuar dhe tashmë dy shoqëritë pavarësisht se do të donin ta luanin me publik ndeshjen për shkak të të ardhurave financiare, nuk mund të lejojnë që të ngjeshin edhe më shumë kalendarin.

Lajmet e fundit nga