Connect with Us

Merr fund pritja, Valon Et’hemi zyrtarizohet te skuadra e re

Sport

Merr fund pritja, Valon Et’hemi zyrtarizohet te skuadra e re

Publikuar

-

Më në fund Valon Et’hemi ka mundur të hedhë firmën në kontratën që e lidh me skuadrën e Istanbulspor. Futbollist i cili në vitet e fundit shkëlqeu në Superiore me ekipin e Kukësit, është bërë pjesë e klubit turk, ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Largimi nga Kukësi u shoqërua me probleme pasi verilindorët bllokuan transferimn e tij duke e cilësuar të parregullt dhe në shkelje të kontratës së nënshkruar mes palëve. Çështje e cila përfundoi në organet juridike të FIFA-s për shqyrtimin e kontratës që kishte mes palëve.

Ndaj edhe pse pak ditë më parë emri i Et’hemit qarkulloi në ambientet e klubit, ai ishte në pritje të lejes nga FIFA për të bërë të mundur firmën e tij pa rrezikuar sanksione, qoftë kjo edhe një leje e përkohshme. Në këtë situatë, është pritur leja dhe me sa duket ajo ka mbërritur, pasi menaxheri Ardian Aliaj i cili mundësoi transferimin, ka hedhur fotot e nënshkrimit nga Et’hemi të kontratës që e bën pjesë të klubit turk ku gjenden edhe Eduard Rroca e Kristal Abazaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Fantastik Uzuni, shqiptari realizon eurogol nga goditja e dënimit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni bën heroin në Hungari duke shpëtuar ekipin e tij, Ferencvarosh nga humbja ndaj Akademisë Pushkash. 25-vjeçari barazoi sfidën 8 minuta nga fundi i ndeshjes me një goditje elegante nga faulli në distancë 17 metra.

Ish-sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit goditi lehtësisht topin duke fluturuar mjaft bukur brenda në rrjetë. Pas kësaj jave, Ferencvaroshi kryeson kampionatin hungarez me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet prej Fehervarit.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

E KRYER/ Paga e frikshme, Ferhan Hasani firmos për 18 muaj me Partizanin

Publikuar

-

Nga

Ferhan Hasani ka pranuar ofertën e Partizanit dhe ka nënshkruar për 18 muaj. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Maqedonia e Veriut, konkretisht nga një media shqiptare, Inforsport.mk.

Fantazisti shqiptar një ditë më parë pati një takim me drejtorin e Partizanit, Olsi Ramën, dhe sa duket gjithçka ka shkuar si duhet. Gjithsesi duhet pritur që kjo lëvizje të konfirmohet nga klubi i kuq, apo nga vetë lojtari.

Hasani kishte oferta të ndryshme, mes tyre edhe nga Tirana e Shkëndija e Tetovës. Shifrat e ofruara për të kanë qenë të larta, mbi 10 mijë euro në muaj. Zyrtarizimi i tij me siguri do e bënte Hasanin lojtarin më të paguar në Superiore.

LEXO TE PLOTE

Sport

Paraqitje dinjitoze në kampionat, ish-futbollisti i Skënderbeut i pakalueshëm ndaj Rijekës

Publikuar

-

Nga

Skuadra e Varazhdinit, ku aktivizohet ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi mori sot një fitore të rëndësishme në kampionatin kroat kundër Rijekës me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi 20-vjeçar ishte i pakalueshëm ndaj lojtarët kundërshtarë duke i dhënë siguri skuadrës në prapavijë. Pëllumbi dhe Agon Elezi u transferuan gjatë shtatorit të vitit të kaluar nga Skënderbeu te Varazhdini. Pavarësisht fillimit të vështirë, qendërmbrojtësi korçar arriti të përshtatet me ekipin duke zhvilluar deri tani 10 ndeshje.

LEXO TE PLOTE