Connect with Us

Topalli: E gatshme të bashkoj votat me opozitën, por pa Bashën kryeministër

Politikë

Topalli: E gatshme të bashkoj votat me opozitën, por pa Bashën kryeministër

Publikuar

-

“PD e dikurshme është kthyer në Republikën e Re”/ Topalli ndryshon çfarë ka dryshuar nga dje sot

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka treguar alternativën që ka partia që ajo drejton për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjatë një interviste për “A2”, Topalli u shpreh ajo është kundër tre kryetarëve të koruptuar siç i quan ajo, duke treguar edhe kushtin e vetëm që ka për koalicion me PD.

Sipas Topallit, një bashkëpunim i tillë është i mundur vetëm nëse largohet Lulzim Basha nga drejtimi i PD. E pyetur nëse ka një emër potencial për të zëvendësuar Bashën, Topalli tha se më shumë sesa një emër e rëndësishme është parimi që duhet të ketë një individ dhe të jetë i pakorruptuar.

“Ato kanë mundësi që të votojnë alternativat e tre personave

Unë janë kundër të gjithëve sepse ata kanë pushtet, oligarki para dhe të gjitha. Nëse shqiptarët janë të mërzitur dhe nuk gjejnë një dritë në fund të tunelit është të votojnë kundër tyre. Unë nuk dua një ’97 tjetër. Unë po kritikoj lidershipin jo te demokrattët, as ata që besojnë tek sigla.

LEXO EDHE:  Basha dogji mandatet/ Nuk djeg Avokaten e Popullit (familjes)

Unë jam demokrate. Me njerëzit që më rrethojnë nuk janë të gjithë demokrat por janë shqiptarë. Unë jam e gatshme të bashkoj votat me PD me një kusht, Lulzim Basha nuk do jetë kryeministër, të zgjidhet nje tjetër emër që të jetë i pakoruptuar.

Basha nuk e lëshon karigen sido që të vijë situata. Presioni i shqiptarëve mund të jetë shumë i fortë dhëe t’i japim një qeverisje ndryshe. Nuk kam emër po kam parim. Duket e thjeshtë por është e rëndësishme”, u shpreh Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“25 prilli është sfidë me vetveten”/ Manja tregon synimin e vetëm të PS

Publikuar

-

Nga

“25 prilli është sfidë me vetveten”/ Manja: Synojmë të mbajmë 74 mandate

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh i bindur në fitoren e  Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se mazhoranca synon 74 mandate duke mbajtur nivelin e vitit 2017.

“Ne diskutojmë cilësinë e fitores së PS në 25 prill për të qeverisur e çuar në fund reformat tona, objektivi ynë është të mbajmë 74 mandate, por që PS është mazhorancë, këtë nuk e diskuton asnjë seli e opozitës. Duam të marrim mandatet e 2017-s”, tha ai.

Besimin në fitoren e zgjedhjeve, Manja e bazon me reformat e ndërmarra nga qeveria, por edhe nga fakti që, sipas tij, nuk ka asnjë kundërshtar dhe alternativë përballë. Duke e konsideruar sfidë me vetveten ai thotë se në mandatin e tretë Shqipëria do të hyjë në rrugën e integrimit.

“Ne do ta marrim mandatin e tretë. Ne nuk kemi kundërshtar përballë, por unë besoj që mandati i tretë është sfidë me vetveten dhe është fryt i punëve të mira që kemi bërë dhe do përfundojmë ato punë që kemi nisur dhe janë të hapura dhe ky është mandati ynë i tretë dhe nga pikëpamja e reformës në drejtësi dhe zhvillimit ekonomik. Në mandatin e tretë, Shqipëria do hyjë në rrugën e integrimit, unë nuk kam sfidë me kundërshtarin, por me vetveten.

Të qasemi te qytetari me gjuhë të thjeshtë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk kemi bërë mirë. Nuk ka alternativë. Një opozitë me vizion e vendos edhe mazhorancën në pozitë të fortë elektorale, ne sfidën e kemi me vetveten. PD me përjashtim të zgjedhjeve të 92 ka qeverisur falë manovrave politike e elektorale për shkak të problemeve që kishte e majta”, u shpreh Manja.

LEXO EDHE:  Bashës i braktisin listën e këshilltarëve të Tiranës

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës mbron Bashën/ Nëse flet për drogën quhesh rus

Një tjetër sukses me të cilin synon mandatin e tretë, PS konsideron menaxhimin e pandemisë. Dhe, sipas Manjas, do të ishte absurde nëse nuk i njihet merita qeverisë.

Sa i takon dekriminalizimit, Manja shprehet se thelbi i tij është deklarimi vullnetari i çdo kandidati, por PS nuk do të bëhet mburojë për asnjë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD nxjerr denoncimin e mësuesit/ Nuk po paguhen për orët shtesë

Publikuar

-

Nga

PD nxjerr denoncimin e mësuesit/ Nuk po paguhen për orët shtesë

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar denoncimin e një mësuesi në qarkun e Elbasanit, i cili shprehet se mësuesit në Peqin nuk e marrin pagesën e orëve shtesë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Boçi shprehet se diskriminimi i qeverisë ndaj mësuesëve është i pandalshëm, duke shtuar se në arsim po mbizotëron kaosi, pasiguria dhe pandemia.

“Pas mashtrimit me rritjen e pagave, mësuesit nuk marrin as orët shtesë

LEXO EDHE:  LSI mesazh Ramës e Bashës para mbërritjes së zyrtarit të SHBA/Çfarë iu kërkon

LEXO EDHE:  Meta uron Krishtlindjet/ Mesazh të fortë për largimin e të rinjve dhe të prekurit e tërmetit

Diskriminimi dhe përçmimi i mësuesve nga Rama është i pandalshëm.

Pas mashtrimit për rritjen e pagës, Rama refuzon t’u paguajë atyre orët shtesë.

Denoncimi i ardhur nga Peqini nuk është i vetmi.

Mësuesit nuk marrin prej kohësh atë që u takon.

Ndërkohë në arsim kudo mbretëron kaosi, pasiguria dhe pandemia!

Dita e gjykimit po afron”, shkruan Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Vijojnë prurjet në PD nga opozita parlamentare

Publikuar

-

Nga

Pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dogjën mandatet parlamentare, ata u zëvendësuan në një koghë të shkurtër nga emrat e tyre që kishin në listë. Por kur kanë kaluar dy vjet nga ky vendim, afrimi i zgjedhjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka bërë që një pjesë e tyre të rikthehen sërish në partinë mëmë.

Karrigia e deputeti duket se i ka ëmbëlsuar mjaftueshëm, aq sa të hapin krahët dhe hedhin pas krahëve fjalët që thanë për PD dhe LSI.

CNA.al ka mësuar se deputeti Selami Jenisheri do t’i bashkohet koalicionit opozitar për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

I kontaktuar nga redaksia, Jenisheri e pohoi një gjë të tillë. Ai u shpreh se PD nuk është e kryetarit Lulzim Basha, por e qytetarëve demokratë dhe do e mbështesë në këto zgjedhje.

“PD nuk është e kryetarit. Unë do të vendos se çfarë do të bëj dhe se çfarë pozicioni do të më ofrojë PD. Unë jam pjesë e PD sepse as vetë nuk kam ikur as ata nuk më kanë përzënë”, tha Jenisheri për CNA.al.

Ndërkohë që një tjetër emër që do i bashkohet PD është edhe deputeti Korab Lita, i cili u shpreh për CNA.al se do të jetë në krah të Bashës, ku shtoi se çdo deputet që ka dalë nga listat e PD përfaqëson atë parti./CNA.al

Selami Jenisheri tek kafja e PD

https://www.cna.al/2021/01/21/krisje-mes-opozites-ne-parlament-korab-lita-rikthehet-me-pd/

LEXO TE PLOTE