Connect with Us

“Kjo tepsi e ka lënë vendin pa bukë”/ Shehi zbulon strategjinë e opozitës për të rrëzuar Ramën

Politikë

“Kjo tepsi e ka lënë vendin pa bukë”/ Shehi zbulon strategjinë e opozitës për të rrëzuar Ramën

Publikuar

-

“Kjo tepsi e ka lënë vendin pa bukë”/ Shehi zbulon strategjinë e opozitës për të rrëzuar Ramën

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar situatën politike në vend, ku është shprehur se strategjia e opozitës është të rrëzojë Ramën dhe grupin e tij që ka uzurpuar Shqipërinë.

Shehi tha se opozita do të ngrejë rrogat duke i dyfishuar brenda mandatit të parë të qeverisjes.

Unë do të jem kandidat në Tiranë, sikurse ka ndodhur përherë. Çështja është se çfarë do të bëjnë ne si opozitë për të larguar Ramën.

Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në. Po të ishte për mua, mirë do të ishte e gjithë shqipëria në njërën anë dhe Edi Rama në anën tjetër. Strategjia është një: të rrëzojmë Ramën dhe grupin e tij që ka uzurpuar Shqipërinë. Kjo tepsi është e keqe për shqiptarët dhe e ka lënë vendin pa bukë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, duke rindërtuar shtetin dhe ekonominë e Shqipërisë.

Rama i ka marrë institucionet e vendit, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk i shkon në mendjeje një bujku apo atij në Myzeqe. Ama do t’u shpjegojmë atyre që merren me politike pse duhet kjo gjykatë dhe si do t’i ngremë rrogat. Ne do t’i ngremë rrogat për të gjitha kategoritë dhe do t’i bëjmë dyfish brenda mandatit të parë, se ky është një element që na afron me Evropën dhe mund të ndalojnë migracionin shqetësues.”/ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do të largohet nga PD nëse humb zgjedhjet?/ Basha tregon ku do e shohim pas 25 prillit

Publikuar

-

Nga

A do të largohet nga PD nëse humb zgjedhjet?/ Basha tregon ku do e shohim pas 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se është i bindur se me 25 prill, ai do të konfirmohet kryeministër i Shqipërisë.

I pyetur në “Kjo Javë” nëse do të jepte dorëheqje nga posti i drejtuesit të PD-së nëse humbiste zgjedhjet, dhe nëse do vijonte të qëndronte në krye të PD Basha tha se shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin.

“Pa pikë diskutimi që shqiptarët me 25 prill do zgjedhin ndryshimin dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndal ndryshimin.

Partia Demokratike do të fitojë, opozita e bashkuar do të fitojë, socialistët do të kenë shansin që të rikthejnë Partinë Socialiste në një forcë progresive dhe jo në një bashkëpunëtorë të hapur të mafias siç e ka bërë Edi Rama, siç doli nga përgjimet;”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Riciklimi’ i figurave brenda PD/ Basha lavde Edmond Spahos: Është ndryshimi që duan qytetarët e Korçës

Publikuar

-

Nga

‘Riciklimi’ i figurave brenda PD/ Basha lavde Edmond Spahos: Është ndryshimi që duan qytetarët e Korçës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar pasditen e  sotme në “Kjo javë”, ku mes të tjerash është pyetur dhe për emërimin e Edmond Spahos në qarkun e Korçës.

Megjithëse një figurë jo e re, pasi ai ka qenë deputet i zgjedhur në vitin 2005 në një nga zonat e Korçës. Në vitin 2009 ka qenë pjesë e listës së PD, gjithashtu edhe në vitin 2013 ka qenë deputet i zgjedhur në qarkun e Korçës në listën e kësaj force politik, Basha tha se Spaho është ai që i duhet sërish Korçës.

‘Profesor Spaho është së pari një njëri i nderuar i botës akademike. Së dyti, është një bir i atij qarku, e njeh shumë mirë, ka bërë fushatë, është zgjedhur, i ka përfaqësuar kurrë s’ka qenë e mbyllur dera e tij, telefoni i tij për ata njerëz.

Vjen dhe ai si një konsensus jo vetëm i demokratëve Korçar por i gjithë banorëve të asaj zone nga Leskoviku dhe Erseka, nga qyteti i Korçës në Maliq, nga Pogradeci në Devoll kudo ka një konsensus se Edmond Spaho  nuk është thjesht dhe vetëm nën kryetari i Partisë Demokratike por është një figurë i një njeriu model, i një familjari model, i një qytetari model, një profesori dhe i një deputeti model dhe nesër së bashku me ekipin që do ta rrethojë do të garantoj që vullneti tashmë i ditur edhe i shumicës dërrmuese edhe i  qytetarëve Korçar për ndryshim të sjellë për ta ndryshimin që duan.

Atë ndryshim që duan qytetarët e Korçës që bijtë dhe bijat e tyre të mos vazhdojnë të emigrojnë masivisht por të kenë mundësi të hapin biznese dhe të kenë investime të huaja në qytetin e Korçës. Atë ndryshim që duan devollitët që mos ti hedhin qepët, patatet, fasulet, mollët në kanal por të kenë një rrjetë të thithjes dhe të përpunimit të produkteve të tyre. Atë ndryshim që do Maliqi, që do Erseka, që do Pogradeci që kjo trevë kaq e bukur të mos mjaftohet me fundjavën ku shkojnë sot shumica e atyre që kanë mundësi të paguajnë nga Tirana, po të kthehet në një qendër të krenarisë turistike, kulturore, kulinare për të gjithë rajonin.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Ia arritëm edhe kësaj dite…

LEXO EDHE:  “Rroftë armiku COVID-19”/ Ish-ministri akuza të forta Ramës: Këto janë eksperimente të çmendura

Dhe skuadra e drejtuar nga Edmond Spaho absolutisht është një garanci për të zhbërë 8 vite dështime që edhe në Korçë kanë  përqëndruar pasuritë në duart e një grupi shumë të ngushtë njerëzish dhe kanë varfëruar Korçarët dhe i kanë ulur kokën intelektualëve dhe qytetarëve të Korçës.’/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha Student

Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka bërë fakt të kryer.Për më tepër si thekson se jo vetëm që do bëhet kryeministër duan apo nuk duan shqiptarët por thekson se do jetë i  vetmi që nuk është shkolluar në komunizëm.

Sipas asaj që ka thënë i bie që Lulzim Basha, ta ketë filluar klasën e parë në moshën 6 vjaçare në vitin 1991 (kopshtin spo e quajmë). Po në fakt nuk rezulton kështu sepse ai është datëlindja 1974 dhe klasën e parë e ka filluar në vitin 1980.

Në një dalje mediatike sot Luli tha: Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira”, raporton cna.al.

Sërish sot Luli bëri një mashtrim publik ndaj shqiptarëve në tërësi dhe demokratëve në veçanti.

Lulzim Basha është arsimuar për 12 vite në Shqipëri, pra ka bërë filloren, 8 vjecarën dhe të mesmen në Tiranë. Janë ato vite kur njeriu merr themelet dhe formohet në karakterin e tij. Më pas në vitin 1993 shkoi në Hollandë me bursë nga Soros ku ju deshën 12 vite të tjera që të mbarontë universitetin, sipas te dhënave zyrtare publikuar nga vete Basha dhe PD.

Pra Luli ka 12 vite shkollim në komunizëm dhe 12 vite në Hollandë ku me zor të madh mbaroi 4 vite universitet.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Ia arritëm edhe kësaj dite…

LEXO EDHE:  Plas në PD-në e Vlorës

Luli ka shkollim të miksuar, themelet në komunizëm, binanë në Hollandë, por nuk dihet se ku e ka marrë vesin e mashtrimit dhe dashurinë për vilat e oligarkëve, këto janë problemet që duhen zbuluar. Sa për shkollën ska asnjë të panjohur./CNA.al  

LEXO TE PLOTE