Javët e fundit mediat kanë zgjedhur të sjellin sondazhet e tyre për të rritur audiencën, por edhe për të influencuar mbi opinionin publik, sipas interesave politike që mediat kanë.
Janë të paktën 4 sondazhe që të vërtetë ose të manipuluar në shifra sado me rezerva t’i marrësh kanë një të përbashkët, e djathta është në kohën e saj më të keqe. Pas publikimit të sonazheve palët politike përpiqen të sjellin interpretimin, së pari mbi pakënaqësinë popullore, së dyti kush forcë kryeson dhe së treti kë do kemi kryeministër.
Pakënaqësia popullore është e madhe dhe të gjitha kompanitë edhe ato më afër qeverisë e çojnë mbi 60%. Shifra të pritshme pas pandemisë, tërmetit por edhe mungesës të reformave të vërteta që sjellin zhvillim ekonomik e sjellin mirqënie.
Forca politike që kryeson gjithmonë del PS, me % më të ulta tek sonadazhet pro opozitës dhe me të larta tek makineria e propagandës të Rilindjes.
Problemi më i madh që sjellin këto sondazhe por edhe realiteti politik në terren është pozicioni popullor ku ndodhet e djathta.
E në rast se Lulzim Basha shpall fitoren se do jetë kryeministër nesër, që në fakt është hall i tij personal, faktet tregojnë se e djathta fatkeqësisht ndodhet në momentin e saj më të keq në këto 30 vite pluralizëm politik.
Basha shpall fitoren por duke përdorur parti me thelb të majtë, komunistë, rasti i PAA dhe LSI, apo parti pa identitet thjesht xhepista. Pa folur për faktin se PD ende nuk ka dhënë asnjë shenjë të qartë se ka themelet e një të djathte konservatore, por PD gjithmonë e më shumë shkon drejt qendrës duke u bashkuar edhe me ekstremistët e të majtës për një qëllim, Lulin në krye të qeverisë. Pikërisht ky është problemi kryesor pse sot raportohet dhe vlerësohet një e djathtë e rrudhur, pa peshë, që ngelet në minirancë historike dhe gjithçka e gatuar me kutizanet e së majtës.
Lulzim Basha ka humbur çdo busull të një të djathte të vërtetë, për tu mbështetur tek pronarë, biznesi, tek ish pronarët, tek të përndjekurit. Disa themele kryesore që janë çmontuar dhe vendin e tyre e kanë zenë interest e momentit, klientelizmi dhe servilizmi në drejtim.
Pa u thelluar tek dy parimet e tjera të së djathtës famijes dhe Zotit. Që të dyja turpësisht duken të keqpërdorura deri në neveri, familja për pasurim dhe Zoti për propagandë.
LEXO EDHE: Shifra rekord të infektuarish në shtetin fqinj/ Shkon në 772 numri i viktimave
Këto kanë bërë që e djathta të humbë rrugën e saj, të lejë rrugës njerzit që e kanë mbështetur, dhe për më tepër të ndjehen të tradhëtuar, pa folur më tej për përçarjen politike të asaj që mund të quhet e djathtë e drejtuar nga Luli.
Ajo që sot është dhe duhet të jetë shqetësim për PD dhe demokratët është mungesa e një të djathte të vërtetë, disa parime të së cilët i ka vjedhur duke i keq përdorur Rama dhe Basha në vend që të ndërtojë profil politik mbi themele të forta dhe parime të qarta, vjedh çfarë lë Rama nga e majta.
Spektri politik duket të jetë një lëmsh ku e djathta ka humbur rrugën, ska mbështetje dhe qartësi publike dhe fatkeqësisht ndodhet në krizë identiteti dhe pa drejtim./Elvi Fundo-CNA.al