Connect with Us

Hoxhaj: Vllaznia si Milani, unë si Leao

Sport

Hoxhaj: Vllaznia si Milani, unë si Leao

Publikuar

-

Ardit Hoxhaj me shtatë golat e shënuar deri në këtë pikë të kampionatit e ka ndihmuar shumë Vllazninë, ndërsa është jo vetëm golashënuesi më i mirë i kuqebluve, por është edhe golashënuesi më i mirë i Superiores. Së fundmi, në një intervistë për “Fax Sport”, sulmuesi thekson se njerëzit i thonë se Vllaznia është si Milani, ndërsa vlonjati ua kthen se ai është si Leao.

“Ne kemi shumë harmoni në skuadër. Lojtarët tanë janë shumë cilësor, pasi ndryshe nuk do të arriheshin rezultatet. Por gjithashtu janë edhe djemë shumë të mirë. Kjo është e rëndësishme pasi nëse do të kishte disa të këqinj, atëherë do të prishej fryma e grupit. Në stërvitje ne kemi shumë disiplinë me Bradriç. Por ai është edhe shumë i komunikueshëm. Di të flas edhe më ata lojtarë që qëndrojnë në stol dhe janë të pakënaqur. Unë kam qëndruar gjithashtu në stol fillimisht, mbajti komunikimin me mua dhe më tha se kishte ardhur momenti.

Kë mbështes në Europë? Tani mund ta them me plot gojën se jam tifoz i Milanit se jemi në vendin e parë. Unë vetë e mendoj dhe njerëzit na thonë: “Ju jeni si Milani, po zhvilloni këtë lojën e bukur, po nuk i dihet sesa do e keni hapin”. E unë që i them: “Në rregull, ne po vazhdojmë këtë lojën e bukur dhe në fund do t’ju themi sesa e kemi hapin”. Dilaver do të ishte Ibrahimoviç dhe unë si Leao”, përfundon Hoxhaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shkëndija e Tetovës dërgon një futbollist te Skënderbeu

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu është përforcuar sërish në janar. Bardhekuqtë kanë siguruar në formë huazimi portierin e Shkëndijes së Tetovës, Bekim Rexhepi.

24-vjeçari është lejuar nga kuqezinjtë tetovarë të luajë deri në fund të sezonit me korçarët. Rexhepi është futbollisti i dytë nga Shkëndija që i bashkohet ekipit të Julian Ahmatajt. Këtë muaj, në Korçë mbërriti dhe mbrojtësi Leard Sadriu, i cili është huazuar.

Njoftimi i Shkëndijës

Pas mbrojtësit Leard Sadriu, Shkëndija huazon për 6 muajt e ardhshëm te Skënderbeu i Korçës edhe portierin Bekim Rexhepi.

KF Shkëndija komunikon marrëveshjen me KF Skënderbeun e Korçës për huazimin e portierit Bekim Rexhepi. Kështu, gardiani kuqezi kalon në Shqipëri në formën e huazimit për gjashtë muajt e ardhshëm, formulë e njejtë që dy klubet ndoqën edhe me rastin e mbrojtësit Leart Sadriu.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kukësi godet në merkato, firmos me një mbrojtës

Publikuar

-

Nga

Kukësi konfirmon se ka firmosur sot me mbrojtësin lituanez Rolandas Baravikas. Klubi verilindor ka arritur të sigurojë përfundimisht 25-vjeçarin nga Lituania, i cili tashmë do t’i vihet nën dispozicion trajnerit Rrahman Hallaçi.

Në faqen zyrtare, klubi verilindor konfirmon se Baravikas ka firmosur për një 1 vit e gjysmë.

Afrimi i tij konsiderohet i rëndësishëm për prapavijën e Kukësit, repart ku kanë vuajtur shumë ndeshjet e fundit. Ky është dhe afrimi i parë i klubit për merkaton e janarit.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Bomba” e merkatos, Partizani pranë akordit me Ferhan Hasanin

Publikuar

-

Nga

Ferhan Hasani pritet të vishet i kuq. Fantazisti nga Tetova, i njohur me nofkën “Buba” është takuar sot me drejtuesit e Partizanit dhe sipas të gjitha gjasave do të firmosë me “demat”.

“Panorama Sport” zbulon  se drejtori Olsi Rama ka biseduar me Hasanin për rreth dy orë, duke i bërë ofertën e radhës lojtarit. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga agjenti i tij.

Hasani ka kërkuar një shifër që për realitetin shqiptar duket stratosferike. Gjithsesi, presidenti Demi pritet të bëjë një sforco me synimin e vetëm: shpalljen kampion.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Skënderbeu barazon në Laç, Liçi befason me deklaratën: Kishim 100 lojtarë…

Skënderbeu barazoi me Laçin, në transfertë, teksa pas ndeshjes, zv. trajneri i Skënderbeut, Gentjan Liçi u shpreh për “Gol pas Goli” se është një rezultat...

Mbyllen sfidat/ Vllaznia ia del në fund, fitojnë Kukësi e Teuta

U luajtën në orën 13:45, katër sfidat e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, ku nuk munguan surprizat. 8 gola në 4 ndeshje!...