Connect with Us

FSHF nxjerr statistikat e sezonit, Kukësi në vend të parë, Apolonia ka në grup një supertalent

Sport

FSHF nxjerr statistikat e sezonit, Kukësi në vend të parë, Apolonia ka në grup një supertalent

Publikuar

-

Federata Shqiptare e Futbolit ka bërë publike statistikat për driblimet këto 13 javë në Kategorinë Superiore. Dukshëm Kukësi është skuadra që përgjatë 90 minutave të lojës bën më shumë manovra me topin, e përkthyer në 38,4 përqind.

Pas verilindorëve është Partizani, që me 34,89 përqind të driblimeve në fushë mban vendin e dytë. Lojtari me më shumë driblime është Albin Gashi i Kukësit, ndërsa Redon Mihana i Apolonisë bind në vendin e dytë. Këta lojtarë dhe përqindja e driblimeve në fushë, në fund rezulton për sukses në skuadrat respektive.

Studimi i FSHF-së.

Sot kemi përzgjedhur të analizojmë statistikat e një aspekti shumë të rëndësishëm në një ndeshje. Një nga karakteristikat e lojës së skuadrave dhe lojtarëve më të rëndësishëm në futboll është të fitojnë duelet në fushë. Por ka trajnerë që i nxisin lojtarët e tyre të kërkojnë duelet dhe të tjerë që e kërkojnë më pak. Ka lojtarë që janë të mirë në duelet një për një, të cilët dinë të bëjnë diferencën në fushë, dhe të tjerë që nuk janë. Duke parë statistikat e Kategorisë Superiore, mund të vihen re disa karakteristika të veçanta nga ana e ekipeve shqiptare.

Nga kjo renditje e veçantë, në të cilën merren parasysh driblimet përgjatë 90 minutave dhe përqindjet e suksesit të driblimeve, mund të shihet se si Vllaznia, që kryeson kampionatin, është skuadra që kërkon më pak driblime, por që ka një përqindje shumë të lartë të driblimeve të fituara. Vlen për t’u theksuar fakti se, në përgjithësi, ekipet që kërkojnë më pak driblime janë gjithashtu ato që fitojnë më shumë të tilla në përqindje. Kukësi e përmbys këtë trend duke qenë skuadra që kërkon më shumë duele dhe ajo me përqindjen më të lartë të suksesit në driblime gjatë këtij kampionati.

Ndërsa, sa i përket lojtarëve në veçanti, duke marrë parasysh vetëm lojtarët që kanë luajtur më shumë se 50% të minutave në këtë kampionat, ne mund të nxjerrim këtë renditje.

Ashtu si edhe në renditjen ekipore, lojtarët që kërkojnë më shumë driblime gjatë 90 minutave të ndeshjes mund të mos jenë më të mirët në fitimin e dueleve. Kjo do të thotë se ka lojtarë që shpesh kërkojnë driblimin nga forca e zakonit, ndërsa të tjerët shpesh e kërkojnë sepse janë të ndërgjegjshëm se mund të fitojnë duele. Gjithashtu, është interesant fakti se si driblimet mund të ndikojë tek lojtarët me karakteristika sulmuese, veçanërisht sulmuesit ose mesfushorët e krahut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Humbja dhe largimi i Dedes, Osmani: I marr unë përgjegjësitë

Publikuar

-

Nga

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, drejtoi sot bardheblutë, në humbjen 0-1 ndaj Laçit. Korçarit iu besua ky post, pas largimit të teknikut Dede disa minuta para startit të sfidës. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Osmani u shpreh:

ÇFARË NDODHI ME DEDEN? E di që të gjithë njerëzit mezi kanë pritur që të mbarojë ndeshja, unë e marr përsipër që në ditët në vazhdim do të dal dhe do të sqaroj gjithçka çfarë ka ndodhur.

HUMBJA- E marr unë përgjegjësinë e ndeshjes sot, unë nuk i trembem përgjegjësive. Nuk ka asnjë tjetër përgjegjësi për këtë humbje me Laçin.

RAPORTI DEDE-HALILI- Unë e thashë, deri sa kam dalë këtu, do të dal në ditët në vazhdim dhe do të sqaroj gjithçka. Kam dalë këtu që të them 2 fjalë, aq sa unë kuptoj nga futbolli për ndeshjen e sotme.

TRAJNERI I RI I TIRANËS- Të jeni të sigurtë që unë nuk largohem nga përgjegjësitë. Ne kemi një staf, është një president. Unë besoj shumë, dua t’i falenderoj, vërtet kanë punuar dhe më kanë ndihmuar shumë.

NDRYSHIMI NË FORMACION 5 MINUTA PARA NDESHJES- Unë e di ku doni të dilni. Ne kërkonim që sot të ishte një ndeshje, që në rast humbje na rrezikonte shumë për objektivin e madh dhe e dinim që duhej të fitonim me patjetër. Futja e Danson na dha më shumë forcë në fazën sulmuese.

Ne nuk dorëzohemi kurrë, edhe unë, edhe klubi që më ka emëruar mua. Duroni deri nesër dhe pasnesër për vendimin”, u shpreh Osmani.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Do të startojë në orën 16:45, supersfida mes Teutës dhe Partizanit, që do të mbyllë siparin e javës së 16-të të Kategorisë Superiore.

Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar në fushën e lojës, duke ditur edhe objektivat që kanë këto 2 skuadra.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, nuk është se ka surprizat, teksa të dy trajnerët, nuk kanë preferuar të bëjnë shumë ndryshime nga ndeshjet e kaluara.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuros, Todorovski, Avdyli, Aleksi, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniqi.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Idrizaj, Bitri, Hakaj, Mala, Broja, Murataj, Melo, Asani, Solomon.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana në kaos, Laçi e mund në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Situatë kaotike te Tirana! Si të mos mjaftonte largimi i trajnerit Nevil Deda pak minuta para sfidës me Laçin, kampionët në fuqi, kanë pësuar një tjetër tronditje.

Bardheblutë u mposhtën nga kurbinasit e Shpëtim Duros, me rezultatin 0-1 falë perlës së Mazrekajt nga goditja e dënimit në minutën e 72-të.

Me këtë disfatë në shtëpi, bardheblutë i kanë “larë duart”, për sa i përket titullit kampion, teksa janë pozicionuar në vendin e 6-të me 20 pikë, 16 më pak se kryesuesit e Vllaznisë.

FT: TIRANA-LAÇI 0-1

Mazrekaj

LEXO TE PLOTE