Connect with Us

Fjalimi “brilant” i Ferdinad Xhaferrajt/ Luli rregulloi cilësinë e diellit dhe rërës

Politikë

Fjalimi “brilant” i Ferdinad Xhaferrajt/ Luli rregulloi cilësinë e diellit dhe rërës

Publikuar

-

Fjalimi “brilant” i Ferdinad Xhaferrit/ Luli rregulloi cilësinë e diellit elektoral

Më poshtë do të lexoni një fjalim “brilant”, të rrallë për nga servilizmi por edhe mediokriteti apo edhe pavlefshëmria që tregon për jetën politike Ferdinand Xhaferraj. Ky i fundit, një kryetar dege në Durrës, i ricikluar dhe i pazgjedhur ka mbajtur një fjalim dhe CNA.al po ja u sjell më poshtë të zbardhur.

Nuk po tregojmë kush është Ferdinadi dhe sa vlen, por mjafton të lexoni më poshtë fjalimin të mbajtur përpara strukturave të Partisë Demokratike, ku flet për liderin historik Luli Basha, i cili mesa duket është kthyer në Skënderbeun e PD-së. Spiropali shpalli Edi Ramën Skënderbeun e Rilindjes, ndërsa Ferdinand Xhaferaj ka shpallur Lulin si Skënderbe të Republikës së Re.

Xhaferraj liston në fjalimin e tij arritjet e PD gjatë kohës kur ka qenë në qeveri, duke thënë se Luli ka hequr vizat, por ai nuk thotë asnjë fjalë që kryeministër ishte Sali Berisha dhe ministër i Jashtëm ka qenë edhe Besnik Mustafaj.

Xhaferraj thotë që ai është luftëtar i rendit dhe sigurisë, por nuk thotë asnjë gjë që luftën ndaj krimit e bëri Sokol Olldashi.

Ai flet edhe për projektet madhore të infrastrukturës, ku gjatë kohës që ka qenë dy vjet ministër i Infrastrukturës la një gropë financiare dhe u akuzua nga prokuroria por nuk u hetua kurrë. Çështja është mbyllur me procedurë, por rrugën e la pa mbaruar.

Dhe kur vijmë tek këto 4-5 gjëra të mëdha që bëri Partia Demokratike, katër nga këto kanë kontribut të drejtëpërdrejtë të kryetarit të sotëm të PD, zotit Lulzim Basha.

Liberalizimi i vizave në NATO, si ministër i Jashtëm i këtij vendi dhe ministër i Brendshëm, rrugët në të gjithë Shqipërinë si ministër i Infrastrukturës, si dhe Rrugën e Kombit që e çuam në gjyq dhe tunelin e Elbasanit si ministër i Infrastrukturës.

Pra nga 5 arritjet madhore, katër i ka Lulzim Basha. Kjo është e shkuara që duhet t’i bëjë krenarë këta të rinj”, thotë Xhaferraj.

Shqipëria sipas Ferdinand Xhaferrajt nuk ka pasur as qeveri, as kryeministër, as ministër, as reforma ekonomike, as investime në infrastrukturë, asgjë. Ka investuar vetëm Lulzim Basha.

E keni dëgjuar Lulzim Bashën sa i sinqertë është , unë jam thotë kryetari i koalicionit opozitar, u fituan zgjedhjet, unë jam kryeministër. Dhe kështu ndodh në të gjithë botën.

Dhe kjo do të thotë që edhe njëri në Sukth që vrapon me shumë mundime për programin e Partisë Demokratike , patjetër do e gjejë veten diku.

Dhe këtu i lutem këtyre burrave që më njohin që nga 95-sa, se të rinjtë janë të sigurtë, në mënyrë të padiskutueshme dhe janë pjesë e pushtetit të Partisë Demokratike. Nuk ka më që dikush të vrapojë për 10 e të mos përfitojë asgjë, e dikush që nuk bën asgjë dhe përfiton për dhjetë.

Ne do i fitojmë këto zgjedhje dhe do i shërbejmë qytetarëve, që sa herë që të ketë zgjedhje në Durrës, të mos diskutohet fitorja e Partisë Demokratike”, tha Xhaferraj.

LEXO EDHE:  VIDEO - Përplasja në Fier/ PD: Rama dhunon protestuesit kundër plehrave dhe mbron trafikantët e drogës

Nga dashuria që ka Ferdinandi nuk është ndonjë problem i madh të thoshte që Lulzim Basha është njeriu që rrëzoi Enver Hoxhën, që u bashkua me PD, njeriu që ka ndryshuar cilësinë e diellit dhe të rërës në Durrës.

Xhaferraj thotë që Luli çdo javë ndodhet në Durrës. Por në Durrës nuk e ka parë njeri, se zakonisht e shikojnë në vilat e tij luksoze në Gjirin e Lalzit, por gjithsesi edhe Gjiri i Lalzit në Bashkinë e Durrësit hyn. Nëse Ferdinad Xhaferaj e ka pasur fjalën për vilat në Lalëz ka të drejtë, çdo javë atje e gjen Lulin.

E tashmja kush është? Të tashmen e kemi parë përditë, që kur ka ndodhur tërmeti 26 nëntorit , Lulzim Basha ka ardhur 47 herë në Durrës. 

Për 12 muaj 47 herë, i bie që çdo javë ai ka qenë, diku në lagjen 1, diku në Sukth, diku në Manzë e kudo. Tregon që është një lider që do të marrë pjesë në hallet e popullit dhe do të bëjë maksimumin.

Dalim më tej tek e ardhmja. Kristiandemokratët gjermanë po ndihmojnë Partinë Demokratike për të bërë programin më të mirë që kemi pasur në këto 30 vite.

Unë po ju them vetëm një detaj. Në mandatin e parë të qeverisjes së PD, paga e arsimtarëve, mjekëve dhe infermierëve do të shkojë në 700 euro, për t’i dhënë dinjitet kësaj kategorie.

Kjo është e përgjithshmja, fryma, energjia, vrapi që duhet të kemi në për Partinë Demokratike, që të fitojmë bindshëm me 25 prill”, tha Xhaferraj.

Për Ferdinandin, e gjithë barra për të futur vendin në shina ra mbi Lulin, i cili me sakrificë solli demokracinë në vend.

Do ju lutesha shumë, për Shqipërinë në radhë të parë, për PD në radhë të dytë, për Durrësin dhe për Sukthin, gjërat kanë arritur që ne na ka rënë barra, sikurse në 90-tën, që ishte PD që i ra barra ta fusi Shqipërinë në rrugën e demokracisë, tani ne kemi misionin të fusin Shqipërinë në rrugën normale, ky e ka nxjerrë nga shinat”, tha Xhaferraj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqiptarët kanë nevojë për të renë në politikë”/ Abazai: Vetëvendosja ka një plan të madh

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët kanë nevojë për të renë në politikë”/ Abazai: Vetëvendosja ka një plan të madh

Boiken Abazi dhe Iljaz Shehu për Lezhën janë për momentin kandidatët e vetëm në debutin e Vetëvendosjes në zgjedhjet politike shqiptare.

Kandidati për Tiranën e VV, Boiken Abazi shprehet se shqiptarët duan një frymë të re në politikë, duke shtuar se kandidatët në partinë ku ai bën pjesë do të shtohen gjatë rrugës.

“Jemi në momentin e grumbullimit të nënshkrimeve për dy kandidaturat. Ne e quajmë veten si lëvizje,  por ky është një hap në kuadër të një plani më të madh, që nuk ka nisur prej nesh, por me Rilindjen kombëtare, dhe ne jemi duke e aktualizuar sipas nevojave të shqiptarëve në shekullin XXI. Ftesa mbetet e hapur për 7 mars, dhe ftojmë të gjithë ata që kanë dëshirë, të duken. Ne do të japim mbështetje, por nuk përkrahim këdo.

LEXO EDHE:  Basha i pëgjigjet Xhafajt/ Krimi dhe bandat sundojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Deputetja socialiste provokon protestat: Tjetër thonë e tjetër bëjnë...

Ne nuk mbështesim ata që nuk duan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, që nuk pajtohen me projektin zhvillimor që ne besojmë për Shqipërinë. Siç thotë dhe kandidati Iljaz Shehu, që na mbështeste qysh kur studionte në Paris, kandidimi ynë është një akt rezistence, nga gjithë ajo që ka ndodhur në këto 30 vjet, akt që i përplaset në fytyrë cinizmit që mbizotëron në segmente të shoqërisë shqiptare, dhe i heq frikën qytetarëve që dëshirojnë të shohin ndryshime rrënjësore, por kanë menduar se kjo është e pamundshme”, tha Abazi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“25 prilli është sfidë me vetveten”/ Manja tregon synimin e vetëm të PS

Publikuar

-

Nga

“25 prilli është sfidë me vetveten”/ Manja: Synojmë të mbajmë 74 mandate

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh i bindur në fitoren e  Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se mazhoranca synon 74 mandate duke mbajtur nivelin e vitit 2017.

“Ne diskutojmë cilësinë e fitores së PS në 25 prill për të qeverisur e çuar në fund reformat tona, objektivi ynë është të mbajmë 74 mandate, por që PS është mazhorancë, këtë nuk e diskuton asnjë seli e opozitës. Duam të marrim mandatet e 2017-s”, tha ai.

Besimin në fitoren e zgjedhjeve, Manja e bazon me reformat e ndërmarra nga qeveria, por edhe nga fakti që, sipas tij, nuk ka asnjë kundërshtar dhe alternativë përballë. Duke e konsideruar sfidë me vetveten ai thotë se në mandatin e tretë Shqipëria do të hyjë në rrugën e integrimit.

“Ne do ta marrim mandatin e tretë. Ne nuk kemi kundërshtar përballë, por unë besoj që mandati i tretë është sfidë me vetveten dhe është fryt i punëve të mira që kemi bërë dhe do përfundojmë ato punë që kemi nisur dhe janë të hapura dhe ky është mandati ynë i tretë dhe nga pikëpamja e reformës në drejtësi dhe zhvillimit ekonomik. Në mandatin e tretë, Shqipëria do hyjë në rrugën e integrimit, unë nuk kam sfidë me kundërshtarin, por me vetveten.

Të qasemi te qytetari me gjuhë të thjeshtë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk kemi bërë mirë. Nuk ka alternativë. Një opozitë me vizion e vendos edhe mazhorancën në pozitë të fortë elektorale, ne sfidën e kemi me vetveten. PD me përjashtim të zgjedhjeve të 92 ka qeverisur falë manovrave politike e elektorale për shkak të problemeve që kishte e majta”, u shpreh Manja.

LEXO EDHE:  “Vettingu godet në kokë oktapodin e korrupsionit”/ Përplasen Rama dhe Basha

LEXO EDHE:  Video-skandali Salianji-G.D./ Ja çfarë po ndodh në PD

Një tjetër sukses me të cilin synon mandatin e tretë, PS konsideron menaxhimin e pandemisë. Dhe, sipas Manjas, do të ishte absurde nëse nuk i njihet merita qeverisë.

Sa i takon dekriminalizimit, Manja shprehet se thelbi i tij është deklarimi vullnetari i çdo kandidati, por PS nuk do të bëhet mburojë për asnjë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD nxjerr denoncimin e mësuesit/ Nuk po paguhen për orët shtesë

Publikuar

-

Nga

PD nxjerr denoncimin e mësuesit/ Nuk po paguhen për orët shtesë

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar denoncimin e një mësuesi në qarkun e Elbasanit, i cili shprehet se mësuesit në Peqin nuk e marrin pagesën e orëve shtesë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Boçi shprehet se diskriminimi i qeverisë ndaj mësuesëve është i pandalshëm, duke shtuar se në arsim po mbizotëron kaosi, pasiguria dhe pandemia.

“Pas mashtrimit me rritjen e pagave, mësuesit nuk marrin as orët shtesë

LEXO EDHE:  Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “ngre tonet”/ Boll është Boll, nuk do të ketë një tjetër “2017”

LEXO EDHE:  PD-ja u shet Himarën grekëve

Diskriminimi dhe përçmimi i mësuesve nga Rama është i pandalshëm.

Pas mashtrimit për rritjen e pagës, Rama refuzon t’u paguajë atyre orët shtesë.

Denoncimi i ardhur nga Peqini nuk është i vetmi.

Mësuesit nuk marrin prej kohësh atë që u takon.

Ndërkohë në arsim kudo mbretëron kaosi, pasiguria dhe pandemia!

Dita e gjykimit po afron”, shkruan Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE