LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Klubi i njohur europian hidhet në sulm për Ernest Muçin

13 Janar 2021, 07:31, Sport CNA
E bujshme/ Klubi i njohur europian hidhet në sulm për Ernest

Ernest Muçi është i rëndësishëm për klubin bardheblu, mirëpo duke qenë i tillë, thith edhe interesime nga klube të ndryshme europiane. Së fundmi, ?Panorama Sport? ka mësuar ekskluzivisht se një tjetër emër i madh i futbollit europian është nën gjurmët e 19-vjeçarit.

Prej pak ditësh, në adresë të skuadrës kampione në fuqi kanë mbërritur sinjale interesimi nga ?Shqiponjat? portugeze të Bragës.

Skuadra e cila renditet momentalisht në vend të katërt në elitën portugeze, është duke marrë informacione rreth situatës së Muçit dhe gazeta mëson se pret një ofertë zyrtare, në rast se do të ketë një të tillë.

Tirana për momentin kërkon që të shfrytëzojë aftësitë dhe talentin e 19- vjeçarit në fushën e lojës, mirëpo çdo ofertë e leverdishme për lojtarin dhe klubin do të ishte e mirëpritur.

Lajmet e fundit nga