Connect with Us

Duka në zgjedhje në një listë me Bashën/ Do më pëlqente të kandidoja me siglën e PAA, por..

Politikë

Duka në zgjedhje në një listë me Bashën/ Do më pëlqente të kandidoja me siglën e PAA, por..

Publikuar

-

/
Marrëveshja me PD për zgjedhjet e 25 prillit/  Agron Duka: Nuk na pranoi Basha, por...

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të jetë në një listë me Partinë Demokratike.

Duka tha se ky vendim për të nuk ka qenë i lehtë, ndërsa theksoi se për këtë ka diskutur edhe me anëtarët e PAA-së.

Nuk është se e kam pasur të lehtë, ka qenë vendim shumë i vështirë. Ndoshta unë e shoh me subjektivizëm, apo anëtarët e PPA-së, kemi diskutuar nëse duhet ta pranojmë apo jo. Që të kemi vetëm një vend të sigurt në lista, sepse këto lista janë të mbyllura faktikisht”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Ai tregoi se për të do të ishte më mirë që të kandidonte me siglën e PAA, por pretendon se pa komisionerë, pa numërues, me një numër kaq të madh votash, është e pothuajse e pamundur për të nxjerrë një deputet.

Nëse unë dal vetë me stemën e PPA ndoshta mund të mbledh 10 mijë vota, sepse mënyrën për t’i vjel këto vota e kam më të thjeshtë, se sa duke qenë veç një emër në listën e përbashkët, që është listë koalicioni. Por në një farë mënyrë fshihet sigla e partisë. Nuk e dimë akoma se s’i do dalë, me emra apo sigël partie, apo me numër. Të gjitha këto na fusin në një qorrsokak. Dhe me një vendim shumë të vështirë për të marrë për partitë e vogla. Ju e dini që ky kod u bë pikërisht kundër këtyre partive të vogla.

Të më pyesësh mua absolutisht që do të kishim dëshirë që të kandidonim me siglën e PAA, por në këtë mënyrë pa komisionerë, pa numërues, me një numër kaq të madh votash për të nxjerrë një deputet është pothuajse e pamundur, ose shumë-shumë e vështirë. Prandaj ne morëm këtë vendim. Por edhe për faktin tjetër që ajo që duhet të na shqetësojë më shumë mendoj unë, pastaj për të krahasuar partitë, partitë tona nuk krahasohen dot se Fatmiri ka një të kaluar, ka një background, ka ca shifra ndërkohë që PAA ka marrë në 2016 dhe që nga ai moment s’kemi pasur zgjedhje. Ne vetëm mund të shkojmë me hamëndje se ku mund të jemi. Ajo që na intereson është të kalojmë këtë ngërç politik”, nënvizoi Duka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Për herë të parë në historikun e PD/ Mandatet me elementë sigurie

Publikuar

-

Nga

Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i kërkuar nga delegatët, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e mandateve të delegatëve.

Vihet re një kujdes i madh mbi legjitimimin e procesit, ato përmbajnë emër, atësi mbiemër dhe postin në organigramën e degës së qytetit përkatës.

Sipas informacioneve nga CNA.al i mandatuari, delegati, paraqet dhe ID për konfirmim. Çdo mandat është elektronik, me një barkod identifikues.

LEXO EDHE:  Pavarësisht ankthit parazgjedhor, zgjedhjet në SHBA ishin të qeta

LEXO EDHE:  PD zgjedh kryetarin e degës 3 në Tiranë



Kjo është hera e parë në historikun e PD që mandatet janë me elementë sigurie.

Kujtojmë se në kuvendin e fundit delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga PD, siç janë shprehur shumë delegatë./CNA.al

Në foto një mandat i degës PD, Durrës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i kapur nga Rama?/ Bylykbashi paralajmëron fakte të tjera, do të dalin së shpejti

Publikuar

-

Nga

Gafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat RamënGafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat Ramën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, shprehet se Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi  tha se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën dhe se ato do të dalin

“Unë jam nga ata politikanë që dëshiroj të gjykoj në bazë të fakteve. Faktet dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të ‘Toyota Yaris’. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. 



LEXO EDHE:  Pavarësisht ankthit parazgjedhor, zgjedhjet në SHBA ishin të qeta

LEXO EDHE:  Lobimi i dyshimtë i PD/ Ja, çfarë thotë ambasadori rus

Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  PD zgjedh kryetarin e degës 3 në Tiranë

LEXO EDHE:  PD zgjedh kryetarin e degës 3 në Tiranë

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE