LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Domi: Kush e ka kaluar Covid ka mbrojtje edhe pas 8 muajsh

13 Janar 2021, 00:40, Lifestyle CNA
Domi: Kush e ka kaluar Covid ka mbrojtje edhe pas 8 muajsh

Arban Domi, Drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë ?Geovax?, bëri të ditur se sipas të dhënave të fundit sistemi imunitar i personave që kanë kaluar Covid, ruan një mbrojtje deri në 8 muaj pas kalimit të sëmundjes.

Në këtë kontekst, Domi tha në emisionin ?Opinion? se për personat që e kanë kaluar Covid nuk është i nevojshëm aplikimi i vaksinës.

?Ai që e ka kaluar nuk është e nevojshme të vaksinohet. Të dhënat e fundit, jo më shumë se 1 apo dy javë përpara, kanë treguar se edhe pas 8 muajsh sistemi imunitar ka një mbrojtje të mjaftueshme.

Prova më e madhe është që të infektuar në botë janë 10 milionë, kurse riinfektimet janë me gishtat e dorës.  Por nuk ka asnjë gjë të keqë për ta bërë vaksinën. Për mua është një humbje e dozës ta bëjë dikush që e ka kaluar?, u shpreh Domi.

Më tej mjeku shqiptar në SHBA, tha se vetë virusi tek personat që e kalojnë lë imunitet më të mirë se sa vaksina.

?Nuk dua të bëjë debat me zonjën Bino, por dua të sqaroj diçka. U tha se vaksina jep imunitet më të mirë se virusi. Në përgjithësi viruset lënë mbrojtje më të mirë se çdo lloj vaksine. Vaksinat më të mira janë ato me virus të vrarë ose virus të dobësuar. Virusi vetë jep një imunitet shumë më të mirë se vaksina?, u shpreh Domi./Opinion.al

 

Lajmet e fundit nga