Seria A
Derbi Inter-Milan në çerekfinalen e Kupës, mësoni datën kur do të zhvillohet ndeshja

Interi ia doli të kualifikohet në 1/8 e Kupës së Italisë, duke eliminuar Fiorentinën, pas 120 minutave, me rezultatin 2-1, ku goli i Lukakut në minutën e 119, kualifikoi zikaltërit në çerekfinale.
Pikëriosht në çerekfinale do të kemi derbin “Della Madonnina”, kundër Milanit. Kuqezinjtë që eliminuan ditën e djeshme Torinon, do të përballen me zikaltërit, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe kualifikimin.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 27 janar në orën 18:00, në stadiumin e përbashkët të të dyja skuadrave “San Siro”. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet mes tyre.
Kujtojmë ndeshja e fundit mes dy skuadrave në Kupën e Italisë ka qenë pikërisht në çerekfinale, kur në 27 dhjetor të vitit 2017, kuqezinjtë triumfonin 1-0 pas kohës shtesë falë një goli të Patrik Kutrones në minutën e 104′.
Lajme të Rekomanduara:

Vedat Muriqi e bën me shëndet, shënon golin e parë me Lazion
Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë te Lacio, por që ka vlerën e kualifikimit. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e parë në përballjen e...

Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, dy klubet e njohura në garë
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është i lidhur me rikthimin në Seria A. Sulmuesi kërkohet nga Crotone, skuadër që synon përforcime në sulm...