Connect with Us

Denoncimi i Fiks Fare/ Plumba dhe gjak mes ndërtuesve, 120 familje lihen në mes të rrugës!

Denoncim

Denoncimi i Fiks Fare/ Plumba dhe gjak mes ndërtuesve, 120 familje lihen në mes të rrugës!

Publikuar

-

Denoncimi i Fiks Fare/ Plumba dhe gjak mes ndërtuesve, 120 familje lihen në mes të rrugës!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës konfliktin mes dy ndërtuesve në Tiranë, të cilët kanë lënë në mes të rrugës plot 120 familje. Më 9 janar 2021, ditën e shtunë, në zonën e ish-parkut në kryeqytet ndodhi një konflikt, ku një person u dhunua, u rrah dhe gjakos nga dhjetëra persona.

Disa ditë më pas, përkatësisht në datën 13 janar, në të njëjtën vend, ndodhi sërish një konflikt, kësaj herë me përdorimin e armëve. Dy persona u plagosën me armë zjarri, ndërtuesi Sino Llanaj dhe një kalimtar i rastit. Ndërkohë, u godit me sende të forta edhe një roje objekti.

Po si qëndron e vërteta e këtij konflikti në këtë zonë? Pas ngjarjes së parë të 9 janarit, në redaksinë e “Fiks Fare”, u ankuan dhjetëra banorë, të cilët kanë blerë apartamente në një kompleks ende në ndërtim në atë zonë. Sipas tyre, megjithëse kanë paguar shuma të mëdha, një konflikt mes ndërtuesit dhe investitorit, i ka lënë banorët në mes të rrugës. Ndërtuese e kompleksit është kompania “Star Construction”, me pronar Albert Allmuça. Ndërkohë, investitor është kompania Llanar Ndërtim, me pronar z. Sino Llanaj.

Gazetarët e Fiks Fare biseduan fillimisht me banorët që kanë blerë apartamente në këtë kompleks. Ata tregojnë se kanë disa vjet që kanë paguar për apartamentet dhe dyqanet, por nuk i posedojnë. Sipas tyre, Allmuça dhe Llanaj janë në konflikt me njëri tjetrin. Ata thonë se kanë kontrata porosie me z.Sino Llanaj, i kanë bërë te noterët. Paratë i kanë derdhur në bankë, sipas rregullave. Por, tani firma “Star Construction” nuk i lejon që të hyjnë brenda. Kjo kompani ka përfunduar apartamentet e saj dhe i ka futur klientët brenda në pallat, megjithëse s’ka dalë akti i kolaudimit të pallatit. Dhe, 120 familjet, që kanë blerë te z.Sino Llanaj nuk lejohen të futen në apartamente. “Këta mund të zgjasin konfliktin edhe 15 vjet. Po ne çfarë do të bëjmë, paguajmë kredira dhe qira. Askush nuk kujtohet për ne” thonë ata.

Pas ankesës, gazetarët shkojnë dhe interesohen te kompania “Star Construction”, ku bisedojnë me pronarin Albert Allmuça. Ai thotë se kompleksi ka filluar vite më parë, ndërsa firma e tij është ndërtuese. Më tej pohon se Llanaj ka qenë investitor dhe mes tyre ka pasur një kontratë bashkëpunimi. Gazetarët e pyesin nëse banorët kanë apo jo pronë, ndërsa ai përgjigjet se përderisa z.Llanaj ka shkelur kontratën që kanë bashkë, edhe banorët janë “në ajër”. Pyetjeve nëse Llanaj ka shitur më shumë metër katrorë nga sa i takon, ai thotë se jo, pasi “nuk i lejohej të shiste apartamente dhe duhet të merrte leje nga ‘Star Construction’”. Fiksi e pyeti z.Allmuça se përse një pjesë e banorëve janë futur në godinë dhe pjesa që ka shitur Llanaj janë jashtë. Pohoi se firma Llanaj ka braktisur punimet dhe se ai po i përfundon vetë. Në lidhje me aktin e kolaudimit të godinës thotë se “90 % e pallateve në Tiranë kështu e bëjnë, fusin banorë pa dalë ende kolaudimi i pallatit”.

Pas këtyre pretendimeve, gazetarët e Fiks Fare biseduan edhe me investitorin e këtij kompleksi, z.Sino Llanaj, i cili më 9 janar u gjakos. Intervista u realizua një ditë para se ai të plagosej në afërsi të kompleksit. Fillimisht, investitori tregon se ditën e shtunë ka shkuar në kompleks me disa banore për të parë hyrjet dhe punimet, por është dhunuar dhe qëlluar nga punonjës të firmës “Star Construction”. Sipas tij, afër pallatit qëndrojnë persona të armatosur që nuk e lejojnë të shkojë në kompleks. “Të shtunën më kanë qëlluar me ç’të munden” thotë ai.
Gazetarët e pyesin se çfarë roli ka z.Llanaj në atë pallat. Thotë se ka një kontratë me firmën “Star Construction”, ku ai ka 42 përqind të investimit. Ka marrë 120 apartamente dhe disa njësi shërbimi dhe ka filluar ti shesë, ashtu si ortaku tjetër për pjesën që i takon. “I kam shitur sipas kontratës që kam bërë me kompaninë ‘Star’, sipas sipërfaqeve. Të gjitha janë bërë para noterit dhe janë në ASHK” thotë Llanaj. Më tej pohon se është i gatshëm që të përfundojë punimet e mbetura, po nuk lejohet nga kompania “Star”. Pohon se nuk ka shitur asnjë metër katrorë të palës tjetër dhe, nëse ata të dy kanë konflikte, atëherë të vendosë gjykata. Pohon se përmbarimi t’ia marrë atij paratë nëse vendos gjykata, dhe jo banorëve që i kanë kontratat e rregullta.

***

Bisedë me z.Albert Allmuça, pronar i “Star Construction”

Ndërtuesi – Kjo është bashkë kontrata që kam me individin tjetër.
Gazetari – Me personin tjetër?
Ndërtuesi – Me firmën tjetër, Llanaj Ndërtim. Ky (pallati) mund të kishte përfunduar edhe 1 vit para afatit, po unë kam një proces ligjor me atë zotërinë që po bën 3 vjet e gjysëm, që në 2017-ën. Gjykatat tona për 2+2 bëjnë 4 duan 4 vjet. Këto 120 klientë që ka, i vijnë nëpërmjet kësaj kontrate. Po unë s’kam asnjë marrëdhënie me ata klientë, me ata banorë.
Gazetari – Çfarë problemi ka?
Ndërtuesi – Nuk do të paguajë detyrimet.
Gazetari – Detyrimet ndaj teje?
Ndërtuesi – Detyrimet ndaj investimit.
Gazetari – Nuk ka investuar fare për pjesën që i takon?
Ndërtuesi – Dmth, nga 7 miliardë ka investuar vetëm 3. Nëse ky individi nuk shlyen detyrimet, s’i mund ta marrë pjesën. Të thashë, po nuk u bë kjo, banorët nuk egzistojnë. E marrim rastin ekstrem, unë nuk kisha fuqi investuese dhe kjo godina ishte në gropë. Ça do kërkonin banorët, ajrin?! E drejta e shitjes që ai thotë, unë i kam lënë të drejtë shitje me kusht.
Gazetari – Që do të thotë?!
Ndërtuesi – Që do të thotë që çdo shitje që bën zotëria, duhet të kalojnë paratë që merr nga klienti, të kalojnë në llogarinë e firmës ndërtuese. Në asnjë pikë nuk e ka bërë.
Gazetari – Po gjatë këtyre 3 viteve ka bërë ndërtime?
Ndërtuesi – E kam vazhduar unë investimin.
Gazetari – Po ka shitur gjatë këtyre 3 viteve?
Ndërtuesi – Ka shitur, në mënyrë të padrejtë, në mënyrë të paligjshme.
Gazetari – Këta 120 banorë, sot, se këta thanë që kanë paguar, një listë e gjatë, 80, 90…
Ndërtuesi – Unë s’e mohoj që ata kanë paguar. As nuk them se e kanë fajin ato.
Gazetari – Kanë prona apo s’kanë prona?
Ndërtuesi – Po të tregoj kontratën.
Gazetari – Jo, sipas teje, kanë prona apo s’kanë prona?
Ndërtuesi – Po të tregoj kontratën. Nëse nuk ekzekutohet kjo kontratë, nuk mund të egzistojë prona e tyre. Është kaq e thjeshtë. Unë kam një marrëveshje…
Gazetari – Ai po bën 3 vjet që është larguar…
Ndërtuesi – Unë kam një marrëveshje me Llanaj Ndërtim. Llanaj Ndërtim mund të falë dhe pjesën time, mund të fali edhe ku di gjë unë, gjithë Tiranën. Do të mbaj përgjegjësi unë?
Gazetari – Ka shitur ndonjë (apartament) jashtë kësaj kontrate?
Ndërtuesi – Unë nuk merrem me hetim, nuk bëj prokurorin.
Gazetari – Thjesht po të pyes.
Ndërtuesi – Unë dua thjesht të zbatohet kjo kontratë. Unë pjesën ia jap atij, nuk ia jap pronarëve, klientëve.
Gazetari – Dakord, unë po të them deri tani, është shitur ndonjë pjesë jashtë kësaj kontrate, jashtë plan vendndodhjeve, jashtë apartamenteve…
Ndërtuesi – Të thashë nuk e bëj dot hetuesinë, se ai i bën kontratat në zyrë, i bën te noterja e vetë dhe unë nuk kam tagër ligjor. Nëqoftëse nuk zbatohet kjo kontratë…
Gazetari – Ata (banorët) s’kanë pronë!
Ndërtuesi – Është kaq e thjeshtë! Unë pronën ia jap Sino Llanës, ia jap Llanaj Ndërtim, nuk ia jap klientëve s’e nuk kam marrëdhënie me klientët.
Gazetari – Po mirë klientët kanë një kontratë.
Ndërtuesi – Dhe unë s’kam si t’i bëj dorëzimet klientëve s’e nuk e kam atë tagër ligjor. Ti ke bërë një kontratë atje, vjen këtu. Unë s’të njoh kush je ti. S’kam marrëdhënie me ty.
Gazetari – Po mirë atë mund ta zgjidhni me njëri tjetrin ju.
Ndërtuesi – Po unë atë po bëj, duhet ta zgjidh me atë. Këta s’i njoh fare.
Gazetari – Jo ti mohosh banorëve…
Ndërtuesi – Kush ia ka mohuar, s’kam të drejtë as t’ia mohoj as t’ia pohoj. Unë kam frenuar atë zotërinë këtu, s’kam frenuar klientët. Klientët për mua s’i njoh fare.
Gazetari – Pallati ka përfunduar?
Ndërtuesi – Në përfundim e sipër, ka punë akoma.
Gazetari – Janë futur banorët?
Ndërtuesi – Po mirë mo, njerëzit janë futur brenda, i sheh ti. S’ka nevojë të më pyesësh mu.
Gazetari – Ka dalë kolaudimi, është kolauduar pallati?
Ndërtuesi – 90 % e Tiranës janë pa u bërë kolaudimi. Shko te ai 90 %, vetëm te mua do e gjesh.
Gazetari – Po ku janë këta?
Ndërtuesi – 90 % e Tiranës.
Gazetari – 90 % e Tiranës?
Ndërtuesi – Po.
Gazetari – Që janë futur?
Ndërtuesi – Po o zotëri, nuk është ndonjë formulë e re kjo.
Gazetari – Po mirë kjo ligjore është?
Ndërtuesi – Po mirë vetëm te unë do e gjesh ti, gjithë Tirana që është kështu.
Gazetari – Si gjithë Tirana?
Ndërtuesi – Gjithë Tirana, futen në objekt pa u marrë akti kolaudimit.
Gazetari – Po mirë pse futen këta të tjerët dhe s’futen ata të tjerët (klientët e Llanajt)?
Ndërtuesi – Po është kjo, s’ka lidhje me…
Gazetari – Po ju do të vazhdoni edhe 15 vjet, ata do të …
Ndërtuesi – Po 30 të vazhdojmë. Ai zotëria ka detyrim ndaj klientëve, unë s’kam detyrim ndaj klientëve. E ka ky.
Gazetari – Ata pse s’futen që kanë paguar nga 80-100 mijë euro dhe futen këta të tutë?
Ndërtuesi – Sepse të thashë që nuk ja dorëzoj pronën atyre, ia dorëzoj këtij zotërisë. Nëse ky nuk e zbaton.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Publikuar

-

Nga

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi.

Në të vërtet historia ishte edhe më e dhimbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra.

Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6 persona, ku tre prej te cilëve ishin fëmijë minorenë. Shtëpinë grupi i parë i ekspertëve ua kishte nxjerrë të pabanueshme dhe Edison Llyçi kryefamiljari shprehet se të jatit të tij Palit, që tashmë nuk jeton më ia kishin vlerësuar DS 4. ” Babai i cili është larguar nga jeta para 3 javësh, kishte shkuar në njësinë administrative dhe ka firmosur letrat, por me idenë për DS4. Pas disa ditësh unë lexoj letrat dhe shoh që kishte firmosur për dëm DS2 dhe me përfitim 2. 5 milion lekë të vjetra” shprehet Edisoni” po ju e shihni situatën çfarë të bëj unë me 2.5 milion të vjetra si ta rregulloj këtë shtëpi kur në fakt me kaq lekë as çatia nuk rregullohet”.

Ai tregon se ka trokitur në shumë dyer dhe nuk ka gjetur zgjidhje kështu me ato të ardhura bënë një barake ku flinin prindërit e tij, kurse ai me bashkëshorten dhe tre fëmijët flenë në një kontenier që ua ka dhuruar Karitasi. Pas vdekjes së të atit i biri i tij që bëri edhe denoncimin në Fiks Fare ishte zhvendosur nga kontenieri dhe flinte në baraken plot lagështi bashkë me gjyshen.

Kushtet ishin të mjerueshme të familjes Llyçi dhe kësaj i shtohej edhe papunësia e kryefamiljarit dhe sëmundjet e të shoqes dhe të fëmijëve.
Fiksi iu drejtua Njësisë Administrative Sukth ku kryetari i kësaj njësie i takoi personalisht dhe shpjegoi se vlerësimi i dëmeve është bërë nga disa grupe. Edhe pse grupi i parë që ishin përfaqësues nga Kosova dhe Sllovenia e kishte nxjerrë shtëpinë e pabanueshme DS4, grupi i dytë me inxhinier nga Bashkia Durrës e kishte vlerësuar dëmin në DS2.

LEXO EDHE:  Dyfytyrësia e Erion Veliajt/ Zbulohet mashtrimi elektoral, lejet e ndërtimit arrijnë nivele rekord

LEXO EDHE:  Po vjen Viti i Ri kinez: Ja si do të festohet në Tiranë

Dhe vlerësimi i grupit të dytë ishte marrë për bazë dhe më pas ishte bërë edhe dëmshpërblimi për familjen. Por nuk iu përgjigj dot pyetjes së Edisonit kur i tha se i ati nuk ishtë vënë në dijeni se për çfarë po firmoste, pasi ai kishte firmosur për DS4 ndërkohë që në letra shkruhej DS2. Kryetari shpjegon se në njësi nuk kanë dokumentacion për ekspertizën e parë që ëdhtë bërë nga kosovarët dhe sllovenët, por që Edisoni duhet t’i drejtohej me një kërkesë për ekspërtizë të re të shtëpisë zyrës së Rindërtimit në Bashkinë Durrës.

Edison Llyçi bashkë me gazetaren e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Durrës, ku zëdhënësi i saj shpjegoi se vlerësimi është bërë nga inxhinierë dhe nuk mund të fliste në lidhje me këtë, pasi çdo inxhinier që ka hedhur firmën mban përgjegjësi ligjore. Ai shpjegoi ankuesin se me dokumentat që zotëron të bëj një ankesë drejtuar Institutit të Ndërtimit për një rivlerësim të banesës, pasi vetëm ky institucion ka të drejtën për ta bërë. Në bazë të ekspertizës se re do vazhdohet edhe më tej për dëmshperblimin.

Edison  falenderoi Fiks Fare, pasi kishte një vit që sorollatej nëpër zyrat e shtetit dhe nuk kishte mundur të merrte një pergjigje./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Publikuar

-

Nga

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Emisioni “Stop” mbrëmjen e së premtes ka trajtuar një rast mashtrimi, që i është bërë një familjeje të varfër me dy fëmijë, që vuajnë nga sëmundje kronike. Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Silvana Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 Euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar.

Pikërisht në këtë moment kjo familje bie pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.

“Stop” shkoi pranë familjes dhe ka folur me Mimoza Kananin, e cila ka treguar të gjithë historinë. “Kam bërë një postim në rrjetet sociale, kam bërë një apel për ndihmë. Burri më është vrarë me biçikletë dhe nuk mundet të punojë. Fëmijët kërkonin bukë dhe unë bëra një apel për ndihmë”, thotë Silvana.

Më tej Kanani tregon se  kur njerëzit filluan ta ndihmonin, e kontaktoi një person me emrin Florian Marku dhe i kishte premtuar se do ta ndihmonte por i mori 800 Euro.

Më tha që do të gjente punë për burrin. Më tha që do vinte një djalë që do merrte 150 Euro për një sobë, por ai erdhi mori lekët dhe nuk erdhi më. Më pas mora djalin që hiqet si Florian Marku dhe i thash se kur do vinte soba, ai më tha që të prisja se soba do vinte me gjithë drutë”, shton ajo.

LEXO EDHE:  Në mjerim të plotë/ Njihuni me familjen shqiptare që jeton si në mesjetë

LEXO EDHE:  Dita pa makina/ Ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Por Silvana shton se ajo u kishte nisur dhe para të tjera për qiranë e shtëpisë dhe kur u kishte dërguar 750 Euro, ata i kishin bërë bllok në mediat sociale dhe nuk i hapnin më telefonit. Në fund ajo ka mësuar se paratë e saj janë përdorur nga Ervin Mecani, i cili e kishte mashtruar.

Të gjitha lekët që i janë marrë nënës me fëmijë të sëmurë ishin përdorur për të blerë syze të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga Ervin Mecani në Maqedoninë e Veriut.

“Stop” ka siguruar shumë të dhëna dhe rezulton, se bëhet fjalë për dy persona, njëri që njeh familjen, që ra viktimë dhe tjetri në Strugë të Maqedonisë, ku janë transferuar shumat në tre transferta. Çështja e mashtrimit është tashmë në prokurorinë e Tiranës./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Nxënësit marrin rezistenca me vete edhe pse shkolla e tyre është e re ‘fringo’. Shkolla 9- vjeçare ’18 Tetori’ është inaguruar në muajin shtator të vitit që lamë pas, por nuk është përfshirë në projektin e saj sistemi i ngrohjes. Kjo shkollë në Kuçovë u ndërtua nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve , ndërkohë dhe Bashkia Kuçovë ka investuar 30 përqind të vlerës.

Prindërit ankohen duke marrë shkasë edhe nga ulja e temperaturave në vendin tonë, që kanë kapur edhe shifrat nën zero, se fëmijët e tyre e kanë të pamundur të zhvillojnë mësimin në këto temperatura.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Kuçovë për ta parë nga afër situatën. Takojnë vetë nxënësit të cilët thonë se në shkollë mungon ngrohja dhe kanë qenë të detyruar për të blerë rezistenca për ngrohje në klasa. Problemi i tyre nuk mbaron me kaq . Edhe pse kanë shtuar lekë për të blerë rezistencat në klasa sërish mbeten pa ngrohje, sepse shpesh ju shkëputet energjia elektrike. Nxënësit tregojnë për gazetarët e Fiksit se nëpër klasa qëndrojnë të veshur me xhupa.

Fiksi komunikoi edhe me drejtoreshën e shkollës ’18 Tetori’ Valbona Hoxhën ,e cila thotë se janë në bisedime me Bashkinë e Kuçovës për këtë problem. Por e vetmja zgjidhje e tanishme sipas saj mbeten rezistencat ngrohëse të blera nga nxënësit dhe mësuesit.

LEXO EDHE:  Dita pa makina/ Ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

LEXO EDHE:  Po vjen Viti i Ri kinez: Ja si do të festohet në Tiranë

Duke qenë se shkolla është vetëm 4 muajshe , Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Kuçovë. Drejtoresha e Arsimit në bashki Kozeta Mara, thotë për Fiks Fare se për këtë problem në këshill ka kaluar projekti për kaldajën, por pritet që këto ditë të bëhet edhe miratimi i buxhetit. Ndërkohë ajo tregon se Bashkia e Kuçovës ka investuar rreth 30 përqind të vlerës, pra 760 milion lekë të vjetra për ndërtimin e shkollës, në një projekt që nuk përmbante sistem ngrohje.

Por edhe për këtë drejtoresha ka një përgjigje duke ia faturuar fajin ish kryetarit të bashkisë , pasi projekti është miratuar asokohe. Drejtoresha Mara shprehet se pavarësisht problemeve të shumta, bashkia nuk po qëndron pa bërë gjë. Ajo zotohet për Fiksin se shumë shpejt ky problem do zgjidhet./ tch

LEXO TE PLOTE