Connect with Us

Delina Ibrahimaj jep lajmin/ Inspektorët e tatimeve në terren do pajisen me GPS dhe kamera

Aktualitet

Delina Ibrahimaj jep lajmin/ Inspektorët e tatimeve në terren do pajisen me GPS dhe kamera

Publikuar

-

Delina Ibrahimaj jep lajmin/ Inspektorët e tatimeve në terren do pajisen me GPS dhe kamera

Inspektorët e tatimeve në terren do të pajisen me GPS dhe kamera.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, teksa po fliste për mënyrën e taksimit.

Ibrahimaj deklaroi në emisionin “Open” se inspektorët janë të pajisur me GPS dhe nga e hëna e javës që vjen do të pajisen edhe me kamera.

LEXO EDHE:  Komisioneri Varhelyi thyen rregullat anti-Covid/ I jep dorën deputetit në Parlament

Dua të jap një lajm të mirë. Inspektorët në terren të tatimeve janë të pajisur me GPS dhe nga e hëna e javës që vjen do të do të kenë edhe kamera. Kjo ndihmon në transparencën dhe në luftën ndaj informalitetit”, theksoi ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqiptarët kanë nevojë për të renë në politikë”/ Abazi: Vetëvendosja ka një plan të madh

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët kanë nevojë për të renë në politikë”/ Abazai: Vetëvendosja ka një plan të madh

Boiken Abazi dhe Iljaz Shehu për Lezhën janë për momentin kandidatët e vetëm në debutin e Vetëvendosjes në zgjedhjet politike shqiptare.

Kandidati për Tiranën e VV, Boiken Abazi shprehet se shqiptarët duan një frymë të re në politikë, duke shtuar se kandidatët në partinë ku ai bën pjesë do të shtohen gjatë rrugës.

“Jemi në momentin e grumbullimit të nënshkrimeve për dy kandidaturat. Ne e quajmë veten si lëvizje,  por ky është një hap në kuadër të një plani më të madh, që nuk ka nisur prej nesh, por me Rilindjen kombëtare, dhe ne jemi duke e aktualizuar sipas nevojave të shqiptarëve në shekullin XXI. Ftesa mbetet e hapur për 7 mars, dhe ftojmë të gjithë ata që kanë dëshirë, të duken. Ne do të japim mbështetje, por nuk përkrahim këdo.

LEXO EDHE:  E gjithë bota në përballje me Covid-19/ Ja sa persona kanë fituar betejën

LEXO EDHE:  E gjithë bota në përballje me Covid-19/ Ja sa persona kanë fituar betejën

Ne nuk mbështesim ata që nuk duan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, që nuk pajtohen me projektin zhvillimor që ne besojmë për Shqipërinë. Siç thotë dhe kandidati Iljaz Shehu, që na mbështeste qysh kur studionte në Paris, kandidimi ynë është një akt rezistence, nga gjithë ajo që ka ndodhur në këto 30 vjet, akt që i përplaset në fytyrë cinizmit që mbizotëron në segmente të shoqërisë shqiptare, dhe i heq frikën qytetarëve që dëshirojnë të shohin ndryshime rrënjësore, por kanë menduar se kjo është e pamundshme”, tha Abazi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin/ Plagosen katër persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 4 persona. Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë zbardhjen e rrthanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika/ Arrestohet në Morinë 52-vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika/ Arrestohet në Morinë 52-vjeçari

Një 52 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për llogari të autoriteteve belge.  Sipas policinë në pranga është vënë A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë. Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.

“Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika . Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

LEXO EDHE:  “CityNews.al”, tani “CNA.al”/ Ndryshojmë imazhin por jo përmbajtjen

LEXO EDHE:  Vranësira, kthjellime dhe shtrëngata/ Çfarë ka rezervuar moti për ditën e nesërme

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957″, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE